Mehmeti: FSK ka dy mënyra për t’u dërguar në veri

Politika

Mehmeti: FSK ka dy mënyra për t’u dërguar në veri

Nga: A.SH Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:07
FSK

Ditë e fundit veriu i Kosovës nuk po gjen qetësi nga shpërthimi i shok bombave nga bandat e ndryshe atje.

Së fundi, në veri është shtuar prezenca e Policisë.

Madje, edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se “ritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme”.

Por, a duhet të jetë prezente edhe FSK në veri?

Analisti politik, Faton Mehmeti në një prononocim për “Bota sot”, ka thënë se FSK i ka dy mëyra për të shkaur në veri, “vetme por me mbështetjen e KFOR-it, dhe si trup e përbashkët me trupat angleze apo amerikane nën komandën e tyre”.

“Marrëveshja me Britaninë është shumë e rëndësishme, FSK ka dy mënyra për t’u dërguar në veri: si e vetme por me mbështetjen e KFOR-it, dhe si trup e përbashkët me trupat angleze apo amerikane nën komandën e tyre. Sido që të jetë, dhe cila do nga këto të përdoret, është shumë me rëndësi për FSK të jetë për herë të parë në veri. Nga këtu edhe serbët do e kuptojnë se ëndrrat serbe për ndarje apo asociacion me enklava serbe ka vdekur”, thotë ai.

Smehmati beson, se as KFOR nuk e pengon një gjë të tillë, aq më tepër kur dihet se FSKdo të ndikojë për stabilizim të gjendjes.

“Dua të theksoj marrëvshjen me Britaninë si shumë me rëndësi, nga ku pjestarët e FSK mund të mësojnë për përvojat e reja, avansimi i tyre është shumë me rendësi për FSK, konsolidimin e saj në ushtri të vërtetë. FSK duhet të shkojë në veri me njërën ndër arsyet që i cekëm në fillim të prononcimit, dua të besoj se as KFOR-i nuk e pengon një gjë të tillë, kur dihet se FSK vetëm se do të ndikojë në stabilizim të gjendjes, dhe shqiptarët që jetojnë në veri do të ndjehen më të sigurt”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat