Akuza e rëndë/ Dështimi i marrëveshjes në Bruksel, i koordinuar nga Borell dhe Vuçiq?

Politika

Akuza e rëndë/ Dështimi i marrëveshjes në Bruksel, i koordinuar nga Borell dhe Vuçiq?

Nga: P.R Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 23:00
Joseph Borell dh Aleksandar Vuçiq

Takimi i sotëm në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje për targat

“Pas shumë orë diskutimesh, dy palët nuk u pajtuan për zgjidhjen sot. Për hir të transparencës, ne parashtruam një propozim që mund ta shmangte këtë situatë të rrezikshme. Presidenti Vuçiq e pranoi, por për fat të keq kryeministri Kurti nuk e pranoi", tha Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell pas takimit, duke fajësuar Kosovën.

Por sipas analisti Gani Qarri, askush nuk mund t’i kërkojë Kosobvës që mos ta shtrijë zbatimin e ligjit në gjithë territorin e vendit.

Image
Gani Qarri

“Akti më optimal për mënjanimin e problemeve do të ishte marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë, por dialogu nuk mund të vazhdojë pa fund siç tenton përveç Vuçiqit, së fundi edhe Borell, dhe askush në BE e as cilido nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare nuk mund t’i kërkojë Kosovës që të mos e zbatojë rendin e ligjin në territorin e saj, kur siç dihet, rendi dhe ligji janë normat më me prioritet, zbatimi i të cilave kërkohet edhe nga vet BE si kusht primar në rrugëtimin për integrim evropian”, thotë Qarri.

Sipas tij, dështimi i arritjes së një marrëveshje sot në Bruksel, është i koordinuar në mes të Borellit dhe Serbisë.

“Ndaj duke pasur parasysh se marrëveshja për targat tash e mbi 11 vite është nënshkruar në Bruksel, dështimi i marrëveshjes nuk është dështim i Kosovës por dështim i koordinuar i ndërmjetësuesve të BE-së, apo vet Borellit me Serbinë. Gëzon shumë fakti, se përkundër asaj çfarë thotë Borell, SHBA dhe NATO, nuk janë deklaruar se ndajnë të njëjtin mendim me shalabakun Borell dhe kriminelin Vuçiq, ndaj çfarëdo që mund të ndodhë nga nesër dhe në vijimësi, Kosova është në të drejtën e saj dhe nuk ka asnjë faj, kështu që ka arsye të llogarit në mbështetjen dhe koordinimin me SHBA-të dhe NATO-në për hapat e mëtejmë”, deklaron Qarri për “Bota sot”.

“Kosova në fakt, as që e nxitë dhe dëshiron eskalimin e situatës, por dhe nuk mund të tolerojë edhe më tej, që një shtet ish okupator si Serbia edhe 23 vite pas lufte të përzihet në vijimësi në punët e brendshme të Kosovës, ta dirigjoj gjendjen në veri, duke luajtur me zjarr përmes nxitjes së bandave kriminale serbe, në krye me banditët si Milan Radojçiq me shokë, si dhe të inskenoi ngritjen e tensioneve në këtë pjesë të vendit tonë, përmes figurave kriminale të vendosura edhe në Listën e Zezë të SHBA-ve”, shpjegon më tej analisti Gani Qarri.

Gani Qarri hedh akuza ndaj BE-së, për të cilën thotë se po shkel premtimet e veta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Ne si shtet i ri dhe nga më të vegjlit në Ballkan e rajon, nuk mund t’i sakrifikojmë sërish territoret tona, vetëm pse këtë e dëshiron Aleksandër Vuçiqi, apo edhe Borelli e Lajçaku, përderisa BE ia ka mbyllur të gjitha dyert Kosovës dhe përkundër premtimeve të vazhdueshme për vite me radhë, jo vetëm që nuk ofron asnjë shenjë shpresëdhënëse, për liberalizimin e vizave, por tani mohon pa fije turpi edhe afatet e caktuara vet, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, të cilën njëjtë si liberalizimin e vizave, vetëm para pak kohësh vet Josep Borell e kishte premtuar”, deklaron Qarri.

“Kujtojmë me këtë rast, qëllimisht edhe vendimin e vulosjes së pavarësisë të Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po në këta kufij qysh në korrik të vitit 2010 me vet kërkesën e Serbisë, prandaj Kosova nuk e ka për detyrim ta pyes as kërkojë leje nga Serbia se si dhe kur duhet të vendos për zbatimin e ligji në territorin e saj”, përfundon për “Bota sot” analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat