Mobilizimi dhe kërcënimi i Serbisë për luftë alarmon shqiptarët/ Ky është skenari serb, ja çfarë dëshiron në Kosovë!

Politika

Mobilizimi dhe kërcënimi i Serbisë për luftë alarmon shqiptarët/ Ky është skenari serb, ja çfarë dëshiron në Kosovë!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 10:36
Policia e Kosovës

Serbia është duke vazhduar kërcënimet e saj në drejtim të Kosovës.

Së fundmi nga ministris e mbrojtjes serbe u kanë bë thirrje qytetarëve të Serbisë prej moshës 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e forcave të armatosura serbe, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak me armë.

Gjithashtu raportohet se tashmë në veri janë armatosur të gjithë serbët.

Për këtë çështje, analisti politik Gani Qarri thotë se, është shqetësuese kërcënimi i hapur i Serbisë dhe rreshtimi i opozitës me kërkesat hegjemoniste të Vuçiqit.

“Ajo që në këto momente kritike, shqetëson veçanërisht shumicën e qytetarëve, shumë më tepër se sa vet kërcënimet e hapura të Serbisë për invadim ushtarak në veri, nuk janë më, vetëm tensionet e krijuara artificialisht nga Serbia, as ftesat e saj për vullnetarë në ushtri, por rreshtimi i hapur i opozitës së inkriminuar të Kosovës, me kërkesat hegjemoniste të Vuçiqit dhe kërcënimet publike, antishqiptare të Serbisë, kundër Qeverisë, rendit kushtetues, tërësisë territoriale dhe sovranitetit të shtetit të lirë e të pavarur të Republikës së Kosovës”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se këto kërkësa të Serbisë kanë të bëjnë me propagandë spekulative, krijimin e efekteve psikologjike dhe nxitjen e frikës për shpërthimin edhe të një lufte në Ballkanin Perëndimor.

“Duke pasur parasysh të drejtën e Kosovës për të rivendosur rendin e ligjin dhe ushtruar sovranitetin e vet shtetëror në gjithë territorin e saj, si dhe faktin e pranisë së trupave të NATO-së në kuadër të KFOR-it në këtë pjesë të vendit tonë, pa harruar këtu edhe përpjekjet e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve për gjetjen e një zgjidhje adekuate, tensionet e krijuara aktualisht, nga Serbia okupatore e cila ka filluar edhe thirrjet publike për vullnetarë në ushtri, besojë se më tepër, kanë të bëjnë me propagandë spekulative, krijimin e efekteve psikologjike dhe nxitjen e frikës për shpërthimin edhe të një lufte në Ballkanin Perëndimor, krahas okupacionit rus në Ukrainë, ku ushtria ruse po pëson humbje marramendëse dhe zmbrapset çdo ditë e më keq”, shprehet Qarri.

Sipas tij, përkundër kërcënimeve dhe propagandës së egër të Vuçiqit, të orkestruar nga shërbimet e fshehta ruso-serbe, në Veri të Kosovës, beson se nuk mund të fillojë ndonjë operacion invadimi, sipas modelit rus, për okupimin e Ukrainës.

“Ndërsa, ajo që me këtë rast, nuk mund të përjashtohet, janë veprimet e dirigjuara nga Serbia, të ekstremistëve të udhëhequr nga krerët e bandave kriminale serbe në krye me Millan Radojçiqin, Zvonko Veselinoviqin e kriminel të tjerë të vendosur që moti në Listën e Zezë të SHBA-ve, për aksione të kufizuara terroriste-kriminale së bashku me pjesëtarët e infiltruar ilegalisht, të trupave të organizatës terroriste ruse si "Ëagner" në veri të Kosovës”, shton ai.

Qarri pohon se, Serbia po dëshiron bosnjëzimin e Kosovës.

“Serbia me skenar të tillë, dëshiron të arrijë një pozicion favorizues dhe vendos ndërmjetësuesit ndërkombëtar, para aktit të kryer, për jetësimin e bosnjëzimit të Kosovës, me imponimin e "zajednicës", duke keqpërdorur marrëveshjen kundërkushtetuese të nënshkruar nga tandemi i renegatëve Thaçi-Mustafa, si hap paraprijës për gllabërimin e Veriut të vendit tonë, ndarjen territoriale dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës”, thotë Qarri.

Por një gjë është e sigurt, vlerëson Qarri, “se Serbia, po nuk pati edhe përkrahjen ndërkombëtare, as që mund të rrezikojë edhe një herë, aksionet e NATO-së, kundër ushtrisë së saj okupatore, si më 1999, ndaj edhe gjasat për një konflikt me Serbinë në kufirin verior, nuk kanë arsye të ekzagjerohen, pasi që Kosova, si shtet i pavarur, me pavarësi të vulosur që më 2010 nga GJND dhe njohje nga mese 120 shtete ndërkombëtare, anëtare me të drejta të plota të OKB-së, ka të drejtë të vendos rendin e ligjin në gjithë territorin e vet!”

“Nisur nga ky fakt, ajo që shqetëson shumicën e qytetarëve të Kosovës, shumë më tepër se sa vet kërcënimet e hapura të Serbisë për invadim ushtarak në veri, nuk janë tensionet e krijuara artificialisht nga Serbia, as ftesat e saj për vullnetarë në ushtri, por rreshtimi i njëkohëshëm publik i opozitës së inkriminuar të Kosovës, me kërkesat e hapura hegjemoniste të Vuçiqit dhe propagandën puro-antishqiptare të Serbisë, kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës”, potencon ai.

Qarri shton se, populli i Kosovës nuk frikësohet nga thirrja e Serbisë për armatosjen e qytetarëve të saj.

“Kështu që, popullin e Kosovës nuk e frikëson as thirrja e ministrisë serbe të mbrojtjes, që qytetarët e Serbisë prej moshës 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e forcave të armatosura serbe, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak me armë, por kolaborimi i pa-turp i opozitës së partive të inkriminuara shqipfolëse në Kosovë, me Aleksandër Vuçiqin dhe Serbinë hegjemoniste, kundër Qeverisë Kurti dhe Republikës së Kosovës, veprimet e të cilave duhet ti shqyrtojë dhe hetojë deri në detaje, prokuroria e shtetit, për parandalimin e ndonjë tradhtie të madhe, në sinkron me Vuçiqin dhe Serbinë okupatore, kundër rendit kushtetues, tërësisë territoriale, lirisë dhe sovranitetit të Republikës së pavarur të Kosovës!”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat