“Loja në përfundim”/ Driton Tali flet për takimin në Ohër – ja çfarë paralajmëron!

Politika

“Loja në përfundim”/ Driton Tali flet për takimin në Ohër – ja çfarë paralajmëron!

Nga: M.Haziri Më: 20 mars 2023 Në ora: 10:07
Driton Tali

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se të dy vendet "janë dakorduar për t'i respektuar të gjitha pikat e propozimit evropian dhe se do t'i implementojnë të gjitha".

Bashkimi Evropian publikoi në formë të shkruar marrëveshjen/planin e zbatimit që u arrit në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuҫiq.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se e kishte parashikuar një përfundim të tillë, pasi sipas tij kemi qenë dëshmitarë se si ka rrjedhur situate për këto kohë.

Ishim dëshmitarë, që pati edhe disa të cilët, qoftë për shkak të garës politike të brendshme partiake apo qoftë edhe inateve personale, tentonin ta paraqitnin Kosovën si antipërendimore”, tha ai.

Kjo që ndodhi në Ohër (unë tashti pa modesti më duhet ta them) e kam paraparë që vjet, pra që kur Serbia mori anën e Putinit në Luftën e Ukrainës.

Çështja është se ne (me ne mendoj si ne si shoqëri në përgjithësi - pra jo vetëm skena politike) si e shfrytëzuam këtë shansë apo, me mirë të them, se a e shfrytëzuam ashtu siç kishim mundësi? Në këtë pyetje: unë them me plotë gojë se jo!

Pra kushdo që rritjen e intensitetit të negociatave (apo presionit) nga ShBA dhe UE e sheh jashta Luftës së Ukrainës, dhe ja atribuon këtij politikani apo atij politikani, thënë me së buti është naiv.

Nuk duhet anashkaluar faktin, sepse ishim dëshmitarë, që pati edhe disa të cilët, qoftë për shkak të garës politike të brendshme partiake apo qoftë edhe inateve personale, për mos t'i përmend ata që sipas dyshimeve të bazuara paguhen qoftë nga Serbia qoftë nga Rusia, tentonin ta paraqitnin Kosovën si antipërendimore kurse Serbinë sikur po ju kthehet Perendimit dhe vlerave Perendimore, përkunder faktit se në Serbi sipas sondazheve "zyrtare" opinoni është rreth 85% pro Putin dhe pro Rusi, e sikur të bëhet një i tillë në Kosovë unë jam i bindur se përqindja do të ishte mbi 90% pro ShBA e UE dhe anti Rusi e anti Putin”, u shpreh Tali.

Ish-këshilltari i Konjufcës më tej thekson që Qeveria Kurti 2 bëri atë se çfarë mundi të bëj mirëpo që ka mundur të paraqitet edhe më mirë.

Pra, për ta shkurtuar tregimin, ajo që ndodhi në Ohër është si reflektim i të gjitha këtyre. Ose thënë ndryshe si reflektim i rrethanave të tashme gjeopolitike (si ato globale, rajonale natyrisht edhe këtyre të Kosovës).

Kurse sa i përket Ekipit të Kosovës apo Qeverisë Kurti 2, në këtë kontekst, them se kjo është kapaciteti ekzistues - kaq kanë mundur të bëjnë dhe kaq kanë bënë!

Siç e dini unë në vazhdimësi i kam patur kritikat e mia qoftë me procesin qoftë me qasjen, e sidomos me diplomacinë tonë (si me ambasadat, konsulatat apo me të gjitha misionet diplomatike që ne i posedojmë, u mor vesh me disa përjashtime), e cila sipas mendimit tim ka qënë tërësisht jashtë loje, krahasuar me ate të Serbisë. Dhe për aq sa kam patur mundësi nëpërmjet rrjeteve sociale e medieve të Kosovës, kam tentuar të këshilloj dhe sygjeroj alternative”, shpjegon ai.

Në bised e sipër, Tali thotë që Kurti duhet ta ketë strategjinë B, e besa edhe strategjinë C.

“Sidoqoftë, tashti jemi këtu ku jemi.

Por, nuk duhet anashkaluar fakti se politika nuk është diçka statike - e prandryshuar - sepse po të ishte ashtu ne, bie fjala, do ta kishim ende Perandorinë Romake kësajde.

Por është shumë fluide. Prandaj, duke e patur parasysh këtë fakt unë them se "loja" tashti është futur në pjesën e fundit të saj, dhe tashti varet shumë nga edhe nga pregatitja e palëve. D.m.th., ajo palë që është më mirë e pregaditur do ta ketë epilogun më të mirë. Duke mos harruar se e drjeta është në anën tonë dhe se Putini patjetër do të humbas në Ukrainë.

Prandaj, atë që jam ka e them qe sa e sa here në vazhdimësi, z.Kurti duhet ta ketë strategjinë B, e besa edhe strategjinë C, dhe jo vetëm të mbetet në këtë strategjinë e "pranimit të gjithëasaj që e din se z Vuçiç nuk e pranon””, përfundoi Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat