Juristët: Plani franko-gjerman mund të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese

Politika

Juristët: Plani franko-gjerman mund të dërgohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 9 mars 2023 Në ora: 17:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Jeffrey Hovenier, Aleksander Vuçiq

Më 18 mars do të mbahet raundi i radhës i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë.

Në takimin e zhvilluar më 27 shkurt në Bruksel, kryeministri Kurti ka njoftuar zyrtarisht se Kosova e pranon planin franko-gjerman, derisa Serbia e ka kundërshtuar.

Kurti ka thënë se plani i zbatimit të propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë “gjithëpërfshirës dhe efikas”.

“Pritjet tona janë që do të vazhdojnë përgatitjet për takimin e 18 marsit, që do të mbahet në Maqedoninë e Veriut, në Ohër. Dhe do të shohim se si do të mund t’ia bashkëngjisim propozimit të dakorduar evropian edhe një plan të mirëfilltë zbatimi që duhet të karakterizohet nga gjithë-përfshirja dhe nga efikasiteti”, tha Kurti.

Nga ana tjetër, në Kuvendin e Kosovës para disa ditësh, është zhvilluar një debat i ashpër ndërmjet pozitës e opozitës.

PDK e LDK nuk po pajtohen me përmbajtjen e planit evropian, ndërsa AAK po.

Qeveria ende nuk ka bërë të ditur nëse planin franko-gjerman do ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Kelmendi tregon se si bëhen të plotfuqishme marrëveshjet ndërkombëtare

Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, juristi Muhamet Klemendi, ka shpjeguar procedurën rreth kësaj marrëveshje dhe si mund të bëhet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se duhet të nënshkruhet nga dy palët dhe të bëhet akt ndërkombëtar, pastaj të diskutohet në Kuvend.

“Marrëveshjet ndërkombëtare, qoftë bilaterale e multilaterale, pa nënshkrim nga kompetentët e shtetit, nuk është marrëveshje që prodhon efekte. Pra, si e tillë dhe e pa nënshkruar nuk sillet në Kuvend.

Kërkohet nënshkrimi i saj nga të dy palët që të bëhet akt ndërkombëtar dhe të diskutohet në Kuvend.

Vendimi i Kuvendit është i plotfuqishëm. Natyrisht se me padi mund të dërgohet marrëveshja në Gjykatën Kushtetuese dhe tek atëherë, pasi të vendoset në gjykatë, bëhet akt ndërkombëtar i obliguëshem. Kjo është procedura për aktet ndërkombëtare. Tash është marrëveshja vetëm platformë politike e panënshkruar dhe ku ka karakter detyrues”, përfundon Kelmendi.

Image
Muhamet Klemendi

Burjani: Marrëveshja duhet të sillet në Kuvend

Kurse, juristi Blerim Burjani, ka thënë se kjo marrëveshje duhet të sillet në Kuvend, por së pari do të shkojë në gjykatën kushtetuese.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, asociacioni i përfshirë në atë plan ka ide të jetë vetëqeverisje një nacionale serbe, pra një lloj autonomie asimetrike.

“Marrëveshja franko gjermane duhet të miratohet në Kuvend, po sikur edhe plani i zbatimit që është aneks i marrëveshjes. Pra për këtë kërkohet konsensus i gjerë, mund të jetë problematik, së pari duhet të shkojë në gjykatë kushtetuese, statuti eventual që do të hartohet për asociacion duhet të shkoj në gjykatë kushtetuese. Ka ide të jetë vetëqeverisje një nacionale serbe pra një lloj autonomie asimetrike, kjo shumë problematike mendoj që të drejtat civile serbe mund të jenë të nevojshme

Të sistemohen më mirë apo Kosova të ketë kartë nacionale për të drejtat e njeriut, por, nuk duhet të këtë emërtim një autonomi etnike në Kosovë”, përmbylli Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat