Vrasja me sëpatë që tronditi vendin, sociologu flet për veprimin e burrit

Politika

Vrasja me sëpatë që tronditi vendin, sociologu flet për veprimin e burrit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 nëntor 2022 Në ora: 21:24
63 vjecarja e vrarë me sëpatë dhe burri i saj që dyshohet se e vrau

Një grua tjetër sot është bërë viktimë e burrit të saj. Mëngjesin e sotëm një grua 63 vjeçare (S.G), është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se e ka kryer bashkëshorti i saj (I.G), që tashmë gjendet në burg.

Fqinjët e viktimës kanë quajnë të pabesueshme këtë ngjarje.

Familjen ku ndodhi rasti e përshkruajnë si familje shumë të mirë dhe se asnjëherë nuk kanë dëgjuar se kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre.

Ndërsa, sociologu Halim Emerllahu, ka folur rreth për “Bota sot”, rreth kësaj ngjarje.

Emerllahu shprehet se vrasja me sëpatë ndaj bashkëshortes është një veprim i çrregullimeve psikologjike, emocionale, një veprim anti-njerëzor i urrejtjes.

Sipas tij, është veprim i çmendurisë dhe i një depresioni të thellë psikologjik.

“Vrasja me sopatë ndaj bashkëshortes është veprim i çrregullimeve psikologjike, emocionale, një veprim anti- njerëzor, i urrejtjes e i humbjes së arsyes në bashkëveprim shoqëror, nga mos njohja e një autoriteti gjinor, humbje e fuqisë së autoritetit në komunitetin shtëpiak dhe përjashtim me automatizëm për veprimet publike. Ky veprim është një veprim i çmendurisë dhe i një depresioni të thellë psikologjik”, pohon Emerllahu.

Viktima 63 vjeçare, ka qenë arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania”, në Prishtinë dhe çifti kishte dy fëmijë, sipas fqinjëve, një vajzë dhe një djalë.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhej se kjo ngjarje makabre ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, ka thënë Prokuroria në njoftimin e saj.

Sipas sociologut Emerllahu, shoqëria e Kosovës është ende në thellësi të fortë të një organizimi tradicional e patriarkalitetit, prandaj ka rezerva gjinia femërore.

“Shoqëria kosovare është ende në thellësi të fortë të një organizimi tradicionale e patriarkalitetit ku po përballet me një riorganizim modern e postmodern si rrjedhojë e ndryshimit shoqëror të post-tradicionales. Dhe këtu ka rezerva se gjinia femërore përjashtohet në marrjen e përgjegjësive nga partiarkaliteti dhe nuk ju lejohet qeverisja apo ndarja e përgjegjësive si në aspektin sociologji të një autoriteti në kuptimin e sovranitetit të forcmimit te egalitaritetit si shpërndarje e përgjegjësive rreth pushtetit shtëpiak. Kjo shkallë e autoritetit të gruas është një lëvizje feministe shoqërore që e mbron pozitën e gruas te demokratizimi shoqëror në kontributin social në familje, e në shoqëri. Kjo tregon ngritjen e pozitës së gruas në familjen moderne”, shprehet Emerllahu.

Image
Sociologu, Halim Emerllahu

Tregon shkallën e ultë të pozitës së gruas në shoqëri, sipas Emerllahut, gjersa dialogun e sheh si mundësi të ngritjes së vetëdijes.

“Kjo tregon shkallën e ultë të pozitës së gruas në shoqëri, po në gjithë komunitetin e shoqërisë shqiptare, si shoqëri në konsolidim të një veprim të përbashkët feminist, si lëvizje shoqërore që femra ta gëzojë pozitën e gruas në çdo institucion shoqëror e shtetëror. Të çlirohet nga paragjykimi, nga autoriteti fisnor e kanunor që ka mbizotëruar te femra shqiptare. Deri sa të kemi këtë mentalitet, e që ky mentalitet është prezencë më afër vendeve rurale sesa në ato urbane, por as këto të fundit nuk përjashtohen. Këtu duhet dialogje, socializim e racionalitet në veprime në mes bashkëshortëve, kështu edhe ngritet vetëdija e qytetarisë shoqërore në fuqizimin të autoritetit të martiarkalitetit në shoqëri”, përfundon sociologu.

Në nderim të gruas së vrarë, janë ndezur qirinjtë nga koleget e saj dhe nxënësit, ndërsa reagime ka pasur edhe nga partitë politike.

LDK nëpërmjet një reagimi, ka thënë se mëngjesi i Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, lindi me lajmin e kobshëm ku një grua u privua nga jeta nga burri i saj.

“Është koha e fundit që shteti e ne si shoqëri të veprojmë. Është koha e fundit që shprehja e ngushëllimeve të zëvendësohet me veprime konkrete për një mjedis të sigurt e kushte të barabarta për gratë. Vajzat e gratë duhet të jenë të sigurta, të mbrojtura e të barabarta. Dhuna e vrasja e grave nuk duhet të lejohet që të kaloj në normalitet. Ta privosh nga jeta një grua është humbje për një shtet e një shoqëri. Na takon të bëhemi përgjegjës për një jetë të dinjitetshme të secilës vajzë e grua. Kjo është një detyrë që duhet përmbushur domosdoshmërisht. Shteti duhet të veproj, drejtësia gjithashtu, si dhe familja e mbarë shoqëria. Është urgjente”, thuhet në reagim të kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat