Përballja Kurti – Vuçiq/ Profesori tregon skenarin e takimit – paralajmëron këtë gjë!

Politika

Përballja Kurti – Vuçiq/ Profesori tregon skenarin e takimit – paralajmëron këtë gjë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 21 nëntor 2022 Në ora: 06:58
Ilustrim/Bota sot

Mëngjesin e sotëm pritet të mbahet takim i nivelit të lartë të dialogut Kosovë - Serbi.

Këtë takim tripalësh e ka kërkuar Bashkimi Evropian.

BE-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Borrell do të pret Kurtin e Vuçiqin në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

E në lidhje me pritshmëritë nga ky takim në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Ai u shpreh se Kosova nuk duhet të pranoj asgjë që e dëmton atë, duke shtuar që reciprociteti duhet të jetë zgjidhja e duhur.

“Është e qartë se UE pas gjendjes së krijuar në mes Kosovës e Serbisë do të intervenoj. E keqja është se UE nuk e konsideron Kosovën në shtet. Duke vepruar kështu është bërë temë Kosova e dialogimit me Beogradin. Kjo e ka dobësuar pozitën e Kosovës dhe nga UE dhe SHBA nuk po pranohet reciprocitetit në të drejtat e minoritarëve në këto dy shtete”, u shpreh ai.

Profesori më tej përmend dy çështjet që do të jenë në takimin e sotmë.

“Pikërisht këtu është edhe çështja.

Në takim në Bruksel dy rrugë janë:

1. Pranimi i vendimëve të Republikës mbi bazën e shtetit dhe

2.Pezullimi i afatit mbi targat, prej nga dërgon te rikthimi në punë të minoritarëve serbe të dorëhequr”, shpjegoi profesori.

Sipas tij, zgjidhja e parë e lartëcekur është e drejtë dhe ligjjore ndërsa e dyta është shkelje e shtetit dhe të drejtës ndërkombëtare mbi shtetet sovrane dhe të parimit të reciprocitetit në raportet bilaterale.

“Zgjidhja e parë është e drejtë dhe ligjore. Ajo mbështetet në të drejtën ndërkombëtare, gjë që Gjykata e posaqme për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e ka përcaktuar si të drejtë legjitime dhe jo në kundërshtim me normat e parimet ndërkombëtare.

Mënyra e dytë është shkelje e shtetit dhe të drejtës ndërkombëtare mbi shtetet sovrane dhe të parimit të reciprocitetit në raportet bilaterale.Kjo është e rrezikshme dhe dërgon te fakti që Serbia të vendos për çështjen e brendshme të Kosovës. Në këtë mënyrë humbë sovraniteti dhe intergriteti i  Republikës”, theksoi ai.

Në fund, profesori thotë që nuk është këtu cështja e targave, por e shtetit dhe e intergritetit territorial të Republikës.

“Ndërsa, kurrsesi nuk duhet lejuar asociacionin. Këtu  duhet të ketë qartësi mbi asociacionin si formë e organizimit të serbëve në Kosovë, sepse në këtë humbë karakteri unitar dhe Republika shkatërrohet. Nuk është këtu cështja e targave, por e shtetit dhe e intergritetit territorial të Republikës.  Me asociacion ska Republikë dhe Kosova ndahet e copëtohet. Këtë nuk duhet lejuar”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat