Çfarë po ndodhë me Edi Ramën? Pas dështimit për ndarjen e Kosovës, ky është skandali i radhës

Politika

Çfarë po ndodhë me Edi Ramën? Pas dështimit për ndarjen e Kosovës, ky është skandali i radhës

P.Rudi Nga P.Rudi Më 7 maj 2023 Në ora: 18:51
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, shqiptarët edhe serbët janë kushërinj ndërmjet veti.

“Volumi i jashtëzakonshëm i ekspertizës së Bashkimit Europian për mënyrën sesi ti ndërton një shtet funksional demokratik, si ndërton një gjyqësor të pavarur, si ndërton institucione, të cilat gjithmonë e më tepër janë të mbështetura tek shteti i së drejtës dhe jo tek marrëdhëniet personale ose ndërpersonale. Për shtete si tonat në Ballkan ku të gjithë jemi kushërinj me njëri-tjetrin, ku të gjithë kemi pikëpamjet tona personale sa i takon ligjit dhe drejtësisë, Bashkimi Europian është burimi i vetëm i njohurive dhe shpresave për të ndërtuar një shtet funksional demokratik”, deklaroi Rama gjatë një fjalimi në Athinë.

E kjo deklaratë e Ramës ka nxitur reagimin edhe të analistit politik, Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

“Në të vërtetë nisur nga origjina e tij, Edvin Kristaq Rama, si fëmijë i përzier greko-shqipfolës, për nga i ati, është fakt, se ai vet, është një grek-minoritar, ndërsa bazuar nga përkatësia ortodokse e babait Kristaqit, Edvini personalisht mund të jetë kushëri (vetëm fetar) me serbët e jo edhe vëlla me ta, siç e quan ai vet publikisht Vuçiqin. Por ajo që vërtetë, në këtë rast, tingëllon shumë dhimbshëm, për shqiptarët e Kosovës e veçanërisht për familjarët e të zhdukurve dhe të kidnapuarve shqiptar nga Serbia fashiste, është fakti se një prononcim kaq i pamatur, vije pikërisht nga goja e një kryeministri narkofil e skandaloz të shtetit amë, dhe atë vetëm një ditë, pas dakordimit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kriminelit Vuçiq, që pas mese 24 viteve, të mbarimit të luftës, Serbia okupatore, ti kthej edhe mbi 1600 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, të cilët vet krimineli Vuçiq, që nga viti 1999, vazhdon ti mbaj edhe për së vdekuri peng, nëpër Serbi, duke lënë familjet e dëmtuara shqiptare, për më tepër se dy dekada, në pritje me varre të hapura për bijtë e vet”, thotë Qarri për “Bota sot”.

Sipas tij, shqiptarët janë popull autokton në Ballkan, ndërsa serbët janë popull sllav me origjinë ruse.

Përndryshe shqiptarët të jenë kushërinj me serbët, këtë nuk e ka thënë kurrë askush, as nga shkenca deri më tani, madje kjo nuk ka asnjë mundësi të jetë e vërtetë, për vet faktin e ditur mirë nga të gjithë, se ne si popull, nuk kemi asnjë lidhje gjaku, me serbët, as me popujt tjerë rus e sllav, ndaj një kashë e lashë të tillë, fyese e poshtëruese, nuk e ka shpif kurrë-kush, as në sarkazma dhe të bërit humor atipik rrugëve të qytetit. Siç dihet mirë nga të gjithë dhe është vërtetuar edhe shkencërisht nga historia, shqiptarët janë popull autokton që jeton këtu qysh kur është formësuar toka dhe mbanë mend njerëzia, kurse serbët, sipas të gjitha dokumenteve ekzistuese historike, janë popull sllav me origjinë ruse, të ardhur, me fillim në shekullin VI nga Karpatet e Rusisë”, shprehet Qarri.

“Serbët janë pushtues dhe okupator të tokave tona, ndaj dhe gjatë gjithë jetës, nuk na ka rënë të shohim shkrime, të dëgjojmë deklarata, apo qoftë edhe vetëm supozime kaq absurde, nga ana e personave të specializuar me ADN-të njerëzore ballkanase, se shqiptarët autokton na qenkan kushërinj me serbët ardhacak, të zhvendosur nga Karpatet ruse, në trojet e Ballkanit Perëndimor”, shpjegon Qarri.

Ai e quan njeri të sëmurë Edi Ramën, pasi ky i fundit tha se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj ndërmjet veti.

“Kështu që insinuatat që di ti prodhojë vetëm truri i sëmur i Edvin Kristaq Ramës, të lënë vërtetë pa mend, madje ai pasi u vëllazërua vet me pasardhësin e kasapit Millosheviq dhe ministrin e tij të infomatave, kriminelin Aleksandër Vuçiq, paska marrë guximin, që me inteligjencën e tij të tredhur edhe shqiptarëve t`ua imponojë kusherinjëllëkun, me ardhacakët e Karpateve dhe ta paraqes popullin autokton shqiptar, në mënyrë tërësisht të gënjeshtërt, si kushëri të serbëve. Një prononcim i tillë kaq i sëmurë, se shqiptarët dhe serbët janë kushërinj, vjen për herë të parë, jo vetëm prej një shqipfolësi të traumatizuar melez, por edhe prej kujtdo tjetër, qoftë edhe me inteligjencë të cirkumizuar në gjithë periudhën e historisë sonë kombëtare e njerëzore, që nga lashtësia më e thellë e ekzistencës së shqiptarëve, në këto troje”, thekson Qarri.

Më tej, Qarri e akuzon për tradhti ndaj shqiptarëve Edi Ramën.

“Me këtë deklaratë të ulët, të rrejshme dhe tërësisht antishqiptare të tij, unë mendojë, se ky njeri, vërtetë ka nevojë urgjente, të vizitohet sa më parë, te një ekip i specializuar mjekësh, që të konstatohet se nga sa dhe çfarë sëmundjesh konkrete vuan ky psikopat patologjik, të shihet gjendja mendore në hollësi dhe devijimet psikike e mentale në memorie që mund të ketë pësuar eventualisht edhe nga varësia e narkotikëve, një shizofren si Rama?! Në qoftë se Edvin Kristaq Rama, ashtu siç shprehet edhe z. Berisha, kryetari i demokratëve në Shqipëri, për ta justifikuar tradhtinë e tij të hapur ndaj kombit shqiptar, merr guximin të përdhosë qindra mijëra vrasje, tortura, kidnapime, dëbimet milionëshe, përdhunimet masive dhe krimet e gjenocidin e paparë, ndaj shqiptarëve të pafajshëm nga barbarët serb, vërtetë një njeri dhe mendje njerëzore, më antishqiptare se ky psikopat patologjik, nuk ka pasur asnjëherë e dhashtë Zoti, të mos ketë, kurrë as në të ardhmen, ndër shqiptar”, deklaron Qarri.

Ai thotë se deklarata e Edi Ramës është edhe një skandal i radhës i kryeministrit shqiptar.

“Prononcimi i tij është edhe një skandal i pazakontë tipik, që lë shumë pyetje të hapura dhe tepër të nevojshme për tu sqaruar urgjentisht, se nga çfarë vuan një i sëmur i tillë shizofrenik dhe pse vërtetë ruan raste të veçanta si këto, për prononcime kaq cinike, një monstrum sishqipfolës si Edvin Kristaq Rama!?”, deklaron Qarri, sipas të cilit, pas dështimit të planit për ndarjen e Kosovës, Edi Rama po synon ta ndryshojë edhe origjinën e shqiptarëve.

“Apo ndoshta, pas dështimit për ndarjen e Kosovës, përveçse tenton që ta ndryshojë edhe origjinën dhe historinë autentike të shqiptarëve, ai tani duket, vërtetë të ketë marrë porosi të reja nga Vuçiqi, që ti legjitimojë, edhe krimet e gjenocidin shekullor ndaj shqiptarëve dhe ti arsyetoj pretendimet territoriale të Serbisë fashiste ndaj tokave të Kosovës, edhe në Greqi e cila duket se është afër njohjes së Kosovës, gjë që është për çdo kritikë dhe për këtë duhet të kërkohen sqarime konkrete prej tij, kurse shpifjet e gjuha e përdorur dekonstruktive, patjetër, duhet të dënohen në mënyrën më të ashpër edhe nga shteti i Kosovës”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat