Flet Tomë Gashi pas shkarkimit të ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit – ja porosia e tij e radhës!

Politika

Flet Tomë Gashi pas shkarkimit të ekipit menaxhues për draft-statutin e Asociacionit – ja porosia e tij e radhës!

Nga: M.Haziri Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:01
Tomë Gashi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, njoftoi ditë më parë se ka liruar nga detyra ekipin menaxhues për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Krasniqi thotë se ky ekip prezantoi punën e tij dje dhe se tashmë është pa statuts.

“Andaj, sot me datë 03 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujičić, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojković” ka thënë Krasniqi.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai u shpreh se shkarkimi i ekipit menaxhues ishte vendimi i duhur dhe paraqitja e draftit vërtetoi që ai ekip nuk kishte paraqitur drafin e duhur për Kosovën.

Shkarkimi i ekipit menaxhues nuk ka mund të bëhet më herët për shkak se do të paraqiste problem politik se kinse po shkarkohen vetëm që janë serb. Edhe pse ka mund të paramendohet, nuk është parë drafti i tyre para se të ekspozohet në Bruksel më 02.05.2023. Tani kur u bë e ditur se ata kishin propozuar një draft që i ngjanë shumë republika serpska në Bosnje do të ishte çmenduri po të mos shkarkohej ku ekip i krijuar nga qeveritë e mëparshme dhe jo nga qeveria Kurti”, u shpreh ai.

Avokati më tej thekson që çdo Asociacion do të jetë vrasje për Kosovën, duke përmendur këtu edhe Gjykatën Speciale.

Dhe Qeveria Kurti njëherë për njëherë Qeveria nuk do të formoj ekip tjetër menaxhues por idetë e Qeverisë për këtë çështje do të propozohen në takime të radhës në Bruksel. Asnjë Asociacion nuk do të ketë çfare e kërkon Serbia sepse kjo do të ishte vrasje e Kosovës. Siç e lënduan rëndë Kosovën me votim të Gjykatës Speciale e më keq kjo bënë edhe të tjerët kur i falen Malit të Zi 8250 hektarë toke Kosovë që kurr më nuk do të na kthehet”, shpjegon avokati.

Në fund, ai thekson që Kurti jep çdo gjë për Kosovën.

Albin Kurti është nivel tjetër që këta para tij nuk kanë kapacitet as ta kuptojnë nivelin e intelegjencës së tij dhe dashurinë që e ka për Kosovën të cilës i jep çdo gjë e nuk i merr asgjë”, përfundoi avokati Tomë Gashi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat