Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë/ Juristi jep një parashikim jo të mirë – ja çfarë paralajmëron!

Politika

Byroja Shtetërore për konfiskimin e pasurisë/ Juristi jep një parashikim jo të mirë – ja çfarë paralajmëron!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 10 shkurt 2023 Në ora: 22:51
Kryeministri, Albin Kurti

Gjatë ditës së djeshme Kuvendi i Kosovës me 66 vota për, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për byronë shtetërore për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, së bashku me 33 amendamente shtesë.

Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, mbështetje i dhanë edhe deputetët opozitarë të LDK-së, derisa PDK tha se do ta dërgojë në Kushtetuese.

Mirëpo skeptik për këtë Projektligj është shprehur deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili tha se ky projektligj përmban gjitha shqetësimet që janë ngritur gjatë miratimit në lexim të parë.

Në anën tjetër, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i projektligjit nuk është që të goditet ndonjë zyrtar publik, por vetëm pasuria e pajustifikueshme e cilitdo zyrtar.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota Sot”, ka folur juristi, Blerim Burjani.

Ai u shpreh se kjo byro është në kundërshtim me “Aqui Comunitar” të BE.

Sipas tij kjo byro herët ose vonë duhet të shfuqizohet.

Image
Blerim Burjani

“Kjo byro është në kundërshtim me “Aqui Comunitar” të BE. Pra herët a vonë duhet të shfuqizohet ose, byroja s’mund ta luaj rolin e Prokurorisë dhe njëkohësisht të Gjyqësorit. Deri më tash, 23 vjet gati, ka dështuar Prokuroria dhe Gjyqësori, nuk është zbatuar kodi penal dhe ligjet tjera në fuqi që i referohen korrupcionit apo fitimit pa bazë”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thotë që ky ligj është gjithashtu në kundërshim me Komisionin e Venecias.

“Pra ky ligj është në kundërshtim me organin profesional të Komisionit të Venecisë. Nëse shkon në Gjykatë Kushtetuese ky ligj do të hidhet poshtë”, përfundoi juristi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat