“Serbia detyrohet t’i hapë arkivat”/ Kërkohet përkushtim më i madh për të pagjeturit - Kjo është kërkesa publike!

Politika

“Serbia detyrohet t’i hapë arkivat”/ Kërkohet përkushtim më i madh për të pagjeturit - Kjo është kërkesa publike!

 Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 8 prill 2023 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Ditë më parë është mbajtur takimi i radhës mes kryenegocatorëvë të Kosovës dhe Serbisë.

Kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, u dakorduan në Bruksel për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur.

Kjo deklaratë pritet të miratohet në takimin e radhës së nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Presidenti Vuçiq.

Ky takim pritet të mbahet në fund të prillit me datë 22. 04, ndonëse nuk është konfirmuar ende.

“Kemi pasur kujdes të veçantë për të gjitha termet dhe se nuk e kemi pranuar termin e përmendur në konventën ndërkombëtare për zhdukjen e dhunshme, sepse jemi kujdesur që të mos rrezikojmë interesat e Serbisë”, tha Petar Petkoviq, pas takimit tre palësh ku mori pjesë edhe i ngarkuari i BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen riregjistrimit të veturave të serbëve me targa KM dhe shndërrimin e tyre në RKS, tha kryenegociatori i Kosovës, Bislimi.

Hoti: Me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave

Kjo temë ka arritur të sjellë reagime në opinonin publik, ndër ta ka qenë edhe kryetari i Komisionit Qeverita për Personat e Pagjetur, Andi Hoti ka thënë më shumë detaje sa i përket marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Prandaj më nuk do të ketë vetëm persona të zhdukur, por persona të zhdukur me dhunë nga shteti serb. Gjithashtu, më duhet të theksoj si tepër të rëndësishmë, që me anë të kësaj deklarate Serbia detyrohet të marrë përsipër hapjen e arkivave dhe prezentimin e dokumentave serkrete mbi vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka thënë Hoti.

Mehmeti: Qeveria e Kosovës ka korrur një fitore në raport me Serbinë

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, thotë që ky dakordim për të pagjeturit është një hapë i rëndësishëm dhe serioz.

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

“Natyrisht se ky është hapi i parë dhe më serioz deri tani për përsonat e pagjetur, natyrisht se ky është lajm i mirë. Megjithatë ky është vetëm hapi i parë për tu pasuar më të tjerë derisa të dihet fati i të gjithë të pagjeturve”, u shpreh analisti.

Ndër të tjera, ai përmend se qeveria e Kosovës ka arritur të ketë një sukses në raport me Serbinë.

“Qeveria e Kosovës ka korrur një fitore në raport me Serbinë e cila nga kjo marrëveshje do të detyrohet të nxjerr edhe emrat e të përfshirëve.Kështu që, familjet e të pagjeturëve kanë një shpresë se më në fund do të dihet fati i më të dashurvë të tyre”, tha Mehmeti për “Bota sot”.

Burjani: Të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes

Image
Juristi Blerim Burjani

 

Juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që kërkohet më shumë të bëhet për këtë çështje duke treguar edhe vendndodhjen e kufomave.

“Nuk është punë deklaratë për me i gjetë të pagjeturit apo kufomat e tyre, së paku Serbia me i dorëzu kufomat apo me tregu vendndodhjen e tyre dhe mu varros në mënyrë dinjitoze. Pra normal që kjo në Bruksel tingëllon si akte pozitive i palëve”, potencon ai.

Në fund, juristi shtoi që duhet të lëmë kohës që të zhvillohet më shumë për shumë pika të marrëveshjes.

“Por deri më tash me për plotë të zbatuara shumë pak, pra duhet të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë? Pra rëndësi ka vetëm nëse tregojnë vendndodhjen e personave të vrarë gjatë luftës, eshtrat e tyre duhet të dorëzohen tek autoritetet e Kosovës”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat