Bombardimet e NATO-s ndaluan operacionin e spastrimit etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve/ Kosova 24 vite pas

Politika

Bombardimet e NATO-s ndaluan operacionin e spastrimit etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve/ Kosova 24 vite pas

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 24 mars 2023 Në ora: 19:12
Bombardimet e NATO-s

24 vjet më parë kishin filluar sulmet e NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe.

Pikërisht më 24 mars 1999, NATO do të nisnin sulmet ajrore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë, sulme këto që kishin zgjatur deri më 10 qershor 1999.

Ndërhyrja e NATO-së, u nxit nga gjakderdhja e shqiptarëve, spastrimi etnik dhe destabilizimi i rajonit.

Bombardimi i NATO-së, ishte operacioni i dytë më i madh luftarak, pas fushatës së bombardimeve të vitit 1996 në Bosnjë dhe Hercegovinë

Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hafir Hoxha, ka kujtuar bombardimin e NATO-së, duke e quajtur si aktin e fundit për ta zhbërë ekzistencën e ish- Jugosllavisë.

Image
Hafir Hoxha

“Po bëhen 24 vite nga bombardimi i NATO-s, kundër ushtrisë serbe në Kosovë dhe më pas edhe kundër bandave ushtarake në Serbi, e më vonë edhe ndaj caqeve të tjera civile nga të cilat varet fuqia dhe stabiliteti i ushtrisë serbe. Ky akt ishte i fundit për ta zhbërë definitivisht ekzistencën e ish- Jugosllavisë e që Serbia pretendonte të mbetet trashëguese e saj, duke tentuar të mbajë nën sundim Malin e Zi, Vojvodinën dhe Kosovën. Jugosllavia me Titon ishte një ndër shtetet më të besueshme të shteteve të pa inkuadruara të cilat shtete nuk kishin demokraci politike, vendet ku nuk u respektohej e drejta e njeriut dhe dëmtonin politikën globale të OKB-së, por edhe të NATO-s në aspektin e mbrojtjes dhe të sigurisë globale. Prandaj, edhe sot Serbia mundohet, por edhe ia arriti të ketë mundësi dhe marrëdhënie politike të mira në ato shtete ku sot iu shet pajisje dhe armatim ushtarak”, rrëfen Hoxha.

Ai tregon sesi Kosova dhe ndarja e saj, ishte pjesë më e komplikuar dhe më e ndërlikuar.

“Jugosllavia filloi të rasfirmihet më 27.06.1991 në Slloveni , pikërisht në kazermën time ku unë isha ushtarak, komandant i njësive kufitare në Maribor dhe pas dy ditëve, pra më 29.06.1991, tejkalova me njësitin tim nga ish- APJ në ushtrinë sllovene, ku pastaj një muaj luftime arritëm të bllokojmë ish- APJ dhe e detyruam të tërhiqet nga Sllovenia. Edhe lufta e UÇK-së, ishte etapa e fundit e të njëjtit projekt, pra shpartallimit të Jugosllavisë me princip të gradualitetit prej më të lehtës nga më e rënda, prej të thjeshtës drejt të komplikuarës, prej të njohurës drejt të pa njohurës, me këtë princip janë zhvilluar luftërat në ish republikat Jugosllave, pra Kosova ishte pjesë më e komplikuar, më e ndërlikuar që të ndahet nga Serbia, ku pasojat po shihen edhe sot pas 24 viteve pas luftës”, deklaron Hoxha.

Sipas tij, lufta e armatosur nuk do të ndodhte pa reformimin e ushtrisë së Shqipërisë.

“Në UÇK e filluam luftën e armatosur në vitin 1998, nuk do të kishte ndodhe kjo po mos të ishte reformuar Ushtria e Shqipërisë. Me shpartallimin e ushtrisë shqiptare ne nga Kosova krijuam mundësi ku mund të mobilizoheshim, të stërviteshim, të armatoseshim dhe pastaj të futeshim në Kosovë me armatim dhe të zhvillonim luftë guerile, dita e ditës u përforcohej UÇK-ja, filluan njësitet tona të përfitojnë besim dhe eksperiencë ushtarake, ndërkohë ushtria serbe e vërente përparimin dhe fuqizimin tonë të shpejt dhe për të na penguar të zhvilloheshim në çdo cep të Kosovës, merrte hapa tjerë radikal kundër popullatës civile, filloi t’i shpërngulte popullatën që ta vështirësonte edhe ekzistencën e UÇK-së”, vazhdon Hoxha.

Bombardimi i NATO-së, ishte operacioni i dytë më i madh luftarak, pas fushatës së bombardimeve të vitit 1996 në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ishte hera e parë që NATO kishte përdorur forcën ushtarake pa miratimin e shprehur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe rrjedhimisht, miratimin ligjor ndërkombëtar, gjë që shkaktoi debate mbi legjitimitetin e ndërhyrjes.

Shala: Bombardimet e ANTO-s u pasuan me raste të rënda të gjendjes së sigurisë në Kosovë

Image
Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë se intervenimi i NATO-së ka hapur rrugën e një ndërhyrje si operacione për spastrim siç e kishte bërë Serbia në Kosovë.

“Intervenimi i NATO në Kosove ka hapur për herë të parë rrugën e një ndërhyrje si operacion për spastrim siç e kishte bërë Serbia në Kosove. Nga përfundimi i bombardimeve dhe ndërhyrjes me forca tokësore në Kosove filluan të instalohet administrata e OKB, e cila filloi që t’i krijonte institucionet e IPVQ ku përgjatë kësaj periudhe patëm ndryshime politike të cilat në shumicën e rasteve u paraqiten tejet të rënda për sigurinë e vendit që nga trazirat e marsit 2004, spastrimin etnik të shqiptareve po në atë vit nga rojet e urës”, pohon Shala.

Shala rikujton Kosovën që nga pavarësia e deri më tani, duke u ndalur edhe te dialogu me Serbinë.

“Më të shpallur pavarësinë e vendit 2008 pësuan lëvizje interesante në forcimin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare ku shteti më i ri në koordinim me partnerët e bëri realitet ëndrrën e një shtetit të pavarur të shqiptarëve në Kosovë. Nga 2008 deri 2011 në veri të vendit ishte një situate kaotike kriminale ku pjesëtarët e njësive speciale intervenuan duke mbrojtur dhe rikthyer legjitimitetin dhe legalitetin institucional në veri në përgjithësi në pikën 1 dhe 31 në veçanti. Nga këtu e tutje pësoi një triatlon i gjatë i bisedimeve nga ato politike e teknike deri të këto të fundit që prapë nuk po zgjedhin situatën finale të një raporti ndërfqinjësor me Serbinë edhe për një periudhë tjetër 10 vjeçare”, përfundon Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat