“Strategji jashtëzakonisht e mirë”, mbështetet Kurti pas tensioneve në veri – kërkohet kujdes në këtë pikë!

Politika

“Strategji jashtëzakonisht e mirë”, mbështetet Kurti pas tensioneve në veri – kërkohet kujdes në këtë pikë!

Nga: A.M. Më: 29 maj 2023 Në ora: 16:26
Pamje nga veriu

Veriu vazhdon të jetë edhe sot i tensionuar, ku grupe qytetarësh serbë u mblodhën në përpjekje për të hyrë në ndërtesat e komunave, në të cilat kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, hynë të premten.

Forcat e policisë së Kosovës dhe trupat e KFOR-it të drejtuara nga NATO-ja kanë shtuar praninë e tyre para ndërtesave të komunave.

Në Zveçan pati edhe gaz lotsjellës.

Madje, KFOR ka negociuar me Listën Serbe, të cilët ishin të pranishëm në këtë tubim, me qëllim që t’i bindin ata të largohen, por që një kërkesë të tillë nuk e respektuan.

Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS, në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi të gjitha këto zhvillime në veri.

Ai tha se shumica e pjesëmarrësve në veri, janë kriminel të grupeve të trafikimit, kontrabandës apo pjestarë të strukturave paralele.

“Po gabohet kur po raportohen 'protesta të qytetarëve serbë'.!

Në radhë të parë, asnjëherë qytetarët serbë në Kosovë nuk kanë vuajtur për mungesë të të drejtave, përkundrazi janë priveligjuar për nga të drejtat, por që i kanë mohuar ato.

Prandaj, sikurse në rastet e djeshit, përkundër mijëra qytetarëve serbë të Kosovës, në barrikada dhe aktivitete tjera të dhunshëme, marrin pjesë një grusht njerzë apo grup i përbërë nga 90% prej tyre kriminel të grupeve të trafikimit, kontrabandës apo pjestarë të strukturave paralele, që të gjithë njerëz të organizuar, rekrutuar, sponzorizuar e dirigjuar nga Serbia nëpërmes dorës së saj këtu, Lista Serbe”, deklaroi Halimi.

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS

Sipas tij, reagimet e ndërkombëtarëve janë të paarsyeshme, derisa mbështeti fuqishëm vendimet e Qeverisë së Kosovës, për të shtrirë sovranitet në këtë pjesë të vendit.

“Pra, vendi ynë është para një konflikti të provokuar nga Serbia, jo të sfiduar nga qyetarët e rëndom serbë, ku edhe këta të fundit janë të kërcënuar dhe rrezikuar e detyruar nga ky organizim.

Krejt këto janë lehtësisht të qarta, çka i bënë të pakuptimta reagimet e ndërkombëtarëve kundër, ndërsa sa i përket Qeverisë së Kosovës, ka ndërtuar strategji jashtëzakonisht të mirë aq sa sfiduese, që shtrirja e sovranitetit të saj të bëhet gradualisht, dhe me kujdes në reagim ndaj provokimeve të palës serbe”, theksoi Armend Halimi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat