Profesori vjen me reagimin e ashpër për Vuçiqin e Daçiqin, e përmend edhe kryekasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Politika

Profesori vjen me reagimin e ashpër për Vuçiqin e Daçiqin, e përmend edhe kryekasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Nga: Nehat Shaqiri Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 23:02
Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku ka reaguar pas deklaratës së presidentit serb, drejtuar kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Maloku thotë se, Albin Kurti, në mendjen dhe gjykimin serb është një "fundërrinë terroriste", kurse, Aleksandër Vuçiqi, një "super engjëll paqësor"?!

Profesori duke komentuar deklaratën e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili e gjuajti “fundrrinë terroriste” kryeministrin Kurti, ka thënë se në Kosovë, jetojnë diku rreth 2 milionë shqiptarë, kurse sipas tij, me Shqipërinë dhe diasporën, janë dikur rreth 20 milionë shqiptarë.

Image
Fadil Maloku

“(Po z. Vuçiq, ne shqiptarët e Kosovës që gjithë jemi "terroristë" (sepse mbrojtëm konakun e shtëpisë)! Kurse, Ju dhe bandat e Juaja shtetërore që na vranë, dhunuan e na ndjekën nga shtëpitë tona, jeni "engjëj" (sepse; ushtruat gjenocid)! Nëse Albin Kurtin dhe gjithë shqiptarët që luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë me mjete demokratike për ta ndërtuar një shtet të ri e demokratik?!) që Ju z. President i Serbisë i quani dhe i shquani si "fundërrinë terroriste", atëherë, DUHET ta kuptoni që ne shqiptarët e Dardanisë, që jemi diku kah 2milionë  (pa ata të Shqipërisë dhe ata të diasporës, që janë diku në total 20 milionë frymë etnike puro shqiptare!) do jemi pa asnjë dyshim që të gjithë "fundërrina terroriste"!?”, thotë Maloku.

Profesori ia kujton Vuçiqit deklaratën e tij "se për një serb të vrarë, do vrasim 100 mysliman".

“Por, paraprakisht Ju z. President i Serbisë fqinje, më lejoni t'u pyes se nëse ndonjëherë shikoni vetën Tuaj në pasqyre në mënyrë që ta kuptoni nëse sadopak u brenë ndërgjegjja për gjithë ato viktima në; pleq, fëmijë, gra që u shkaktuat në pesë luftëra popujve të ish Jugosllavisë (me deklaratën e famshme "se për një serb të vrarë, do vrasim 100 mysliman") derisa ishit; si (pushtetar) propagandues aktiv i urrejtjes ndëretnike e ndërfetare nëpër frontet e Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, por, edhe si bedel ushtar e çetnik i vojvodës së akuzuar për krime lufte dhe gjenocid, Voislav Sheshel”, potencon ai.

Profesori tutje thotë se, ai është ‘gabelsian’ i kryeterroristit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, ndërsa për Ivica Daçiqin thotë se, ishte një ish-këlysh i kasapit serbë.

“Po ashtu po ua përkujtoj, z. President i Serbisë që edhe si ish "gebelsian" i kryeterroristit të Ballkanit (ish Presidentit Slobodan Milosheviq) Ti me bandën Tuaj paramilitare (një makineri e organizuar dhe e paparë shtetërore për shfarosje masive!) vrave, dhunove, ndjeke e masakrove sa dhe ku munde viktima të pafajshme civile, në Kroaci, Bosnje, e Kosovë!? Pa më thuaj (të lutem) tani, se cili nga epitetet e lartcekura u "flenë" më së miri në gjerdanin e karakterit Tuaj? Ai i nxitësit dhe propaganduesit kryesor për; gjenocid, vrasje, terrorizim, ndjekje dhe persekutim masiv të kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve, apo ai i organizatorit kryesor për ushtrimin e terrorizmit shtetëror?! Në ndërkohë, çfarë mund të presin shqiptarët nga Ju (ish mjeshtëri "gebelsian") dhe nga (z.Ivica Daciq) një ish këlysh i kasapit Sllobodan Millosheviq që me duar Tuaja e ndezët "fitilin" e pesë luftërave në Ballkan...!”, përfundon profesori Fadil Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat