Dialogu Kosovë – Serbi/ Deputeti kërkon përfundim paqësor nga të dy shtetet

Politika

Dialogu Kosovë – Serbi/ Deputeti kërkon përfundim paqësor nga të dy shtetet

Nga: M.H. Më: 27 shtator 2022 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Dialogu Kosovë – Serbi po mbetët një temë e pazgjidhur ende, ani vendet ndërkombëtare po punojnë mjaftë shumë për të arritur një marrëveshje finale.

Në lidhje me këtë proces në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha.

Ai u shpreh se ky proces duhet të përfundoj në paqe për të dy vendet dhe të mos preket sovraniteti i Kosovës.

E gjitha është proces. Ne duhet të shikojmë për të ruajtur pozicionin tonë dhe për ta ngritur edhe më mire pozitën tonë në dialog. Ne jemi për përfundim të dialogut me rezultate të fqinjësisë së mirë dhe paqes. Kushtetueshmëria, territori dhe sovraniteti i Republikës sonë nuk diskutohen”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat