Shkarkimi i ekipit menaxhues të draft-statutit të Asociacionit/ Ja pse situata u kthye në zero – çfarë po paralajmërohet?

Politika

Shkarkimi i ekipit menaxhues të draft-statutit të Asociacionit/ Ja pse situata u kthye në zero – çfarë po paralajmërohet?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 6 maj 2023 Në ora: 11:36
Flamuri i Kosovës përpara ndërtesës së qeverisë

Ditë më parë është mbajtur takimi i rradhës i nivelit të lartë mes kryeministrit Albin Kurti, presisdentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë takim u prezantuar nga ky ekip drafti i asociacionit, për të cilin kryeministri Kurti tha është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën e ligjshmërinë.

Menjëherë pas këtij takimi Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka njoftuar se i ka liruar nga detyra anëtarët e ekipit menaxhues pas prezantimit të djeshëm të draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status”- ka shkruar ai.

Ekipi menaxhues, përbëhej nga të Danijela Vujiqiq, Jelena Boloviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq.

Kujtojmë që nikoqiri i këtij takimi, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është bërë hap i rëndësishëm simbolik për themelimin e Asociacionit.

Burjani: Prezantimi i i bërë i draft statutit nga ky ekip ishte skandaloz

Image
Juristi Blerim Burjani.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai u shpreh se prezantimi i këij draft statute nga ky ekip është skandaloz sepse të njejtit është dashur që të formojnë atë draft në pajtim me kushtetutën e Kosovës.

“Është bërë veprim i duhur dhe i domsdoshëm, jo që ka pas dëshirë për të bërë por është obliguar, prezantimi i i bërë i draft statutit nga ky ekip ishte skandaloz ishte shpallje e Repubikes Serpske në Kosovë. Ata është dashtë në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe ligjit për vetqeverisje lokale ta hartojn një draft”, u shpreh ai.

Juristi më tej thekson që situata kthehet në zero, duhet të formohet një ekip tjetër nga komunat serbe.

“Pra tash situata kthehet në zero, duhet të formohet një ekip tjetër nga komunat serbe, pra do të duhet të përbëhet nga komunat serbe dhe të fillojnë negociata me Ministrinë e Pushtetit Lokal. Dhe të hartohet një statut i ri plotësisht”, foli Burjani për “Bota sot”.

Shala: Situata në veri ka incinuanca të orkestruar nga faktori Beograd për të penguar autoritetin e Kosovës

Image
Eksperti i sigursië, Drizan Shala

Ndërsa sa i përket prekjës së sigurisë së vendit, eksperti i sigursië, Drizan Shala në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Drafti final ka karaktër autonomie territoriale e cila e formon një entitet të tretë në Kosovë.

“Ekipi menaxhues për hartimin e ASK ka në vetvete karakter ndërkombetar dhe mund të themi që në momentin e dorëzimit të draftit final për ASK ky tani me ka përmbyll afatin e saj funksional.

Drafti final ka karaktër autonomie territoriale e cila e formon një entitet të tret brenda rregullimit kushtetues të Republikës”, tha ai.

Eksperti i sigurisë më tej thekson që në veri të vendit ka incinuanca që pengojnë autoritetin e Kosovës në atë pjesë.

“Pra situata në veri ka incinuanca të orkestruar nga faktori Beograd për të penguar autoritetin e Kosovës në atë pjese duke afruar më afer formimin e autonomis vetmenaxhimit etj”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat