“Ka një arsye shumë të fortë”- Komentohet kërkesa e avokatit të Thaçit, që dëshmitarët të dëgjohen para se të nis çështja në Speciale

Politika

“Ka një arsye shumë të fortë”- Komentohet kërkesa e avokatit të Thaçit, që dëshmitarët të dëgjohen para se të nis çështja në Speciale

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 13 shkurt 2023 Në ora: 08:06
Hashim Thaçi

Mbajtja e ish-presidentit Hashim Thaçi në burgun e Hagës, po mbetët ende një temë diskutimi.

Së fundmi vëmendjen e mori kërkesa e avokatit të Thaçit që nëntë dëshmitarë të saj, të dëgjohen para se të nis çështja e Prokurorisë në Gjykatën Speciale.

Mbrojtja e Thaçit, udhëhequr nga avokati Gregory Keohe, ka listuar arsyet pse po e kërkon një gjë të tillë.

Faktorët kryesorë pse kjo kërkesë duhet të pranohet, sipas mbrojtjes janë mosha e shtyrë e dëshmitarëve si dhe koha e parashikuar kur do të fillojë  çështjen e saj. Në këtë frymë, sipas avokatit Keohe, ekziston rreziku që dëshmitarët të mos jenë gjallë kur gjykimi është në fazën e paraqitjes së çështjes së mbrojtjes.

Mbrojtja kërkon që dëshmitarët e saj, që gjithësej janë nëntë në moshë të shtyer, të dëgjohen në sallën e gjyqit gjatë muajit të ardhshëm. Një prej tyre, mbrojtja thotë se është i gatshëm që dëshminë e tij ta jap në prill.

Kjo kërkesë, sipas avokatit të Thaçit do të nënkuptonte një ndryshim të rendit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve.

Sipas tij, kjo është e drejtë e garantuar e të akuzuarit dhe në këtë rast duhet të pranohet.

Mirëpo sa e realizueshme është kjo kërkesë e avokatit?

Kelmendi: Gjykata Speciale bënë shkelje të rënda të ligjeve në fuqi

Image
Juristi Muhamet Kelmendi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se Gjykata Sepciale është duke bërë disa shkelje të rënda ligjore dhe që nuk i mbulon asnjë normë juridike dhe konventë.

“Ka kohë, që nga fillimi i zhvillimit të procedures hetuese, si dhe tash në paraprocedurë paraprake, që nga Gjykata Speciale në Den Hag po bëhen shkelje të rënda të ligjeve dhe të akteve ndërkombëtare. Në fakt, kemi shkelje të ligjeve të vendit, mbi të cilat  kjo gjykatë duhet të punojë, atyre kontinentale dhe të drejtës anglosanksone. Veprimet e kësaj Gjykate nuk mbulohen me asnjë normë juridike dhe konvente”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson që pas gjithë këtyre dëshmive dhe provave vinë nga Serbia dhe se për këtë arsye duhet të hedhen poshtë dëshmitë nga gjykatësi i procedures paraprake.

“Shkeljet kanë filluar me hapjen e procedures hetimore. Kanë vazhduar me arrestime pa prova dhe me stërzgjatjen e procedurës paraprake. Dyshohet se çdo provë dhe dëshmi e kësaj Gjykate po vjen nga shteti serb. Kjo është e ndaluar. Pse? Sepse, Serbia ishte dhe është armike e betuar e Republikës.  Serbia ishte okupatore e kësaj pjese të kombit shqiptarë.

Mbi këtë vërehet se edhe çdo personalitet a subjekt juridik a fizik në Kosovë që akuzohet me prova të shtetit serb janë të pa baza në aspektin juridiko-penale. Ky fakt mjafton që provat e Prokurorisë të hedhen poshtë nga gjykatësi i procedures paraprake”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

Ahmeti: Pala mbrojtëse duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të sjellë prova kundër palës akuzuese

Image
Analisti Hidajet Ahmeti

Ndërsa, analisti Hidajet Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha që gjyqtarët e Gjykatës Specale, rastin në fjalë duhet ta shqyrtojne brenda kornizës ligjore dhe arsyetimin të kërkesës, por jo duke i dhënë konotacion tjetër kësaj çështjeje.

“Avokati, Gregory Keohe ka parashtruar një kërkesë të ligjshme, e cila brenda vetës ka një arsye shumë të fortë. Gjyqtarët e Gjykatës Specale, rastin në fjalë duhet ta shqyrtojne brenda kornizës ligjore dhe arsyetimin të kërkesës, por jo duke i dhënë konotacion tjetër kësaj çështje. Pala mbrojtjtese duhet të shfrytëzojë çdo mundësi për të sjellë prova kundër palës akuzuese, por këto çëshjtje janë të rregulluara nga çdo institucion i drejtësisë”, thekson analisti.

Më tej, analisti potencon që Gjykata Speciale nuk duhet lejuar që të përdoren dëshmi që njollosin UÇK-në pasi në këtë rast mund të supuzohet që ka qëllime për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së.

“Nuk duhet të lejohet që Gjykata Speciale të përdor çdo mekannizëm për të njollosur luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së. Prandaj, rasti në fjalë është shumë serioz, por edhe kërkon trajtim serioz nga institucioni i Gjykatës Speciale. Në këtë rast, nuk mund, por as nuk duhet të flasim për emra të veçantë, por vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së. Nëse në këtë logjikë vepron Gjykata Speciale atëherë mund të supuzojmë për qëllime tendencioze për të njollosur luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat