Juristi vjen me emërtimin e ri për Asociacionin – Paralajmëron dorëheqjen e Kurtit nëse nuk e pranon këtë!

Politika

Juristi vjen me emërtimin e ri për Asociacionin – Paralajmëron dorëheqjen e Kurtit nëse nuk e pranon këtë!

Nga: N. Shaqiri Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:20
Albin Kurti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shtete të tjera evropiane, të cilat janë mike të mëdha të Kosovës, kanë bë thirrje të formohet Asociacioni në Kosovë.

Mirëpo, thirrja e tyre asnjëherë nuk ishte që ky Asociacion të jetë kundër Kushtetutës së Kosovës.

Se nuk do të formojë Asociacion kundër kushtetutes është shprehur disa herë i bindur madje edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në lidhje me Asociacionin ka folur edhe njohësi i çështjeve politike, juristi Blerim Burjani.

Ai thotë se, Asociacioni është në duart e kryeministrit Kurti.

“Se si do të duket Asociacioni është është në duart e kryeministrit Albin Kurti. Kjo punë është për ekspert dhe jo për fjalë mëdha. Duhet të mos ketë Asociacion por të ketë zgjerim të të drejtave që nuk tejkalojnë pushtetin lokal. Mund të ketë Asociacion për bashkëpunim ndërkomunal pa emërtim etnik. Termi serb duhet t’i ikët juridikisht, pra mund të jetë emërtim bashkëpunues ndërmjet komunave, por pa emërtim etnik”, shprehet Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai madje ka gjetur edhe disa emërtime të tjera për Asociacioni e Komunave Serbe.

“Bashkësia e lirë e Komunave për Bashkëpunim Ndërkomunal; Bashkësia e Komunave me Shumicë ndër etnike për Avancim të Shërbimeve Lokale dhe Bashkësia e Komunave për Avancim e Bashkëpunim Lokal ndër etnik”, shton ai.

Juristi thotë se, duhet të shmangët termi etnik që shkakton probleme dhe nxitë komunitetet tjera me këkesa të ngjashme.

“Termi serb duhet të zëvendësohet me ndëretnik. Kjo mund të përballohet nga Kurti, në të kundërtën ai nga mos pranimi mund të jep dorëheqje. Tashmë marrëveshja e Ohrit është valide për këndo që vjen në pushtet përmes zgjedhjeve”, përfundon juristi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat