Deklarata për formimin e Asociacionit, reagon analisti: Sjellja e Escobar e çuditshme dhe skandaloze

Politika

Deklarata për formimin e Asociacionit, reagon analisti: Sjellja e Escobar e çuditshme dhe skandaloze

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 30 janar 2023 Në ora: 12:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Gabriel Escobar

Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Esocbar, i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë dërguar një tekst autorial në media, duke folur rreth asociacionit dhe formimit të tij.

Sipas tyre, ka pasur shumë diskutime për Asociacionin dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo.

“Ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ka pasur shumë diskutime për Asociacionin dhe ka ardhur koha të tregohet qartë se çka është ky Asociacion e çka jo. Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet si arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal – me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, shkruhet në tekstin e dërguar medias.

Sipas tyre, zotimi i Asociacionit është obligim i mbetur, ligjërisht i detyrueshëm, ndërkombëtar.

“Është mënyrë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve, krijimin e besimit ndërmjet serbëve etnikë dhe qeverisë qendrore, sigurimin e lidhjeve më të mira ndërmjet veriut dhe pjesës tjetër të vendit, dhe krijimin e mekanizmave për serbët për pjesëmarrje më të madhe në jetën shoqërore të Kosovës. Po aq e rëndësishme, zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin është obligim i mbetur, ligjërisht i detyrueshëm, ndërkombëtar, për të cilën kërkohet veprim nga Kosova, Serbia dhe BE-ja, dhe zotim ekzistues të Shteteve të Bashkuara në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje.

Asociacioni nuk cenon kushtetutën dhe nuk i ngjan Republikës Serbke në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Zotimi i Kosovës për të krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj. Ne e kundërshtojmë rreptësishtë krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë; bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje. Në vend të kësaj, ne po kërkojmë nga Kosova që të ofrojë vizionin e saj për këtë asociacion dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ekspertizë dhe mbështetje politike për të siguruar që ajo funksionon në interesin më të mirë të kosovarëve”, vazhdon teksti.

Në anën tjetër, sipas analistëve Kosova i ka dyshimet e veta për këtë Asociacion dhe formimit të tij i gëzohet vetëm Serbia.

Analisti politikë në Amerikë, Binak Maxharraj, thotë se sjellja e emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar rreth presionit dhe kërcënimeve ndaj qeverisë Kurti për marrëveshjet deri më tani, marrëveshje këto që shumicën nuk i zbaton Serbia, janë skandaloze dhe të çuditshme.

“Në vend se t’i bëhet presion Serbisë e cila përzihet në punët e brendshme të Kosovës, e cila minon çdo ditë shtetësinë dhe integritetin territorial e cila Kosovën e ka rrethuar me altileri, e cila vepron në veri përmes kriminelëve dhe bandave të korruptuara për të vetmin qëllim të destabilizojë Kosovën, është krejtësisht e qartë që Kosova i ka dyshimet e veta për themelimin e këtij Asociacioni apo edhe të ndonjë marrëveshje të imponuar gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë se Kosova nuk duhet t’i lejoj vetes një luks të tillë, të formojë një Asociacion fantom i cili nesër do ta këtë si partner në çdo sferë të jetës deri në shkëputjen e saj. Kësaj i gëzohet vetëm Serbia e Vuçiqit dhe Serpska Republika e Dodikut në Bosnjë, por edhe Rusia e Putinit e cila është defakto e ndarë çka tregon marrëveshjen e dështuar e Dejtonit kur një shtet multienik ndahet në baza etnike me mini shtete etnike. Kjo çon në defunksionimin e shtetit, në mosmarrëveshje, skandale në baza etnike e bile edhe deri të luftërat. Ndonëse sjellja e emisarit të SHBA Gabriel Eskobar rreth presionit dhe kërcënimeve ndaj qeverisë Kurti lidhur me marrëveshjet e arritura deri me tani të cilat shumicën prej tyre nuk i zbaton Serbia, e te insistohet vetëm në një marrëveshje në atë të Asociacionit antikushtetues është diçka e çuditshme dhe skandaloze”, ka deklaruar Maxharraj.

Sipas tij, Kosova ka qenë viktimë e Serbisë dhe Evropa në vazhdimësi ka qenë njerkë ndaj Kosovës.

“E çuditshme dhe skandaloze qasja ndaj Kosovës e cila ishte viktimë e Serbisë me shekuj me radhë duke e debutuar nga trojet e veta, duke e vrarë e pre sekutuar, kjo nuk është aspak e çuditshme nga ana e BE, sepse dihet se në vazhdimësi Evropa ka qenë njerkë ndaj Kosovës, ka lejuar shpartallimin e saj duke e ndarë në shumë shtete në të kaluarën, por as sot nuk pritet asgjë e mirë nga ajo kur dihet se, edhe përkundrejt asaj që ka shkaktuar Serbia pesë luftëra në ish-jugosllavi, e sidomos në Kosovë ka bërë krime dhe gjenocid. Asnjëherë për këto 24 vjet të çlirimit nuk qe në gjendje që asaj të ia numëroj veprimet kriminele ndaj Kosovës, por për të gjitha këto vite i del në krah Serbisë. Për këtë është vet fajtore BE, sepse në dialog me Kosovën gjithmonë emëroi ndërmjetësues pro-serb duke filluar nga Mogherini, Borrell e deri te Lajçaku. Këtë më së miri e tregoi Lajçak, i cili erdhi me peshën e madhe në Kosovë me deklaratat e tij skandaloze pro-serbe, sepse sikur ndërmjetësuesit e me mëparshëm edhe këta që të gjithë ishin pro serb që vinin nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka pohuar Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai ka komentuar edhe deklaratat e ndërmjetësuesit të BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se nuk mund të pritet nga ai, pasi që nuk ia don të mirën Kosovës, sepse shteti i tij nuk e njeh Kosovën si shtet për shkak të Serbisë.

“Skandaloze e qëllimshme. Lajçak qenka çuditë me Kurtin kur ka thënë se “kemi pritur me shumë prej tij, më shumë mirëkuptim, duke e goditur fortë qëndrimin e Kurtit (kur ai po e mbron vendin e vet) duke i dhënë mbështetje Vuçiqit se ai qenka i gatshëm për kompromise e Kurti jo, që sipas Lajçakut se gjoja Vuçiq ka treguar: “Qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira” në fakt, nuk është e qartë se për cilën apo cilat çështje Albin Kurti nuk ka treguar ‘mirëkuptim’, çfarë e ka tendosur Lajçaku. Por për çfarë kompromisesh të Serbisë e ke fjalën o Lajçak dreqi kur e din se Serbia nuk e heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj, kur e din se Serbia nuk heq dorë nga veriu i Kosovës, kur e din se ajo për çdo ditë angazhohet për çnjohje të Kosovës, kërëcnon me ushtri, me kriminelë dhe banda të korruptuar në veri të Kosovës, pengon Kosovën në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare, etj. Thjeshtë mos gënje z.Lajçak, si mund t’ia doni të mirën Kosovës kur shteti yt nuk e njeh Kosovën si shtet, e këtë për shkak te Serbisë”, ka theksuar Maxharraj.

Sipas tij, nuk ka dhe nuk duhet të ketë marrëveshje Kosovë- Serbi pa u larguar Kosova nga kushtetuta serbe, pa u njohur Kosova nga Serbia, sepse atëherë marrëveshja nuk do të ishte e barabartë.

“Një fushë tjetër për të cilën u diskutua midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë ishte edhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis tyre. Për këtë pati qe një kohë të gjatë ”non-papera” drafte e plane se si të arrihet deri te kjo marrëveshje. Unë kësaj punë po i bie pak si trup e shkurtë duke e pyetur Gabriel Escobarin, Joe Borellin dhe Miroslav Lajçak se një marrëveshje për t’u ndërtuar duhet të këtë bazamentin e vet, ashtu sikur shtëpia nuk mund të ndërtohet pa bazament, sepse shtëpia nuk fillon së ndërtuari nga kulme e teposhtë, por nga baza. Ndërmjetësuesit e sipër përmendur marrëveshjen gjithëpërfshirëse kanë filluar ta ndërtojë duke u nis nga kulmi. Trup e thjeshtë çdo kush e din, edhe ai me mend, por edhe ai i pa mend se shtëpia duhet të nis së ndërtuari nga baza, nga temeli. Kështu duhet të nisë të ndërtohet edhe kjo marrëveshje. Kjo i bie se nuk ka dhe nuk mund të këtë ndonjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë pa e larguar Serbia Kosovën nga kushtetuta e saj, nuk mund të këtë marrëveshje pa njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia, sepse marrëveshja nuk do të ishte e barabartë, shtetet nuk janë të barabarta. Nuk mund të këtë marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë kur ajo e kërcënon për çdo ditë me ushtri e cila e ka futë Kosovën nën regjimin e hekurt, ku njerëzit e saj shihen nëpër istikame shumë afër kufirit me Kosovën, nuk mund të këtë marrëveshje derisa Serbia i mbron kriminelët, bandat të cilat ajo i përdor çdo herë si vegla puna për desatabilizimin e Kosovës, por edhe nuk mund të këtë asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse, kur Serbia nuk pranon se ka bërë krim dhe gjenocid të paparë në Kosovë, duke i vrarë mbi 15 mijë qytetarë të pafajshëm, duke i përdhunuar mbi 20 mija vajza, nëna dhe motrat tona dhe e ka bërë Kosovën hi e shkrum, pra tokë të djegur, bile as kërkim falje nuk pranon për këtë, por për do ditë po i mohon krimet dhe viktimat. Ky, pra është bazamenti mbi te cilën duhet të ngrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovë e Serbisë, pa të cilën nuk ka as mund të ketë ndonjë marrëveshje afatgjate”, ka shtuar Maxharraj.

Në fund, ai pyet nëse dihen nga të gjithë krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

“A thua a i dinë të gjithë këto se çfarë Serbia ka bërë gjatë luftës në Kosovë për të cilat jo vetëm qe nuk e akuzojnë, por as që guxojnë të ia përmendin. Si kanë të drejtë BE, por edhe Amerika përkundër asaj që ka bërë Serbia në Kosovë të veprojë asi soj sikur ajo s’ka bërë asgjë, asnjë krim asnjë masakër, gjenocid atje, a janë këta njerëz në rregull apo të ç’orientuar kur mbi gjakun e viktimave të ndërtojnë marrëveshje gjithëpërfshirëse duke ia fshirë, duke ia falë të gjitha krimet Serbisë që ajo i ka bërë kjo nuk është e gërdishme, por aq më shumë është skandal me përfundim të mëvonshëm të pasojave të pariparueshme”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat