Kosova në shënjestër të skenarëve të errët të Serbisë, “Wagner-ët” dhe paramilitarët e tyre mund të tentojnë gjithçka

Politika

Kosova në shënjestër të skenarëve të errët të Serbisë, “Wagner-ët” dhe paramilitarët e tyre mund të tentojnë gjithçka

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 13 shkurt 2023 Në ora: 10:22
Simbol në luftën e Ukrainës, serbët vendosin “Z” ruse në Veri të Kosovës

Serbia në vazhdimësi ka kërcënuar Kosovën me luftë. Por, së fundi thememlimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe ishte temë të cilën me ngulm po e kërkojnë edhe ndërkombëtarët.  

Këto ditë vëmendja është rikthyer sërish te një informacion që ditë më parë dha e para e shtetit, presindetja Vjosa Osmani.  

Ajo ka paralajmëruar se grupi rus Wanger dhe paramilitarët serbë po punojnë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema, në Kosovë.  

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe.  Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, ka thënë ajo.  

Ajo gjithashtu ka thënë se objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.  

Tali: Serbia do të përdorë secilin trik që ka mundësi ta përdorë konform takatit dhe mundësive që i ka  

Driton Tali në një përgjigje për “Bota sot” ka thënë se presindetja mund t’i ketë informatat e sakta pasi që ajo nuk mund të deklarojë kot për një gjë të tillë. 

Image
Driton Tali

Duke pasur parasysh edhe luftën në Ukrainë, Tali thotë se ka mundësi që nëpërmes kriminelëve të tillë siç janë wagnerët dhe paramilitarët e tyre të tentojë gjithçka.  

“Znj. Presidente besoj se nuk deklaron paushall për një çështje kaq të rëndësishme për kohën por ajo atë deklaratë e ka bazuar nga informatat që i ka nga institucionet gjegjëse si presidente që është. Unë nuk kam informata të tilla, por se a ekziston mundësia që këto gjëra të ndodhin tashti, duke e patur parasysh Luftën në Ukrainë që logjikisht nënkupton interesin e Rusisë për ta filluar një krizë të tillë në Ballkan edhe për ta tërhequr vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina, si dhe qasjen e Serbisë si ndaj Luftës së Ukrainës, rusofilinë e saj dhe perendimofobinë (pra jo vetëm amerikanofobinë por edhe britanofobinë, gjermanofobinë, ...) si dhe qasjen e saj ndaj Kosovës apsolut ka mundësi që nëpërmes kriminelëve të tillë siç janë wagnerët dhe paramilitarët e tyre të tentojë gjithçka”, thotë ai.  

Sipas tij, për këtë çështje thotë se institucionet tona duhet të jenë syçelë dhe natyrisht të bashkëpunojnë ngusht edhe me institucionet e ndryshme të sigurisë.  

“Ashtu siç e them në vazhdimësi se Serbia do të përdorë secilin trik që ka mundësi ta përdorë konform takatit dhe mundësive që i ka.  Biles edhe duke i paraqitur ata (wagnerët dhe paramilitarët e saj) si civilë të rëndomtë - pse jo!? Shih për këtë institucionet tona duhen të jenë syçelë dhe gjakëftoftë dhe natyrisht të bashkëpunojnë ngusht edhe me institucionet e ndryshme të sigurisë, të vendeve mike që janë prezente në vendin tonë. Unë pres që Rusia të dorëzohet muajt në vijim dhe pastaj pozita jonë do të qartësohet në favorin tonë.   

Pra, durim dhe kujdes sepse gjërat po ecin në favorin tonë”, përfundon ai.  

Halimi: Zëri i Kosovës të jetë i fuqishëm, spektri politik duhet të jetë unfikues, e jo përçarës  

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, thotë se deklarimet e presidnentes duhet të merren seriozisht sepse ato i marrin nga institucuionet përgjegjëse.  

Ai shton se për këtë janë informuar edhe mekanizmat ndërkombëtar.  

“Deklaratat e udhëheqësve shtetëror janë deklarata që vijnë nga informacione mirë të informuara dhe të faktuara, ngase ato i marrin nga institucione gjegjëse që janë të ngarkura për marrje të informatave, përpunimin, analizimin dhe shpërndarjen e tyre, siç është agjensioni i intelegjencës kosovare-AKI, ku drejtori i saj njëherit është këshilltar për siguri i presidentes dhe kryeministrit, çka e ka për detyrë edhe t’u raportojë.  

Jam i sigurt, se përveç këtyre edhe mekanizmat ndërkombëtar janë të informuar për këto zhvillime”, deklaron ai.  

Tutje, për këtë duhet të aktivizohet institucionet e sigurisë dhe politika në Kosovës të jetë zë i fuqishëm dhe unifikues.  

“Andaj, këto informacione duhet aktivizuar institucione e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare, njëherit edhe diplomacinë ndërkombëtare, që të informojnë bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që t’i bëhet trysni Serbisë për t’u distancuar nga çdo ndikim rus, dhe të ndal veprimtarinë e saj destabilizuese.  Por, që zëri i Kosovës të jetë i fuqishëm, spektri politik duhet të jetë unfikues, e jo të ndarë në qëndrime, çka edhe me apo pa qëllim po i bëjnë dëm vendit tonë”, përmbyll Halimi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat