“Kosova nuk është çliruar për t’ia prerë krahët pas luftës”, analisti i reagon "ashpër" Gabriel Escobarit

Politika

“Kosova nuk është çliruar për t’ia prerë krahët pas luftës”, analisti i reagon "ashpër" Gabriel Escobarit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 28 janar 2023 Në ora: 15:17
Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

E martja e javës së ardhshme do të jetë dita ku do të mund të diskutohet më tepër për Asociacionin dhe format e tij, kjo pasi që, ambasada amerikane në Prishtinë ka ftuar grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka është ftuar nga ambasada, ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jennfrey Honier, ka thënë se gjatë javës ka gjëra të rëndësishme për të thënë.

Analisti politik, Binak Maxharraj, thotë se çdo marrëveshje gjithëpërfshirëse që arrihet nën presionin ndërkombëtar, me kërcënime e shantazhe është fatale për Kosovën.

Duke iu referuar deklaratës së ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar, Maxharraj, shprehet se Kosova nuk është çliruar për t’ia prerë krahët pas luftës.

“Kur Gabriel Escobar kërcënon Kosovën?! /Nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën brenda kushtetutës së Serbisë, e as Asociacion një etnik në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Kosova nuk u çlirua për të ia prerë krahët pas luftës. Gabriel Escobar: ”Kurti s’ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar me Asociacionin. Çdo marrëveshje gjithë përshirëse e cila arrihet nën presionin ndërkombëtar, me kërcënime e shantazhe dhe nuk respekton integrim territorial të Kosovës dhe pa njohje reciproke është fatale për Kosovën. Javën e kaluar ndodhi zbarkimi i madh në Kosovë i pesë diplomatëve të shteteve perëndimore. Me këtë rast i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ishte i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo. Temë e diskutimeve me Kurtin e Vuçiqin ishte formimi i Asociacionit një etnik serb, por edhe propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ishte i shoqëruar nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari i Francës, Emmanuel Bonne, i dërguari i Gjermanisë, Jens Plotner, dhe këshilltari i Qeverisë italiane, Francesco Talo. Temë e diskutimeve me Kurtin e Vuçiqin ishte propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. U mbajtën shumë takime si në Prishtinë, po ashtu edhe në Beograd për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis dy vendeve sepse për këtë u hodhën në opinion oferta dhe plane siç është ai franko- gjerman”, deklaron Maxharraj.

Marrëveshja e Asociacionit është nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015 nga ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, marrëveshje kjo që ka ardhur pas asaj të vitit 2013 kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, ndërsa më parë ai ishte në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme.

Asociacioni që atëherë ka qenë temë diskutimi, ndonëse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u gjetën shumë shkelje, ishte filluar edhe draftimi i statutit të këtij organi.

Tema e Asociacionit mbetet e pa zgjidhur, kurse Maxharraj, thotë se Qeveria e Kosovës po merret me të, pas nënshkrimit të Thaçit dhe Mustafës në krye në vete, sepse ishin të shantazhuar nga Serbia.

Sipas Maxharrajt, përpjekjet e SHBA-së dhe BE-së për ta detyruar Kosovën ta pranojë krijimin e tij, janë skandaloze dhe të papranueshme.

“Por, temë e nxehtë ishte edhe formimi i Asociacionit një etnik serb në Kosovë si një obligim ndërkombëtar të nënshkruar më 2013/2015 nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, i cili doli të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës po merret me Asociacionin një etnik serb, me këtë kopil që ia kanë nënshkruar Thaçi dhe Mustafa në krye në vete, sepse ishin thjeshtë të shantazhuar nga Serbia. Por, megjithatë ndërkombëtarët si ata të BE dhe të SHBA-ve po insistojnë që të realizohet me çdo kusht ani pse është antikushtetues. Por qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin e refuzon kategorikisht themelimin e një Asociacioni një etnik ne Kosovën multi etnike. Përpjekja e vazhdueshme e ShBA-së dhe e BE-së për ta detyruar Kosovën që ta pranojë krijimin e një skeme tjetër të dështuar të ndarjes siç është Asociacioni një etnik serb sa për ta qetësuar vazalin e ngushtë të Putinit, Vuçiqit është skandaloz dhe i papranueshëm. Albin Kurti thotë: “Kushtetuta jonë nuk e duron një asociacion një etnik. Unë jam për respektimin e të drejtave të komunitetit serb, por nuk mund të ketë një asociacion një etnik. Kushdo që insiston që të ketë një asociacion të tillë dëshiron që të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës, por unë them se Kushtetua e Serbisë duhet të ndryshohet ku aty thuhet se Kosova është pjesë e Serbisë””, pohon Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, është e çuditshme sesi Amerika ka luftuar për një Kosovë multi etnike dhe tani kërkon krjimin e asociacionit.

“Por, në lidhje me themelimin e Asociacionit një etnik i deleguari special i DASH Gabriel Escobar ka një mendim tjetër, i cili thekson haptas, apo edhe e kërcënon qeverinë dhe në veçanti kryeministrin Kurti se, megjithatë Asociacioni serb një etnik duhet të ndodhë. Kjo është shumë e çuditshme kur dihet se Amerika ka luftuar për një Kosovë multi etnike. Ai ka thënë se Asociacioni është obligim ligjor dhe do të krijohet. "Është obligim ligjor ndërkombëtar i Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, një palë dhe një person nuk mund të heqë dorë nga ai obligim. Kështu që Asociacioni do të krijohet dhe çështja është se si të arrihet më herët atje", - është shprehur Escobar. “Më lejoni, Kurti nuk ka nevojë të pajtohet, Kosova është pajtuar… Po, por si e thashë, një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet”.

“ Kjo është një qasje skandaloze që si ka hije një diplomati e sidomos kur vjen nga Amerika që të mundohet të arrijë diçka anti kushtetuese me shantazhe kërcënime me qeverinë Kurti duke vazhduar edhe më ashpër se “na do të gjejmë partner tjerë alternativë, shoqëri civile, shoqëri humanitare, etj, etj dhe Asociacioni do ta formojnë. Unë nuk e di se a është në tokë të bukës Gabriel Escobari, apo ka zbrit nga ndonjë planet tjetër, që të mos di se çka ka ndodhë në Kosovë para 23 vjetësh kur Kosova ishte bërë hi e shkrum, ku ishin bërë krime, masakra dhe gjenocid i pa paraparë mbi popullsinë civile, ku ishin përdhunuar mbi 20 mijë femra dhe dëbuar nga Kosova mbi një millionë shqiptarë. Por, ndoshta e Gabriel Escobar do ta këtë në memorie se pse intervenoj Amerika për ta çliruar Kosova nga shfarosje e shqiptarëve. A.Vuçiq pra me njeriun që tani po bisedon me të, po i bënë lajka, thuajse se nuk ka ndodhë asgjë. A nuk është kjo sjellja e jote një fyerje z.Gariel Escobar ndaj shqiptarëve”, thekson analisti.

Sipas tij, Serbisë nuk i përmendet largimi i Kosovës nga kushtetuta e saj, ndërsa Kosovës i kërkohet Asociacioni.

Duke iu referuar edhe deklarimeve të qeverisë Trump për zgjidhjen e çështjes së asociacionit, Maxharraj thotë se tani rrethanat dallojnë.

“Ti në këto biseda me Serbinë as që po guxon të ia përmendesh Vuçiqit që ta heq Kosovën nga kushtetua e Serbisë, kurse nga ana tjetër kërkon Asociacion një etnik për serbët në Kosovë, e cila është një “Srpska Republika” brenda Kosovës njësoj si ajo në Bosnjë e cila po e defunksionalizimin Bosnjën më kërcënim të ndarjes. Një gjë të tillë po e duartroket edhe Vuçiqi dhe Daçiqi që të ndodhë në Kosovë. Asociacioni pra është një bombë me sahat e cila do të shpërthej, jo fort larg pasi që të formohet. Kësaj i druhet qeveria, por edhe krejt Kosova, sipas meje Asociacion nuk qenka çështje e një individi apo palëve, por e Kosovës, e partnerëve alternative jashtë kushtetuetës. Kështu si ju veproi edhe bashkëkombasi yt ish-ambasadori në qeverinë Trump Richard Grenell, i cili ishte futur thellë në skandalet për ndarjen e Kosovës të cilën bash Albin Kurti nuk lejoi. Ai iu hakmarrë duke i urdhëruar që brenda 7 ditësh ta rrëzojë qeverinë Kurti I e cila edhe ndodhi. Me siguri edhe ju do të vepronit sikur Grenell, por rrethanat janë tjera qeverinë Kurti tani askush nuk mund ta rrëzojë, sepse është qeveri e popullit me mbi 50% të votuar”, vazhdon Maxharraj.

Takimi i 31 janarit, sipas tij, do të jetë bisedë konstruktive, ndërsa formimi i asociacionit siç e do Serbia është bombë me sahat që më vonë do ta tronditë Kosovën dhe Amerikën.

Sipas tij, gjithçka duhet të zgjidhet sipas kushtetutës.

“ Insistimi i juaj që Asociacioni të bëhet gjithsesi kur thoni: ”Shikoni, një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar. Ky është fakt. Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz, që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit”, ka thënë Escobar. M’u për këtë arsye me siguri në bazë të insistimit dhe presionit të Gabriel Escobar që me çdo kusht ta çojë përpara formimin e Asociacionit një etnik antikushtetues ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Jennfrey Honier për javën e ardhshme i ka ftuar në takim “palët alternative” që të diskutojnë, për t’i dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e tyre për formimin e Asociacionit një etnik serb, por edhe për propozimet rreth arritjes së një marrëveshje gjithë përfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë. Do të jetë kjo një bisedë konstruktive në Ambasadën Amerikane me opozitën e cila sipas mendimit tim nuk kanë dallime esenciale me qëndrimet e qeverisë Kurti, sepse formimi i Asociacionit ashtu siç e do Serbia dhe e ka nënshkruar edhe Thaçi dhe Mustafa është një bombë me sahat e cila me vonë do të tronditë Kosovën, por edhe Amerikën. Por mbetet të shihet se çka ka dashur të thotë Honiëer me deklaratën e tij kur deklaroi se ”javën që vjen kam për të thënë diçka të madhe”. Kjo mbetet të shihet?!. Prandaj çdo gjë duhet të zgjidhet në kuadër të kushtetutës, sepse i dinë edhe vetë emisarët e Amerikës se “partnerët alternativë” nuk kanë fuqi as juridike, e as ligjore që të merren me punët e qeverisë dhe se as që mund të formohet ndonjë Asociacion një etnik serb në Kosovën shumë etnike siç e kërkon Serbia tash e 12 vjet në dialog me Kosovën”, përfundon Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat