“Zhgënjim i vërtetë”, eksperti gjerman zbardh prapavijën: Ja pse Vuçiq po kundërshton planin franko-gjerman

Politika

“Zhgënjim i vërtetë”, eksperti gjerman zbardh prapavijën: Ja pse Vuçiq po kundërshton planin franko-gjerman

Nga: A.Zhushi Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 13:31
Olaf Scholz, Albin Kurti, Emmanuel Macron dhe Aleksander Vuçiq

Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit, me seli në Berlin, ka thënë se Serbia po kundërshton planin franko-gjerman si zgjidhje për mosmarrëveshjet me Kosovës, pasi dëshiron që Perëndimi të bëjë qëndrim edhe më të favorshëm për të.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, Bassuesner ka thënë se plani në fjalë po riinveston në dialogun, që sipas tij, ka dështuar prej kohësh.

“Plani, siç po zbulohet, vendos një shirit dukshëm më të ulët sesa e përcaktoi karakterizimi fillestar i Vuçiqit – që kërkon njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Ky është një zhgënjim i vërtetë. Në thelb, ky plan – dukshëm i mbështetur fuqishëm nga SHBA-ja dhe BE-ja – po riinveston në një dialog që ka dështuar prej kohësh. Mendimi im për kundërshtimin e Vuçiqit (dhe keqkarakterizimin e tij më shumë se një muaj më parë) është të vazhdojë të ulë shiritin, për ta bërë qëndrimin e Perëndimit edhe më të favorshëm për të”, ka deklaruar Bassuener.

Image
Kurt Bassuener

Ai ka përjashtuar mundësinë që marrëveshja finale mes të dyja vendeve të jetë afër. Bassuener poashtu është shprehur I habitur se si Serbia vazhdon të jetë pika qendrore e politikës së Perëndimit, pavarësisht politikës së saj ndaj Ukrainës, Kosovës dhe fqinjëve të tjerë.

“Jo, nuk mendoj (se marrëveshja është afër). Më habit fakti që Serbia, duke pasur parasysh politikën e saj më të çuditshme ndaj Ukrainës, si dhe politikën e saj haptazi irredentiste “bota serbe” (Srpski svet) ndaj fqinjëve, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi, mbetet pika qendrore e politikës së Perëndimit. Kjo nënvizon qëndrimin afatgjatë të Perëndimit për të kërkuar qetësim mbi përparimin”, ka shtuar eksperti gjerman për “Bota sot”.

Me qëllim të avancimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të dy shteteve, dy qendrat evropiane, Berlini dhe Parisi, kanë bashkuar forcat edhe një herë përmes një plani të përbashkët, i cili po quhet “propozimi franko-gjerman”.

Pala serbe publikisht ka thënë se plani franko gjerman është i papranueshëm për ta. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka treguar se ndërmjetësve ua ka çuar një draft “non-paper të Serbisë, si kundër reagim ndaj propozimit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat