“Mali i Zi pjesë e “Ballkanit të Hapur””/ Analisti tregon skenarin e ri tashmë me presidentin Milatoviç!

Politika

“Mali i Zi pjesë e “Ballkanit të Hapur””/ Analisti tregon skenarin e ri tashmë me presidentin Milatoviç!

Nga: M.Haziri Më: 7 prill 2023 Në ora: 21:51
Jakov Milatoviç

Kandidati i lëvizjes “Evropa Tani” për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, doli fitues në zgjedhjet presidenciale të së dielës në vendin e vogël Ballkanik, që po kalon një periudhë krizash politike.

Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se 58.9 për qind e zgjedhësve votuan për z. Milatoviç, ndërsa presidenti aktual, Milo Gjukanoviç fitoi 41.1 për qind të votave.

Duke shpallur fitoren në selinë e lëvizjes së tij në Podgoricë, Jakov Milatoviç, 37 vjeçar, tha se kjo “është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet”.

E në lidhje me zgjedhjen e Milatoviç-it dhe ndikimin që mund të ketë në raportet mes Malit të Zi dhe Kosovës, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai u shpreh se po qarkullojnë shumë opinone që është i ndikuar në Moska dhe Beogradi mirëpo që në ditët në vazhdim mund ta shohim zgjidhjen që qytetarët e Malit të Zi kanë bërë.

Image
Nexhat Haziri

“Është zgjedhje e qytetarëve të Malit të Zi, përkundër që qarkullojnë mendime e opinione të ndryshme se presidenti i ri i Malit të Zi është i ndikuar nga Moska e Beogradi. Gjë që do të paraqiste problem për vet funksionimin e Malit të Zi dhe prespektivës së procesit në integrime evropiane dhe gjithashtu do ta bënte akoma më komplekse zgjedhjen e tij kur merret parasyshë se ky shtet është anëtar i NATO-s”, u shpreh analisti.

Më tej, ai thotë që presidenti i Malit të Zi ka thënë që për raportet me Kosovën nuk do të ketë ndryshime, mirëpo ajo që është e sigurt është që Mali i Zi do të jetë pjesë e Malit të Zi.

“Sa i përket raportëve me Kosovën, vet presidenti i ri malazez ka Jakov Milatoviç ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë ndryshim. Por kjo mbetët për tu parë. Ajo që është e sigurt edhe nga deklaratat e kryeministrit në detyrë Driton Abazoviç është e sigurt se tashmë Mali i Zi do të jetë pjesë e të ashtuquajturit Ballkani i Hapur, një projekt kontraverz dhe me plotë dyshime që po shtyhet përpara nga Vuçiq dhe Rama”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat