Dokument për sanksione ndaj Kosovës, reagon “ashpër” analisti/ Ja çka fshihet prapa

Politika

Dokument për sanksione ndaj Kosovës, reagon “ashpër” analisti/ Ja çka fshihet prapa

Nga: Naile Ejupi Më: 8 qershor 2023 Në ora: 18:30
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak

Tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kishin kësaj radhe dy emisarët perëndimorë për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan, Gabriel Escobar. Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut.

Kanë kaluar dy ditë që nga kërkesat e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësuesit i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, i kanë bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Kërkesat e emisarëve, ishin qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja në atë pjesë dhe kthimi në tavolinën e dialogut.

Kryeministri Kurti ende nuk ka dhënë përgjigje kërkesave, ndërsa tashmë në media qarkullojnë sanksionet në rast të mos pranimit të tyre.

Sipas një media në Kosovë, që pretendon se posedon një dokument ku paraqiten fazat e sanksioneve nëse ajo nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk deskalon situatën në veri, duke përfshirë sanksionet kundër kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, sipas një teksti të brendshëm të qeverisë amerikane, parë nga Euronews Albania.

Faza e parë e sanksioneve do të parashikonte ngrirjen e fondeve të BE-së, procesin e liberalizimit të vizave, procesin e anëtarësimit për Këshillin e Evropës, fondet e SHBA-së dhe projekte të tjera të financuara nga perëndimi.

Faza e dytë do t’i shihte aleatët e Kosovës që të mbanin një qëndrim pasiv ndaj fushatës së çnjohjes së Serbisë kundër Kosovës, riorganizimit të pranisë ushtarake ndërkombëtare dhe reduktimit serioz të kontingjentit amerikan dhe përjashtimit të Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.

Ai parasheh edhe sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Sveçla, nëse situata në terren përkeqësohet më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen e të dyjave “non grata me justifikimin se ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë dhe paqen”.

Në dokument thuhet se “komuniteti transatlantik ka një nevojë jetike për të mos lejuar një qendër krize prapa linjave të kontaktit me Rusinë… Me nisjen e planit franko-gjerman, ekzistonte bindja se do të lindnin probleme me palën serbe, pasi një anë kokëfortë dhe jokonstruktive.”

Aty vazhdon, “askush nuk e priste që do të ishte Qeveria e Kosovës ajo që me veprimet e veta do të nxiste pasigurinë dhe do të nxiste krizat dhe konfliktet”.

Analisti politik, Skënder Mulliqi, konsideron të çuditshëm faktin sesi bota demokratike i mbyllë sytë para një regjimi të pa reformuar në Serbi.

Sipas tij, të përkrahësh një regjim të dhunshëm, që përditë po eskalon situatën në veri të Kosovës është i pa justifikueshëm.

“Nacionalizmi serbomadh është i pa durueshëm. Ka shkaktuar luftëra më shumë viktima, është nacionalizëm më moral të rrejshëm, që i denoncon popujtë jo sllavë e veçmas shqiptarët. Ky ultranacionalizëm ka bërë vrasje dhe dhunime të shoqëruara më spastrime etnike .Ky nacionalizëm është ngjizur fortë edhe të klerikët serb, të cilët po kërkojnë nga politikanët serb dhe nga Rusia që të ripushtojnë Kosovën më luftë. Rusia po dëshiron të realizon më luftë në Ukrainë idenë për kthimin e hegjemonise të ish Bashkimit Sovjetik, kurse Serbia për të formuar Serbinë e Madhe. Në Serbi po mbrohet politika millosheviqiane e cila shkaktojë tragjedinë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Bota serbe është bota e dikurshme e Millosheviqit, e përshtatur politikave aktuale të regjimit kriminal të Vuçiqit. Është për çudi se si bota demokratike po i mbyll sytë para një regjimi të pa reformuar në Serbi, i cili po dëshiron të futë Ballkanin më çdo kusht në luftë. Këtë gjë e dinë mirë edhe ndërmjetësit ndërkombëtar në dialogun Kosovë –Serbi . Të përkrahësh një regjim të dhunshëm, i cili përditë po eskalon situatën në veri të Kosovës, kjo nuk justifikohet më asgjë, e as më ndonjë interes gjeostrategjik nëse mendohet”, shprehet Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Është skandal më i madh i mundshëm diplomatik të kërcënohet Kosova me izolim të plotë, thotë Mulliqi, gjersa shton se në pyetje janë resurset e pasura nëntokësore të Kosovës veriore.

Serbia hapur është vu në shërbim që Mali i Zi dhe Kosova të bëhen pjesë e idesë të botës serbe. E kjo automatikisht do të thotë mbrojtje të politikës gjenocidiale të Sllobodan Millosheviqit. Shteti demokratik nuk ndërtohet më brutalitete. Kjo është pardoks i tranzicionit dhe i jetës demokratike. T’i vesh ultimatum apo diçka të ngjashme Kosovës së vogël, të sapo dalë nga flakët e luftës , është padrejtësia më e madhe. Po flitet edhe për sanksione aq të rënda, gati më mohim të pavarësisë që është presedan i llojit të vet. Të kërcënosh Kosovën më izolim të plotë, se edhe ashtu për 20 vite ishim të izoluar, kjo është skandali më i madh i mundshëm diplomatik. Burimi i krizave është hegjemonia serbomadhe, nuk është Kosova. Nuk është pritur gjithë ky ndryshim radikal i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës, edhe po të ishte gabim kryeministri Albin Kurti, për të favorizuar aq shumë Serbinë. Po duket ashiqare se po dëshirohet ndarje e Kosovës mbi baza etnike. Të deklarosh si Eskobar serbëve në veri duhet t’u takojnë të drejta shtesë të një autonomie të zgjeruar, kjo bie ndesh katërcipërisht më shtetin multietnik të Kosovës të proklamuar dhe të pranuar nga BE-ja dhe nga Amerika. Është më së qartë se bëhet fjalë këtu për resurset e pasura nëntokësore të Kosovës veriore, që konsiderohet se bëhet fjalë për triliona dollarë amerikanë. Po fshihet pikërisht ky synim më do kauza më pak te vërteta”, shton Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat