Studiuesi i politikave ndërkombëtare: Kjo është sfida kryesore që e pret Albin Kurtin

Politika

Studiuesi i politikave ndërkombëtare: Kjo është sfida kryesore që e pret Albin Kurtin

P.Rudi Nga P.Rudi Më 16 shkurt 2023 Në ora: 23:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ne dy vjetorin ardhjes në pushtet, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur fitore të qytetarëve të Kosovës, fitoren me mbi 50% të votave që partia e tij e kishte arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet. Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri. Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, deklaroi kryeministri Kurti.

E sipas studiuesit të politikave ndërkombëtare, Seb Bytyçi përgjatë këtyre dy viteve, e gjithë vëmendja e qeverisë ka qenë tek diakogu me Serbinë.

“Qeverisja është përballur me disa stresorë të jashtëm dhe ka vëmendje të madhe te dialogu. Qeverisja nuk është uniforme tek të gjithë sektorët dhe ka ngecje në disa sektorë, kurse kemi parë përmirësime në disa aspekte dhe në rangime ndërkombëtare, sidomos në sundimin e ligjit”, thotë Bytyçi për “Bota sot”.

Sipas tij, arritjet e qeverisë Kurti ani pse janë të kënaqshme, nuk janë të mjaftueshme.

Image
Studiuesi i politikave ndërkombëtare, Seb Bytyçi

“Duhet theksuar performanca në dialog që ka qenë përgjithësisht e mirë dhe përmirësimet në sundimin e ligjit. Në shumë fusha ka arritje të nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme për nevojat e vendit siç është zhvillimi. Kurse disa fusha konsiderohet se kanë parë ngecje si shëndetësia e arsimi. Disa prej tyre po, sidomos qëndrimi ndaj Serbisë. Por disa tjera që lidhen me shërbimet publike ende jo plotësisht”, thekson Bytyçi.

Për fund, si sfidë kryesorë Bytyçi për qeverinë Kurti e sheh dialogun me Serbinë.

“Sfidë e brendshme është trashëgimi I institucioneve me cilësi të dobët dhe politizim të lartë. Kurse sfida e jashtme kryesore është dialogu me Serbinë”, shprehet studiuesi i politikave ndërkombëtare, Seb Bytyçi.

Kujtojmë se edhe partnerja në koalicion me Kurtin, Donika Gërvalla, ka thënë se binomi Vjosa-Albin është një qeverisje me duar të pastra.

“Për të kujtuar së bashku fitoren historike të 14 shkurtit 2021, së bashku me ministrin Faton Peci, në emër të Partisë Guxo vizituam dje Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministrin z. Albin Kurti. Binomi Vjosa-Albini në zgjedhjet e 14 shkurtit u shndërrua në mishërim të premtimit për qeverisje me duar të pastra dhe faqe të bardhë, drejtësi dhe punë, shtet ligjor, transparent dhe demokratik. Kemi dhe shumë punë për të bërë. Rruga e nisur së bashku është e gjatë, plot sfida por edhe suksese të dukshme tashmë. Po e citoj poetin:” “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, ka shkruar ministrja Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat