Raporti i DASH-it për Kosovën, Kurti premton përmirësim - analistët japin kritika

Politika

Raporti i DASH-it për Kosovën, Kurti premton përmirësim - analistët japin kritika

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 22 mars 2023 Në ora: 16:06
Qeveria e Kosovës

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) në bazë të raportit të tij nuk është se e ka gjetur Kosovën aq mirë në disa çështje me rëndësi.

Raporti thotë se çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit të kaluar ishin korrupsioni serioz i qeverisjes dhe mosndëshkimi i tij;

-mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje ose nga partnerët, dhunën seksuale dhe forma të tjera të kësaj dhune; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë ndaj pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për këtë raport ka thënë qeveria e tij po bën maskimumin dhe se Kosova gjatë dy viteve ka shënuar përparime të mëdha.

Ai po ashtu u shpreh se ende nuk janë aty ku duan.

“Ne bëjmë maksimumin e mundshëm pra nuk i kursejmë as vullnetin, as përpjekjet as dijen që kemi. Gjatë këtyre dy viteve Kosova ka shënuar përparime të mëdha. A jemi aty ku duam, ende jo.” – ka thënë Kurti.

Më tej, Kurti ka thënë se kritikat do t’i marrin me seriozitet dhe se do t’i trajtojnë me përpikëri.

“Mirëpo të gjitha ministritë tash teksa shënojmë këtë javë, dy vjetorin në qeverisje, e bëjmë më të mirën e mundshme. Edhe vërejtjet, kritikat të cilat na jepen do t’i marrim me shumë seriozitet e do ti trajtojmë me përpikëri.” – ka thënë ai.

Por cilat janë dështimet e Qeverisë në sy të opinionistëve?

Kelmendi: Kosovës i ka mbetur vetëm bashkimi kombëtar

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori Muhamet Kelmendi në një përgjigje për “Bota sot” ka kritikuar Qeverinë Kurti që sipas tij, nuk është se ka bërë punë të mira gjatë qeverisjes së tij.

Në Kosovë nga qeveria Kurti ka shumë të vështirësi që kanë ardhur duke u thelluar në përmasa të rënda për Republikën dhe për popullin.

Vështirësitë janë të dy anëve.

1.Problemet e brendshme shumë të rënda të përcjella me konflikte me pakënaqësi.

Këto janë të fushës ekonomike, sociale, edhe politike.

është e rënduar shumë. Nuk kemi përmirësime në punësim dhe as në shëndetësi, sikundër edhe në sistemin social, pensional. Papunësia është e lartë. Të ardhurat personale të ulëta. Ndihmat sociale, pensionet dhe shëndetësia buzë kolapsit. Sistemi gjyqësor dhe prokurorial katastrofë. Sjelljet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve janë kryesisht anti-ligjore dhe tejet fyese për palët. Në këtë sistem juridik palët mjet financiar. Masat po ikin nga Kosova. Kosovës po zbrazet. Fshatrat janë boshatisur”, thotë ai.

Sipas tij, zgjedhja e vetme për këtë çështje mbetet bashkimi kombëtar.

Në Kosovë nuk ka asnjë investim në ekonomi prodhuese dhe ndërtimore. Rrugët po dëmtohen me të madhe. E ardhmja është e errtë. Nuk kemi njohje të reja. Kemi pasivizim të njohjeve dhe asnjë anëtarësim në organizatat e ndryshme ndërkombëtare.

Edhe plani franko-gjerman me aneksin adekuat është jo i qartë. Nga plani nuk del njohja reciproke dhe as dëmshpërblimi i dëmit material dhe moral të shkaktuar gjatë luftës 1998/99. As përgjegjësi penale për krimet e luftës nuk kemi te plani.

Plani është bërë vetëm për Asociacion. Ky subjekt është shumë i dëmshëm dhe vdekjeprurës për Kosovës. Vetëm kompetencat e komunale që bashkohen në një organ udhëheqës janë mjaft për një autonomi të gjerë.

Nuk ka rëndësi emërtimi i subjektit baza është te kompetencat. Natyrisht se kjo gjendje njihet nga z. Kurti. Ai e dinë natyrën e këtij subjekti. E ka të qartë se është i dëmshëm për Republikën. Çështjet e shtruara janë të rënda. E ardhmja është e zbehtë. Republika është buzë zhdukjes. Mbetet bashkimi kombëtar”, përfundon ai.

Duhanaj: Si sukses do ta listoja aktivitetin propagandues manipulativ të vijon akoma e bën me sukses

Image
Leon Duhanaj

Edhe analisti Leon Duhanaj ka thënë se Qeveria e Kurtit ka pasur dështime gjatë qeverisjes së tij. Ai madje ia liston disa nga dështimet.

“Nëse duhet listuar ndonjë gjë rreth aktivitetit të Qeverisë Kurti. Si sukses do ta listoja aktivitetin propagandues manipulativ të vijon akoma e bën me sukses. Përderisa lista e dështimeve nuk përshkruhet dot, duke filluar prej:

Kapjes dhe futjen nën kontroll te të gjitha segmenteve kyçe, të gjitha bordet, media dhe çdo gjë që mund t'i kundërvihet.

Shkarkim të njerëzve nga pozitat, zëvendësimin e tyre pa kritere.

Bllokadë totale ekonomike në të gjitha sektorët. Bllokada në arsim, grevën të cilën e heshti gati sa duke injoruar totalisht gjendjen e krijuar.

Në mungesë të investimeve kapitale, kompanitë janë para kolapsit ekonomik, si pasojë kemi zhgënjim dhe emigrim masiv.

Dëme këto të cilat s'kanë të numëruar.

Megjithatë dëmet me të mëdha i ka bërë në aspektin e politikës së jashtme.

Në çdo proces ka arritur që ta prezantoj Kosovën si destruktive, duke insistuar në fillim në disa masa koti për të cilat me pastaj nuk i bie ndërmend fare.

Degradoi me situatën në veri të vendit duke përdorur fjalor lufte, përderisa në të njëjtën kohë kishte rënë dakord me palën serbe për asociacionin.

Kjo u dëshmua me deklaratën e Borell, i cili pas pajtimit tha "palët kanë shprehur pajtim që nga shtatori" përderisa me muaj kanë mbajtur gjendjen nën tension për t'i mashtruar qytetarët e tyre, kin se po luftojmë”, shprehet ai.

Sipas tij, Kurti është ai i cili po i zvarrit punët sidomos në në procesin e dialogut me Serbinë.

“Në çdo zvarritje që i ka shkaktuar Kosovës në procesin e dialogut, është rritur edhe nevoja e kompromiseve. Z. Kurti është fajtori kryesor për të gjitha zvarritjet në ketë proces duke përdorur vite me radhë të gjitha mjetet, të ligjshme dhe të paligjshme për t'i penguar proceset.

Në fund u pajtuar për variantin me të keq.

Kjo nëse nuk është sabotazh e qëllimshme ndaj shtetit dhe kombit, të të ishte mungesë elementare e njohurive gjë që nuk e besoj dot.

Nga çdo takim me ndërkombëtarë rreth çështjes së dialogut, Qeveria e Kosovës ka arritur ta pozicionon Kosovën si destruktive për derisa ka ndikuar në rehabilitimin e Serbisë deri në atë masë sa që faktori ndërkombëtarë e hoqi edhe opsionin e njohjes nga fjalori politik, gjë të cilën Kurti e pati shpallë si në qendër.

Pra nga njohja në qendër, e solli asociacionin në qendër përderisa njohjen e eliminoi fare.

Kjo është pasqyra e një Kryeministri dështak, në kuptimin me të mirë e në atë me të keqin sabotues i shtetit të vetë”, përmbylli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat