Rama e mbajti ‘sekret’ përmbajtjen e draftit për Asociacion, avokati i njohur hedh dyshime të mëdha: Me këtë shtet bashkëpunoi!

Politika

Rama e mbajti ‘sekret’ përmbajtjen e draftit për Asociacion, avokati i njohur hedh dyshime të mëdha: Me këtë shtet bashkëpunoi!

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2023 Në ora: 17:38
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Gjatë ditë së djeshme, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se i ka dorëzuar presidentit frncez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz një draft për krijimin e asociacionit të komunave serbe, i hartuar siç tha, nga ekspertë të nivelit më të lartë europian dhe amerikan.

Rama deklaroi se bëhet fjalë për një dokument konfidencial, i cili merr në merr në konsideratë që asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet apo konkluzionet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Ky propozim i Ramës nxiti reagime të mëdha, ku të shumta ishin kritikat ndaj tij.

Fakti që këtë gjë e bëri pa u konsultuar paraprakisht me kryeministrin Albin Kurti lë hapësira për dyshime dhe kritika.

Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ka qenë qeveria shqiptare e cila ka kërkuar hartimin e këtij dokumenti, apo ai i është ofruar asaj

E këtë draft të Ramës për Asociacionin e kundërshtoi edhe avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se fakti që Rama e mbajti secret përmbajtjen e këtij drafti, mund të thuhet se është një tradhti.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

“Nuk e dimë se çfarë përmban drafti. Por për faktin që e mbajnë sekret, duhet të jetë tradhti”, deklaroi avokati.

Sipas tij, një gjë tjetër shqetësuese është fakti që ka bashkëpunuar me Francën, kur duhet se ky shtet bashkë me Rusinë i kanë dhënë toka shqiptare shtetit serb dhe grek.

“Dhe në Francë!!! Franca dhe Rusia ia kanë dhënë territoret tona Serbisë dhe Greqisë.

Turp për një kryeministër shqiptar që bashkëpunon me politikën franceze...”, tha ndër të tjera Spartak Ngjela për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat