Në pritje të 27 shkurtit, analisti tregon si mund ta pranojë Serbia planin franko- gjerman

Politika

Në pritje të 27 shkurtit, analisti tregon si mund ta pranojë Serbia planin franko- gjerman

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 22 shkurt 2023 Në ora: 16:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Aleksander Vuciq

27 shkurti do të jetë dita kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç raportohet, në këtë takim do të diskutohet për propozimin franko- gjerman.

Siç njoftohet në faqen zyrtare të Zyrës për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin. Këto takime do të fillojnë në orën 15:00.

“Takimi do të fokusohet ne propozimin e BE-së për normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Brukselit.

Pas takimit, është planifikuar edhe një konferencë për media e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe Kurti edhe Vuçiq.

Në anën tjetër, analistët janë të bindur se në këtë takim nuk do të diskutohet për planin franko- gjerman, por për asociacionin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të muajit shkurt, i ka dhënë dritën e jeshile propozimit franko- gjerman.

Ky vendim i tij kishte ardhur pas takimit të Kurtit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lacjak.

Kështu Kurti konfirmoi se pranoi propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje. Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë", kishte shkruar Kurti në Twitter.

Në anën tjetër, Serbia nuk ka shprehur një qëndrim konkret sa i përket këtij propozimi.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deklaronte se nuk ka afat të caktuar sa i përket pranimit të këtij propozimi.

Kurse, sa i përket asociacionit ai deklaronte se fillimisht duhej formimi i tij, pastaj të vazhdohet dialogu.

Gjersa, presidenti serb “po ndryshon” fjalët e tij, analisti politik Blerim Burjani, thotë se më 27 shkurt do të diskutohet për asociacionin.

Image
Blerim Burjani

Sipas Burjanit, kushtet e Kurtit sa i përket asociacionit nuk do të pranohen në tërësi, por me rëndësi është që ai nuk duhet të jetë një etnik.

“Kushtet e kryeministrit Albin Kurti nuk do të pranohen si tërësi, por mund të diskutohen si të tilla, asociacionin nuk duhet të jetë një etnik, kjo është me rëndësi. Plani franko- gjerman nuk do të diskutohet nga Serbia, ata kërkojnë në radhë të themelohet asociacioni. Plani frako gjerman, duhet të trajtohet, ai ka pësuar ndryshime, disa ndryshime mund të pësojë edhe më shumë, kjo është normale, pasi që nuk ka asgjë përfundimtare. Mendoj se Serbia do të pranojë marrëveshjen nëse hiqet anëtarësimi i Kosovës në organizata si OKB, kjo pasi që Serbia e dëshiron zbehjen më të madhe të marrëveshjes në përmbajtje”, ka deklaruar Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat