“Serbi hegjomoniste dhe luftënxitëse” / Kjo është prapavija e mitingut të thirrur nga Vuçiq më 26 maj

Politika

“Serbi hegjomoniste dhe luftënxitëse” / Kjo është prapavija e mitingut të thirrur nga Vuçiq më 26 maj

Nga: A.SH Më: 22 maj 2023 Në ora: 22:06
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thirrur një miting me qytetarë që pritet të mbahet më datën 26 të këtij muaji.

Sipas raportimeve, në këtë tubim që do të mbahet në Serbi, Vuçiq i ka detyruar që të marrin pjesë edhe qytetarët serbë të Kosovës,

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka folur mbi organizimin të cilin e ka thirrur presindeti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 26 maj.

Ai gjithashtu ka komentuar Serbinë, e cila asnjëherë nuk ndryshoi për gjithë këto vite në raport me shqiptarët.

Sipas tij, Vuçiqi dhe politikat e tij nuk dallojnë shumë nga ato të Millosheviqit.

Më tej, ai shton se Serbia, nuk ka se si të jetë ndryshe, pos një shtet fashist, duke thënë se në kulturë, art, histori, gjuhë, gjeografi etj, ajo ende kultivon fashizmin e Drazha Mihajloviqit.

“Serbia, jo që nuk po reformohet, por gjithnjë e më shumë po yshtet pas invazionit ushtarak të Putinit në Ukrainë, për formimin e Rusisë të Madhe, që prap me territore të shteteve te rajonit, e veçmas me territore të Kosovës të zgjerohet. Dihet se Serbia është zgjeruar katër herë nëse nuk gaboj me territore të huaja gjatë historisë. Duke komentuar politikat e Serbisë shohim se edhe këto politika të Vuçiqit, nuk dallojnë nga politikat e Millosheviqit. Nacionalizmi çetnikist e ka kontaminuar të gjithë skenën politike në Serbi, me ndonjë dallim të vogël, kur bëhet fjalë për Kosovën. Këto politika në mediat e tyre po janë agresive, të dhunshme, militarizuese, patriarkale e narciste. Edhe presidenti Vuçiq është një vrasës i tipit të Arkanit e Mlladiqit. Ky është portreti shumë shkurtër i presidentit serb, me të cilën po bisedohet në dialogun Kosovë-Serbi, e që nuk ishte dashur të ndodhë. Vrasjet e fëmijëve në radhët e veta, kanë gjetur inpisirim pikërisht nga kriminelët serbë të luftës në ish-Jugosllavi. Nga kriminelët Radovan Karagjiq dhe Ratko Mlladiq, ishin inspiruar edhe Anders Brejvik nga Norvegjia, i cili kishte vra 77 persona dhe Tarant Brentoni Zelendës së Re, i cili kishte vrarë 51 veta. Që të dy kishin deklaruar se janë inspiruar nga këta dy kriminelë serb të luftës. Dhe, këta maskarenjë të politikës në Serbi, pothuajse për çdo gjë po i fajësojnë shqiptarët dhe botën perëndimore. Serbia, nuk ka se si të jetë ndryshe, pos një shtet fashist, kur në kulturë, art, histori, gjuhë, gjeografi etj, kultivon fashizmin e Drazha Mihajloviqit”, është shprehur Mulliqi.

Në fund, ai deklaron se Evropa është në dijeni për të gjitha të bëmat e Serbisë dhe ende vazhdon të bisedojë me të, e që kjo ka përfshirë edhe Kosovën, në bisedime gjoja për normalizim.

“Vrasësit dhe kriminelët në këtë shtet janë shpallur të gjithë heronjë. Serbia është e tëra e korruptuar, klerizuar dhe e kriminalizuar. Po jeton në shekullin e mesjetës. Evropa nuk është që nuk i dinë të gjitha këto, e po vazhdon të bisedon me një president hendikap, siç është Aleksandar Vuçiqi. Në këtë baltë e kanë zhytur që shumë vite edhe Kosovën në bisedimet maratonike gjoja për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella. Organizimi i fundit të mitingut të madh të thirrur për 26 maj në Beograd, flet katërcipërisht, se kemi të bëjmë me një Serbi hegjemoniste dhe luftënxitëse, si të kohës së Millosheviqit, të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat