A do arrijë Kosova të dal nga ‘gracka’ e BE-së? Ja çfarë pritet të ndodhë me liberalizim të vizave

Politika

A do arrijë Kosova të dal nga ‘gracka’ e BE-së? Ja çfarë pritet të ndodhë me liberalizim të vizave

A.Morina Nga A.Morina Më 29 nëntor 2022 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Miratimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të jetë të mërkurën (nesër) në rend dite në takimin e ambasadorëve të BE-së, në Bruksel

Në takimin e këtij grupi, të njohur si Coreper, vendimi pritet të miratohet pa diskutim, pasi për tekstin e tij, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 22 nëntor, në një takim të këshilltarëve për çështje të brendshme dhe drejtësi

Teksti është përpiluar nga Çekia, e cila ka udhëheqjen aktuale të BE-së, pas disa takimeve të grupeve punuese dhe diskutimeve dypalëshe me vendet që kanë pasur vërejtje.

Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi në një prononcim për “Bota sot” tregoi se çfarë pritet të ndodhë nesër.

Fillimisht, ai përmendi faktin se Kosova tash e sa vite është duke pritur liberalizimin e vizave, mirëpo diplomacia evropiane shfrytëzoi injorancën e politikanëve tanë dhe vendosi kritere në vazhdimësi.

Image
Doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi

“Kosova është duke e pritur liberalizimin e vizave që nga viti 2012, në vitin 2016 Komisioni Evropian kishte konfirmuar se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe në Kosovë ishin hapur shampanja. Mirëpo, diplomacia evropiane shfrytëzoi rastin duke përdorur injorancën e politikanëve në Kosovë dhe vuri kritere politike për realizimin e premtimit për viza”, deklaroi ai.

Më tej, Kuçi potencoi se politikanët shqiptarë ranë në ‘grackën’ e BE-së, nga e cila nuk po mund të dalin.

“Kur politikanët në Kosovë ranë në këtë grackë që diçka teknike e kthyen në politike atëherë BE-ja vazhdoi më këtë avaz. Mund të jetë avazi i njëjtë edhe tani! Me 2016 kaloi Komisionin Evropian e më vonë mori edhe rekomandimet nga Parlamenti Evropian për katër herë, por asnjëherë liberalizimin, edhe tani mund të marrë një miratim nga COREPER por çka do të ndodhë në Këshillin e Ministrave mbetet të shihet”, theksoi doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në fund, ai shpresoi që nesër të mos përsëritet situata, dhe Kosova të marrë dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

“Uroj që mos të përsëriten të njëjtat situata. Kosova nuk po shihet që po ndryshon qasje diplomatike për të dhënë mesazhe serioze tek partnerët që nuk mund të imponohet diçka çka nuk është për tu imponuar”, përmbylli Gurakuç Kuçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat