“Asociacioni çon drejt botës serbe”, Maxharraj i reagon “ashpër” ambasadorit Hill dhe Escobarit

Politika

“Asociacioni çon drejt botës serbe”, Maxharraj i reagon “ashpër” ambasadorit Hill dhe Escobarit

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 9 shkurt 2023 Në ora: 19:34
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Deri në verë është afati për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.

Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se do të shkojë në Bruksel vetëm kur të bëhet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Këtë deklaratë, Vuçiq e bëri pasi përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se do të ftojë Vuçiqin dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel për të diskutuar mbi planin evropian “së shpejti”.

“Më thërrisni të vij si turist dhe nuk më intereson se kam qenë në Bruksel 200 herë. Nëse më thërrisni, më njoftoni se kanë dorëzuar Asociacionin, kur ta dorëzojnë, atëherë vij e flas për çdo gjë tjetër”, ka thënë Vuçiq për mediat serbe.

Analisti politik, Binak Maxharraj, thotë se Asociacioni çon drejt “botës serbe”.

Maxharraj duke treguar kronologjikisht sesi ndodhi asociacioni, shprehet se populli e votoi Albin Kurtin që ta çkapnin shtetin nga prangat e mafive të ndryshme dhe ta luftojnë korrupsionin.

“Asociacioni çon drejt “botës serbe”. Fatkeqësisht kësaj po i ndihmojnë edhe arroganca dhe presioni i BE-së dhe SHBA-së, përmes emisarëve të tyre. Nënshkrimi i çfarëdo lloj Asociacioni çon në tradhti kombëtare dhe shënon fundin e pavarësisë së Kosovës.

Më 14 shkurt 2021, ndodhi mrekullia, atë ditë u hap qielli, shpërtheu ajo që pritej që ishte akumuluar për tri dekada të pas luftës. Populli i rrëzoi qeveritë që kishin qeverisur keq, e më keq me vendin, duke vjedhur, plaçitur, duke shkatërruar të gjitha asetet (shtyllat) e shtetit përmes privatizimit primitiv duke i shitur ato pothuajse falas, duke grabitur tokat, fushat dhe malet këtë pa pasur të drejtë ta bëjnë. Këtë me shumë vonesë më në fund e kuptoi populli i cili ishte lodhur ngs skamja dhe mjerimi, duke e lëshuar dhe ikur nga Kosova sikurse ajo të ishte e huaja. Atë ditë, pra më 14 shkurt 2021, sikur u rrokullis përmbys çdo gjë e keqe që i ishte bërë këtij vendi. Populli ishte vetëdijësuar tani më dhe keqbërësit e shtetit, të korruptuarit me votën e tyre i nxori jashtë loje duke i gjuajtur si stërvinat në opozitë, bash si qyet e zeza dhe korbët e zinjë. Për të udhëheëur me vendin, votuesi, populli besimin ia dha LVV me Lista Guxo me mbi 50 për qind në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani të pa korruptuar e që premtuan që do ta çkapnin shtetin nga prangat e mafive të ndryshe dhe do ta luftojnë korrupsionin. Albin Kurti u zgjodh për kryeministër, kurse Vjosa Osmani e mori drejtimin e shtetit. Udhëheqja e re, fillimisht nuk i pëlqeu Serbisë, Vuçiq ishte afër çmendinës me udhëheqjen e re, të pa korruptuar dhe e përbetuar se do të punojnë për shtet e jo për pushtet. Gjatë dialogut Albin Kurti ia shtini Vuçiqit dy këmbët në një këpucë, duke ia bërë me dije se dialogu nuk do të shkojë tutje siç ka shkuar deri më tani, sepse më parë ai duhet të jepte llogari për krimet, masakrat dhe gjenocidin e bërë në Kosovë”

“Vuçiq sa nuk dilte mendsh, bile edhe në ëndërr e shihte Kurtin duke ia zënë pritat, shtigjet, sepse kërkonte një dialog konstruktiv, jo për ta poshtëruar shtetin, por për ta ngritë shtetin. Kjo nuk po i pëlqente kurrsesi Vuçiqit i cili gati se qante herë sillej si fëmijë, kur qajnë për lodrat e humbura, herë vajtonte si grua për atë se çfarë ka humbur gjatë luftës. Por, megjithatë, ai lirshëm përmes bandave të tij kriminale dhe bandave lirishëm kalëronte nëpër veriun e Kosovës, të cilit ia kishte vënë syrin dhe mendonte se është i tij, sepse këtë ua kishin lejuar pa kurrfarë rezistence qeveritë e mëparshme të korruptuara. Por, Serbia dhe Vuçiqi patën një fat nga BE, e cila historikisht gjithmonë ka qenë kundër shqiptarëve, sepse falë BE-së, trojet shqiptare u katanditësën, u pushtuan nga sllavët duke i ndarë në shumë shtete, duke i përndjekur dhe katandisur në shkretëtirat e Anadollit në Turqi. Fati i kësaj ishte që BE vazhdimisht emëronte si ndërmjetësues në dialog, persona më prirje pro serbe si Frederika Mogherini, Joe Borrell, Mirosllav Lajçak, të cilët vazhdimisht ia mbanin anën Serbisë, bile shkuan aq larg sa vënë në rrezik edhe sovraniteti dhe integritetin e Kosovës. Gjatë gjithë kësaj periudhe 12 vjeçare në dialog u nënshkruan mbi 33 marrëveshje të cilat vetë Serbia nuk i realizonte, por i sabotonte, kurse ankohej se Kosova është ajo që nuk po i zbaton marrëvshejet”, pohon Maxharraj.

Sipas tij, asociacioni është “mollë sherri” në raportet Kosovë- Serbi, gjersa shton se ai është thikë pas shpine, një kancer dhe bombë me sahat.

“Por njëra me ogurzeza e cila është bërë top lajm në media, por edhe edhe në përmasa ndërkombëtare ka te bëjë me Asociacionin një etnik serb të nënshkruar me 2013/2015 nga kryeminstrat e atehershëm Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa të cilët ishin te shantazhuar dhe të korruptuar nga Serbia. Asociacioni pra që sa kohë është bërë mollë sherri në raportet midis Kosovës dhe Serbisë të cilin Serbia po kërkon me ngulim të formohet sepse ishin nënshkruar nga vasalët e tij, por që doli të jetë në kundërshtim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pra antikushtetues. Kryeministri Kurti del të jetë i prerë: Asociacionin nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin Tuaj, të nënshkruar nga liderët dhe servirët e shitur të juaj cili po të aprovohet Kosova është në rrezik të shpërbëhet, është një thikë pas shpine dhe një kancer por edhe një bombë me sahat e cila do të shpërthej. Ai më tutje shton: “Unë kam thanë se nuk do të këtë asociacion një etnik, në shtetin multietnik të Kosovës, asociacionet një etnike janë kundër ligjeve dhe kushtetues të Kosovës dhe si të tilla nuk mund të pranohen në Kosovën multietnike””, thekson Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, BE është pro asociacionit për shkak se ata kanë mbajtur anën e Serbisë.

“ Kjo po e çmend Serbinë dhe Vuçiqin i cili po kërkon që të realizohet, pro këtij Asociacioni një etnik serb fatkeqësisht iu janë bërë palë edhe ndërkombetarët që nga BE e deri në Amerikë me emisarin Gabriel Escobar dhe ambasadorin ne Serbin Christopher Hill i cili ishte kundër pavarësisë se Kosovës. Nuk është fortë befasuese qëndrimet e këtilla që vijnë nga BE pro Serbisë sepse kjo është historikisht e njohur, por është shumë e çuditshme çmenduria, insistimi dhe presioni pa parara për formimit te Acociacionit një etnik serb edhe nga përfaqësuesit nga Amerika duke ia mbajtur anën Serbisë. Këtë e përkrahin edhe dy ambasadat e SHBA-ve në Kosovë e sidomos ai në Serbi sepse atje është emëruar aksidentalisht për amabasador Christopher Hill një pro serb dhe njeriu i cili ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”, deklaron Maxharraj.

Ai deklaratat e emisarit Escobar i quan bullizuese, gjersa e krahason atë me ish- të deleguarin e Kosovës për dialog, Rirchard Grenell.

“Por, aq më tepër është i çuditshëm bullizimi i të deleguarit të posaçëm të DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esobar, i cili po bën presion të vazhdueshëm, bash si dikur ish- ambasadori Richard Grenell i cili për shkak se ishte përzier në lojën për ndarjen e Kosovës, kurse Kurtit ia preu ymrin, urdhëroi me ultimatum servilët e tij, Hashim Thaciçin dhe Isa Mustafën që brenda shtatë ditësh të rrëzohët kryeministri Kurti i cili ishte zgjedhur me votat e popullit. Kështu ai i atakoi, i ç’vlerësoi vlerat tradicionale të demokracisë amerikane për interesat e Serbisë e në dëm të Kosovës të cilën e kishte çliruar nga fashizmi dhe qetnikizimi serb. Pra, ulja e vetes së Grabiel Escobar në nivelin e Richard Grenellit nuk është për fort lavdi, e as nuk i bën mirë Amerikës. Është shumë i çuditshëm insistimi i tij i egër për formimin e Asociacionit një etnik serb që është thikë pas shpine për Kosovën, bile shkon edhe aq më larg sa që po sikur Grenelli edhe ky i anashkalon institucionet legjitime të Kosovës”, vazhdon Maxharraj.

Duke komentuar deklaratat e Escobar, Maxharraj, shprehet se ai është duke gabuar.

“Bullizimi i Gabriel Escobar shkon edhe më larg nga kërcënimet e tij se Asociacioni një etnik serb duhet të ndodh sepse këtë nuk mund ta ndalojë asnjë njeri dhe asnjë një parti”, duke i anashkaluar institucionet e Kosovës dhe sikur po harron se “ai njeri dhe ajo parti”, sot janë institucionet më të besueshme të dala nga vota e popullit, i zemëruar aq fort në këtë njeri dhe parti asi shkon edhe më larg me bullizimin e tij duke theksuar se Asociacioni nuk është punë midis Kurtit dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Serbisë. Pak sa e çuditshme z. Escobar e kush e përfaqëson Kosovën pos te zgjedhurit e popullit ,po ai si me cinizëm vazhdon kur thotë “do te gjenden edhe partner tjerë alternative” dhe Asociacioni do të bëhet. Po kush janë ata “partner alternativë”sipas Escobarit ,a mos janë vallë OJQ, a mos janë vallë kryetarët e lagjeve nëpër qytete e katunde të Kosovës, a mos është ndonjë shoqatë etj. Jo, jo z.Escobar totalisht jeni i gabuar sepse askush nuk e ka mandantin e aq me pak”ndonjë partner alternativë” të përzihet në punët e institucioneve legjitime të shtetit, sepse nuk e lejojnë ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta e saj. Por një gjë duhesh të dini z. Escobar se çdo rrugë”të thyer e kryq” siç thotë populli duhet patjetër të kalojë nëpër institucionet legale të dala nga vota e popullit”, përfundoi Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat