Profesori vë në dyshime Marrëveshjen në Ohër/ Ja pse është në krizë nga Serbia?

Politika

Profesori vë në dyshime Marrëveshjen në Ohër/ Ja pse është në krizë nga Serbia?

Nga: M.Haziri Më: 29 prill 2023 Në ora: 21:47
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Është njoftuar që takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet me 2 maj.

Takimi i radhës i Kurtit me Vuçiq tashmë është caktuar nga BE.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Palët pritet të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur si pikë të parë të rendit të ditës, e cila do të pasohet nga prezantimi/diskutimi mbi draft-statutin e parë të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Palët do të kenë gjithashtu mundësinë të diskutojnë çështje aktuale me rëndësi politike, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori dhe analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai u shpreh se marrëveshja e Ohrit është nënshkruar nga dy shtetet mirëpo se Serbia nuk po pranon ta zbatoj të njejtën.

“Pas 12 vitesh të humbura, të kota të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë kohë me parë me 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër me insistimin e BE/SHBA u arrijtë një marrëveshje gojore do thoja më shumë kanunore e bazuar vetëm në premtim pasiqë pala serbe nuk pranonte të nënshkruante asgjë, por vetëm me një deklarim se e pranon marrëveshjen dhe se do ta zbatojë atë”, tha ai.

Analisti më tej theksoi që Vuçiq është një mashtrues i madh dhe se po e luan lojën e djallit bile edhe me ndërkombëtarët.

Kjo po ndodhë edhe me marrëvshjen e fundit të Ohërit ku të dyja palët u zotuan se do ta zbatojnë.Por nuk ndodhi kështu. I pabesi Vuçiq e rrëzojë, e përdhunoj premtimin e dhanë duke e shkelë atë që në fillim e sidomos kur dihej se Vuçiq është një mashtrues i madh dhe se po e luan lojën e djallit bile edhe me ndërkombëtarët. Se marrëvshja është rrezikuar seriozisht të dështoi e tregon fakti kur Vuçiq deklaronte hapatas se nuk do ta zbatoj apo do t’i zbatojë vetëm ato pika që i konvenojnë Serbisë. Ani pse deklaronte se është për një marrëvshje që do t’i përmiresoi raportet midis shqiptarëve dhe serbëve kjo u tregua më së miri kur u mbajtën zgjedhjet lokale për katër komunat me shumicë serbe në veri i cili hapas u bëri thirrje që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet atje”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera, analisti përmend edhe votimin kundër të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Tandemi Vuçiq-Daçiq si dy pinjoll të kriminelit Millosheviq që së bashku vranë, përdhunuan dhe masakruan shqiptar duke marrë pjesë në skuadrat vrastare të Millosheviqit, këto ditë dolën kundër zbatimit të marrëvshjes duke deklaruar se do ta pengojnë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtar, me theks të posaçëm se nuk do të lejojnë të anëtarësohet në OKB. Këta dy kriminel fytyrën e vetë të bishave të karpatëve e treguan edhe para dy ditësh kur BE u pranuar në Këshillin e Evropës, jo vetëm që ajo votoi kundër por edhe janë qartë si bishat duke i kritikuar edhe edhe shtetet tjera që votuan për Kosovën si bie fjala Malin e Zi, Bosnjën, Greqinë”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat