Vuçiqi tha se nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, vjen thirrja për Kurtin: Kështu duhet të kundërpërgjigjet Kosova

Politika

Vuçiqi tha se nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB, vjen thirrja për Kurtin: Kështu duhet të kundërpërgjigjet Kosova

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 23 mars 2023 Në ora: 19:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk nënshkruan asnjë dokument në Ohër, derisa ndërmjetësuesit evropianë thanë se presin që palët të zbatojnë gjithçka për të cilat u pajtuan liderët.

Por, nga ana tjetër Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qëndrimi i tij sa i përket marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën nuk ka ndryshuar “as edhe një pikë” dhe ka ripërsëritur se Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Analisti Skënder Mulliqi në një pronocnim për “Bota sot” ka thënë se qëndrimi i Vuçiqit nuk është normal, duke shtuar se edhe nuk duhet të çuditemi sepse Vuçiqi është eksponent millosheviçian.

“Moti në Serbi është instaluar shovinizmi i verbuar ndaj shqiptarëve në Ballkan. Këta nuk po lirohen nga elaboratat shfarosëse të Akademisë të Shkencave dhe të Kishës Ortodokse Serbe kundër shqiptarëve. Ky qëndrim nuk është normal dhe nuk i përket civilizimit të shekullit 21. Millosheviqi ishte ai që me forcë dëshiroi të formojë Serbinë e Madhe, por u ndal në marshimin e tij makabër nga shqiptarët dhe NATO në vitin 1999. Në atë kohë presidenti i tashëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi ishte ministër për informim dhe njeriu i cili ka kërkuar që për një serb të vriten 100 shqiptarë.

Nga ky eksponent millosheviqian nuk duhet të na çuditë asnjë deklarim, dhe nuk është asgjë e re kur ai përsërit se kurrë nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk do të pranojë pikën e planit franko-gjerman, ku thuhet se Serbia mos të pengon anëtarësimin e Kosovës në organizma relevant të Evropës dhe as në OKB. Vuçiqi është mësuar gjatë të ledhatohet nga BE-ja dhe për çudi u ledhatua edhe në takimin e Ohrit. Nuk u detyrua të nënshkruaj aneks marrëveshjen dhe kjo sikur e ka trimëruar atë, që të lëshon deklarime së gjoja po i dhemb dora e djathtë pas nënshkrimit të Marrëveshjes të Brukselit të vitit 2013”, thotë ai.

Image
Skënder Mulliqi

Sipas tij, edhe mos nënshkrimi i marrëveshjes në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, thotë se si duket barrën e realizimit të marrëveshjes e ka marrë BE-ja.

“Barrën për realizimin e marrëveshjes sikur e mori mbi supe BE-ja dhe kjo është një fakt i çuditshëm në praktikat ndërkombëtare. Edhe kjo ka ndikuar te presidenti serb, që të merret me deklarime të tilla skandaloze, të cilët zor që sjellin paqen në rajon dhe me Kosovën. Vuçiqi i iku nënshkrimit edhe për shkak të presionit të brendshëm. Është vështirë të supozohet se marrëveshjet e pa formuara të implementohen si të tilla, nëse BE-ja nuk i bën presion Vuçiqit në takimet e radhës që pritën të zhvillohen. Serbia nga shumë marrëveshje të firmosura nuk i ka zbatuar, dhe është diskutabile se a do të implementon marrëveshje të pa firmosura si kjo e Ohrit. BE-ja ishte jo korrekte me këtë rast më Kosovën- Kurtin, i cili shprehu gatishmëri për nënshkrimin e aneks marrëveshjës, ndërsa në anën tjetër Vuçiqit në mënyrë galante u lejua që ta refuzon. Po kërkohet nga Kosova që sa më shpejt të implementohet Asociacioni, të cilën disa po e kontestojnë që do të këtë emërtim”, shprehet ai.

Në fund, thotë se ka deklaruar ashtu për Kosovës se nuk do ta njohë dhe do ta pengojë Kosovën në organizata ndërkombëtare, atëherë as Kosovës nuk është e obliguar çfarëdo asociacioni apo të drejta vetmenaxhuese shtesë për serbët.

“Diçka duhet thënë hapur, se BE-ja por edhe Amerika sikur po veprojnë nga frika e luftës në Ukrainë, e që kjo ka mundësi tu kthehet bumerang, dhe Kosovën të dëmton rëndë nëse do të kemi ndonjë autonomi territoriale për minoritetin serb, siç po e parashohin njohësit e çështjeve juridike në Kosovë. Unë them se nëse ndodhë kjo gjë do të hapet Kutia e Pandorës edhe në shtetet tjera në rajon dhe më gjerë, duke u rrezikuar paqja. Nëse BE-ja dhe Amerika po mendojnë se do të mbyllët ky kapitull me ndonjë autonomi për serbët, është gabim se apetitet e Serbisë nuk do të ndalen deri në ndarje të Kosovës mbi bazat etnike. Nëse Vuçiqi nuk pranon përfundimisht inkuadrimin e Kosovës në OKB, që është pjesë e planit, duke shkuar në mënyrë selektive se çka i pëlqen atij, atëherë as Kosova nuk është më e detyruar që të implementon çfarëdo asociacioni apo të drejta vetmenaxhuese shtesë për serbët. Këtë gjë ishte dashur ta ketë parasysh kryeministri Kurti në takimet e ardhshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, e që vështirë që do të arrihet me logjikën luftënxitëse serbo-rusomadhe në rajon dhe më gjerë”, përfundon analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat