Takimi i 18 marsit/ Analisti flet për pikat kritike të marrëveshjes!

Politika

Takimi i 18 marsit/ Analisti flet për pikat kritike të marrëveshjes!

Nga: M.Haziri Më: 21 mars 2023 Në ora: 15:28
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Një nga temat më të rëndësishme është takimi i 18 marsit në Ohër, mes Kurtit dhe Vuçiq.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell tha se të dy vendet "janë dakorduar për t'i respektuar të gjitha pikat e propozimit evropian dhe se do t'i implementojnë të gjitha".

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Analisti thotë që marrëveshja e përmendur nuk është firmosur dhe se ende nuk ka marrë akoma fuqi të plotë.

Image
Hidajet Ahmeti

Marrëveshja joformale kornizë nuk ka prodhuar diçka substanciale, pasi nuk është firmosur. Në këtë version si është akoma nuk ka efekt juridik dhe nuk mund të konsiderohet e obligueshme për zbatim, pasi në aspektin administrativ dhe procedural nuk ka marrë akoma fuqi të plotë. Nëse dy shtetet marrin obligim dhe marrëveshja merr dritën e gjelbër nga udhëheqësit e dyja shteteve me firmosje atëherë mund t'a analizojmë”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson marrëveshja ka disa pika që de fakto Serbia nuk e njeh Kosovën.

Gjithashtu ai potencon që formimi i Asociacionit është çështje e ndjeshme por nuk duhet të vlerësohet deri në hartimin e saj.

Marrëveshja kornizë ka disa pika që de fakto, Serbia njeh shtetin e Kosovës dhe i japin rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Por ka edhe disa pika kritike të marrëveshjes , të cilat krijojnë huti për vlerësim. Formimi i Asociacionit është një çështje e ndjeshme, por nuk mund të vlerësohet deri në hartimin e statutit të Asociacionit, pasi përmes statutit do t'i jepet statusi këtij entiteti”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat