Eksperti austriak reagon ashpër ndaj Vuçiqit, ia përmend fjalimin ‘ndezës’ – paralajmëron pasoja për Serbinë!

Politika

Eksperti austriak reagon ashpër ndaj Vuçiqit, ia përmend fjalimin ‘ndezës’ – paralajmëron pasoja për Serbinë!

Nga: A.M Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:58
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ndonëse, me 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, deri më tani kjo marrëveshje as nuk është nënshkruar dhe as nuk ka filluar të zbatohet.

Është pikërisht Vuçiq, ai që po refuzon një gjë të tillë, ku edhe ka vazhduar me qasje provokuese dhe deklarata tendencioze ndaj Kosovës.

Siç duket, presidenti serb nuk po ka guxim që të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në vazhdimësi ka ankesa të ndryshme.

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger ka komentuar marrëveshjen e arritur në Ohër dhe refuzimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për ta nënshkruar atë.

Së pari, ai u shpreh se pas këtij refuzimi, Serbia duhet të izolohet dhë t’i ndalohen fondet, derisa përmendi nja fjalim ‘ndezës’ të Vuçiqit.

Image
Eksperti austriak, Gunther Fehlinger

“Refuzimi i Presidentit të Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen e Ohrit tregon se Serbia nuk është e gatshme për paqe dhe duhet të izolohet.

Presidenti i Serbisë ka përshkallëzuar situatën me fjalimin ndezës të marshit të 24-të me rastin e fillimit të ndërhyrjes Çlirimtare të NATO-s që çoi në çlirimin e Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë nga regjimi gjenocial i terrorit të Millosheviqit”, deklaroi eksperti austriak.

Krahas kësaj, Fehlinger vlerëson se Vuçiq po e ndjek politikën e Millosheviqit dhe po e ushqen popullin e tij me narrative kundër NATO-s, perëndimit e Kosovës.

“Por presidenti aktual i Serbisë vazhdon traditën politike të mentorit të tij Millosheviq por fajëson NATO-n, që do të thotë të gjithë evropianët për të ashtuquajturin agresion të Serbisë. Për sa kohë që ai mashtron kombin e tij dhe ushqen një narrativë kaq toksike kundër perëndimit kundër NATO-s dhe refuzon njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e përbashkët të trefishtë të Kosovës, Bosnjës dhe Serbisë në NATO, Serbia duhet të izolohet dhe të zhvlerësohet”, theksoi ai.

Ndër të tjera, eksperti austriak tregoi ofertën që duhet t’i bëhet Serbisë, mirëpo vetëm pasi që ajo të izolohet.

Kjo ofertë parasheh 10 pika, e një nga to është njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Pasi të ketë filluar procesi i izolimit të Serbisë, BE-ja dhe NATO-ja duhet t'i bëjnë Serbisë ofertën e mëposhtme

1. Të njohë Republikën e Kosovës

2. Serbia të marrë euron si valutë në Serbi në momentin e njohjes së Kosovës

3. Beogradi dhe Prishtina të kenë një sistem metro të financuar nga BE

4. Kosova merr statusin e kandidatit në BE

5. Serbia, Kosova dhe Bosnja bashkohen në NATO në vitin 2024

6. Serbia, Kosova dhe Bosnja i bashkohen BE-së në vitin 2029

7. BE-ja bën ofertë infrastrukturore prej 6 miliardë eurosh për të tre vendet 2023-2029

8. Serbia i bashkohet politikës së jashtme të BE-së dhe sanksioneve kundër Rusisë dhe ndalon bllokimin e Bosnjës, rrëmujën e Malit të Zi dhe bezdisjen e Kosovës

9. Serbia mbyll hapësirën ajrore për Rusinë dhe anulon MTL-në me Rusinë.

10 Në rast se Serbia refuzon, Serbia do të izolohet dhe do të definohet derisa Serbia ta pranojë këtë ofertë”, përfundoi Gunther Fehlinger për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat