Skandal! Akuzat për vrasjen e shqiptarëve/ Kërkohet ndalja e milionave për Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin...

Politika

Skandal! Akuzat për vrasjen e shqiptarëve/ Kërkohet ndalja e milionave për Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin...

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 3 tetor 2022 Në ora: 11:49
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Me formimin e Gjykatës speciale, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbrojtjen e personave. të cilët mund të ishin pjesë e akuzave të Speciales, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike dhe financiare.

E tash kur Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën e të tjerët, nga fondi shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara për një vit e gjysmë në total janë shpenzuar 11 milionë e 500 mijë euro, shpenzime të cilat përfshijnë mbrojtjen e të akuzuarve si dhe vizitat familjare në Hagë deri më tani.

Gazeta “Bota sot” ka provuar që të marr një përgjigje nga Ministria e Drejtësisë, e cila e menaxhon këtë fond, se sa para janë shpenzuar deri më tani, por ata nuk janë përgjigjur në pyetjen e gazetës.

Por, ofrimin e ndihmës financiare për të akuzuarit e Speciales, të cilët njihen për pasurinë që posedojnë dhe ndër të tjera akuzohen edhe për vrasjen e anëtareve të LDK-së, po e kundërshton kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish-ushtar gjatë luftës në Kosovë, Osman Ferizi.

Image
Osman Ferizi

“Gjykatës Speciales duhet t’i shtohet hetim për pasurinë e vjedhur të qytetarëve dhe shtetit, drejtësi për të vrarët gjatë dhe pas luftës! Dihet që nga 2015, kur u aprovua ligji për Dhomat e Specializuara po atëherë qëllimisht dhe politikisht u miratua ligji që u garanton të akuzuarve potencial që dihej kush ishin, mbështetje financiare. Kjo hipokrizi shqiptare e shtetërore vazhdoi edhe kur të akuzuarit u sollën në Hagë duke propaganduar fallco mashtrimin se këta të akuzuar “po e mbrojnë UÇK-në”. UÇK-ja si pjesë integrale e FARK-ut ishte sakrifica, nderi dhe virtyti i përpjekjeve shekullore për liri”, thotë Ferizi.

Sipas tij, të akuzuarit nga Gjykata speciale hartuan listat e zeza për vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Po t’i kthehemi faktit nga gjendja reale, pse u akuzuan bash Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi… do duhej të ishte edhe Xh. Haliti, I. Reçica … sepse ishin kupola e ish-SHP të UÇK-së dhe SHIK-ut, të cilët me gjuhen e tyre, të shpifjes, akuzuan, motivuan, nxorën komunikatat, krijuan “listat e zeza”, kërcënuan, inskenuan, intriguan, shpifen, vrasjet e ndodhura nëpër Kosovë të veprimtarëve të devotshëm të LDK-së, ish eprorë e gazetar e ish-ushtar mbështetës të vijës institucionale të Presidentit historik- dr.Rugova si në koën e regjimit të Enver Hoxhës, po atentatet ndaj Presidentit nga kush u bënë dhe a i dënuan ndonjëherë këto vrasje, këta të akuzuar që sot ndodhen në vendin e duhur dhe pa u zbardhur vrasjet e mbi 1000-veprimtarëve, pa u dënuar nxitësit dhe dorasit (shumë janë vrarë nga ta) nuk bënë të lirohen. Afërsisht deri tani janë të vrarë 23-dëshmitarë”, thekson Osmani për “Bota sot”.

Më tej, Ferizi hedh akuza të rënda ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e të tjerëve, për të cilët thotë se kanë kryer krime të rënda.

“A ka ma hipokrizi e turp për shoqërinë tonë që krerët e një organizate ushtarake që u imponuan dhe erdhën me puqe e tradhtira duke e uzurpuar “UÇK-në”, puq ndaj Adem Jasharit, puq ndaj Ilir Kanushevcit, puq ndaj Bejadin Allaqit, puq ndaj Mërgatës që e vodhën dhe e mashtruan, pra të akuzuarit që thuhet në aktakuzë që kanë vra civil të pafajshëm, kundërshtar politik, pse, cili ishte motivi, çka i shtyu, pushteti, paraja, tradhtia, pse u vranë, (ish-MMRK kol. Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Tahir, Hasan dhe Enis Zemaj, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Shaban Manaj, Haki Imeri, kom. Drini, Kom. Korbin, kom. Karadaku, kom. Leopardi, Qamil Ilazi, Smajl Berbatovci, Adem Zekaj, Ali Rraci, vëllezërit Nikqi, Xhevat Isufi, Konushevci, “Kumanova”, Agim Qelaj, B. Allaqin, major Skender Gashi, Shefki Popova, Sadri Ramqaj, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti, Azem dhe Hysni Stoliqi, …. u plagosen dhe shpëtuan Sabri Hamiti, Fetah Rudi, Ejup Visoka, ….., qe 22-vite pritet përgjigje, pra këto vrasje kanë adresë dhe për turp dhe injorancë”, shprehet Ferizi.

Sipas Ferizit, Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi angazhuan avokatët më të shtrenjtë, pasi e dinë se akuzat ndaj tyre janë të rënda.

“Ky shtet ndan fonde për mbrojtje financiare që llogaritet të shkoj deri në 100 milionë €, kur dihet që Haga është në Evropë e jo në Rusi, Serbi apo Kinë, gjyqtaret janë amerikan dhe evropian, pra nga shtetet që ndihmuan, njohën, sponsorizuan, ndihmuan dhe sot po mbrojnë sigurinë tonë. Këta po të ishin të pastër dhe “patriot” nuk do nxisnin vrasje kundër bashkëveprimtarëve të tyre, nuk do zhvatnin fondet e luftës, nuk do kapnin pasurin e Shtetit, nuk do krijonin Fonde mbështetëse( H. Thaçi dhe K. Veseli) për mbrojtje por të gjithë këta janë super milioner nga pasuria dhe zhvatja e shtetit dhe qytetarëve, i morën avokatet më të shtrenjtë (Jonathan Rice, David Yung, Ben Emmerson, Pierre Prosper, Bat Mertins, Toby Cadman…) sepse i paguajnë taksapaguesit e varfër të Kosovës”.

“Këta janë degraduesit dhe komprometuesit e UÇK-së, këta e komprometuan Shtetin dhe popullin fisnik të Kosovës sepse ato veprime kriminale çdo shtet, ushtri e populli do i dënonte. Kujt ti themi sot “Patriot” e kujt “Tradhtar”, është e lehtë të ndahet. Ai që të vret për pushtet dhe karrierë dhe zhvatje shteti dhe sot është milioner pa punuar asnjë ditë të vetme apo intelektual, gazetar, eprorë ushtarak më akademi që një jetë ia ka kushtuar kombit, pra këta milioner të akuzuar nga Haga të paguhen nga arka e shtetit është hipokrizi dhe duhet sa ma parë të ngrihet një komision parlamentar dhe të zbardhet pasuria e të akuzuarve dhe nga fondet që kanë ti paguajnë avokatet e tyre, sepse kështu edhe në burg po bëhen “milioner” duke u sjellë si viktima, mund të ndodhë të blihet “Liria” në këto gjykata sepse nuk është thënë kot se”, deklaron më tej Osman Ferizi.

Për fund, ai thotë se Gjykata Speciale është shpresa e fundit për zbardhjen e vrasjeve politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Leku e çonë ujin përpjetë), por do jenë gjithë jetën të akuzuar, pastaj ku do kërkohet drejtësia, kjo gjykatë është shpresa e fundit për të qetësuar shpirtrat e trazuar të familjarëve të të vrarëve dhe shoqërinë e Kosovës, kjo njollë e zeze hiqet vetëm nga drejtësia ndryshe do veproi Kanuni edhe pse është një ligj dhe normë e tejkaluar por kur nuk ka shi edhe breshëri është i mirëpritur. Kur do kthjellet ky popull i mjerë, mashtrim pas mashtrimi, vetëm shiko si erdhe në pushtet duke eliminuar shqiptarë, duke vjedhë e blerë vota, duke zhvat dhe shit pasurit e popullit dhe tani të paraqiten si “viktima” se bota perëndimore ka ra nën ndikimin e Serbisë e Rusisë janë përralla më mbret, ju ishte e zeza e Kosovës, ju do ishit sjellë si Kmerët e Kuq të Kamboxhias ndaj popullit po mos të ishte Amerika në Kosovë, nëse historia do shkruhet drejt ju do mbeteni në krahun e Esat Pashës më të bëmat e juaja”, shprehet kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish ushtar gjatë luftës në Kosovë, Osman Ferizi.

Ky është skandal, shteti të ndërhyjë

Kurse analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti thotë se kjo është një padrejtësi që po ndodhë në Kosovë.

Image

Faton Mehmeti

“Që në fillim e kemi thënë se është e padrejtë që shteti të ndaj fond për persona të akuzuar për krime ndaj shqiptarëve. Mbi 11 milionë euro janë shpenzuar me shumën që pritet të arrijë në shifra qindra milionë për persona që mund të dalin fajtorë. Çka nëse këta persona dalin të jenë urdhërdhënësit apo kryerësit e krimeve ndaj shqiptarëve, kush do merr përgjegjësi për parat e marra nga djersa e qytetarëve të varfër të Kosovës”, thotë Mehmeti.

Sipas tij, ky është një skandal i radhës që ndodhë në Kosovë.

“Ky është skandal në vete, me mundësi të të shumëfishohet nëse shteti nuk ndërhyn të ndal këtë luks ndaj atyre që janë potencialisht të lidhur me vrasjen e Xhemajl Mustafës, Tahir Zemajt, Enver Malokut dhe dhjetëra vrasje të tjera”, shprehet Mehmeti.

“Me këtë veprim shteti po paragjykon fajësinë apo jo të të akuzuarve. Shteti duhet të ndërhyjë për të ndal fondet, vetëm nëse shpallen, të pafajshëm të kompensohen e deri atëherë asnjë cent s’duhet tu ndahet”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Kujtojmë se sipas një përgjigje të dhënë nga Ministria e Drejtësisë në muajin korrik, nga fondi shtetëror për të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara për një vit e gjysmë në total janë shpenzuar 11 milionë e 500 mijë euro, prej të cilave 11 milionë e 400 mijë vetëm për avokatët mbrojtës që janë angazhuar nga të akuzuarit. Ndërsa, 100 mijë euro për akomodimin e vizitave familjare të të akuzuarve dhe ndaluarve nga specialja.

“Duke u bazuar në Vendimin e Kryeministrit Nr. 056/2021 të datës 21.02.2021, sipas kërkesës tuaj për qasje në dokumente publike, ju lutem gjeni përgjigjën si në vijim: Shpenzimet për avokatë përgjatë vitit 2022 deri në muajin Qershor 2022 janë rreth: 3,902,600.00 €. Shpenzimet për avokatë përgjatë tërë vitit 2021 kanë qenë: 7,541,962.02 €. Shpenzimet për familjarë (bileta dhe fjetje e ushqim) përgjatë vitit 2022 deri në muajin Qershor 2022 janë rreth: 53,876.36 €. Shpenzimet për familjarë (bileta dhe fjetje e ushqim) përgjatë tërë vitit 2021 kanë qenë: 46,622.02 €”, thuhet më tej në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat