Profesori nga Amerika flet për protestën e sotme/ Zbulon skenarin e Molliqajt – ja pse përmend Kujtim Shalën!

Politika

Profesori nga Amerika flet për protestën e sotme/ Zbulon skenarin e Molliqajt – ja pse përmend Kujtim Shalën!

Nga: M.Haziri Më: 25 mars 2023 Në ora: 19:14
Pamje nga protesta

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta e organizuar nga PSD, kundër Asociacionit.

Në protestën e organizuar nga PSD-ja, që nuk është parti e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, morën pjesë qindra persona.

Protestuesit zëvendësuan flamujt e Kosovës, të vendosur te ndërtesa e Qeverisë, me flamuj të bardhë, për të simbolizuar “dorëzimin” me pranimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Po ashtu, PDS lëshoi tym të zi drejt ndërtesës së Qeverisë, për të treguar, siç tha, “zymtësinë” që ka sjellë Qeveria Kurti.

E në lidhje me këtë protest ka folur për gazetën analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se të gjithë ata që nuk kanë gjetur vetën askund në politikë sot kanë qenë pjesë e protesës së sotme.

Ish-rebeluesi Dardan Molliqaj i cili vite më parë ishte në krye te rebelimit kur dolën nga LVV mbi 12 deputet të mashtruar nga Klani Pronto të cilët më pastaj u injoruan vite me radhë mbetet rrugicave duke mos mundur ta gjejnë veten askund, bile edhe AAK i shprëfilli. Të gjithë ata sot janë bërë pike e pesë dikush iu ka ngjitë ndonjë partie si Aida Derguti LDK,disa prej tyre edhe po shihën si kishe analist nepër studio të ndryshme në television. Kurse disa të tjerë në krye me Dardan Molliqajn ia rrëmbyen Kaqusha Jasharit PSD,që për kryetar u zgjodhë askush tjeter por kryesuesi i rebelimit nga LVV Dardan Molliqaj duke e krijuar një parti minore”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thotë që Molliqaj është njeri që ka zili Kurtin dhe se çdo gjë po e bën për ta vënë në pozitë të keqe kryeministrin.

Dardan Molliqaj që dikur ishte goxha një faktor në LVV si sekretar i përgjithshëm menëjherë doli kundër LVV. Deklaratat e tij shpesh janë skandaloze, sikurse ajo se për gjendjen e serbeve në veri fajtor kryesor po e lënë kreytarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Ky njeri ka aq zili,aq inatçor në Albini sa çdo gjë që thotë është kundër Albinit dhe LVV e cila atë e afirmoi.Por në momentin kur më ata 12 rebeluesit tentoi të bejë”grusht shtet”në LVV dështoi dhe iku”, shpjegon profesori.

Në fund, ai thekson që publiku ka pritur që Kujtim Shala të jetë pjesë e kësaj proteste.

Por ajo çka ishte më ineresantja që publiku ka pritur me padurim që në protestën e sotme të Dardan Molliqaj do ta shohin edhe akademikun e famshëm Kujtim Shala duke u çjerrë së bërtituri duke sharë me nanë e babë krejt qeverinë dhe kryeministrit Kurtin ashtu siç bëri në Parlament,bile këtu në protest do mundet edhe më fuqishëm dhe më zë të lartë të shajë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat