Ultimatumet për veriun e Kosovës, vjen paralajmërimi: Kurti i ‘fortë si guri’ – ja prapavijat e mesazheve të Escobarit e Lajçakut!

Politika

Ultimatumet për veriun e Kosovës, vjen paralajmërimi: Kurti i ‘fortë si guri’ – ja prapavijat e mesazheve të Escobarit e Lajçakut!

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:31
Albin Kurti, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar - Bota sot/ Ilustrim

Në veri të Kosovës vazhdon të jetë ende situata tensionuese.

Bashkësia ndërkombëtare dëshiron me çdo kusht deeskalimin e situatës përmes dialogimit mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, BE dhe SHBA, kanë rritur presionin ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i dhënë edhe ultimatum e paralajmërime për sanksione.

Çuditërisht, ndërkombëtarët po vazhdojnë të kenë një qasje më të butë karshi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kur dihet se të gjitha trazirat në veri të Kosovës erdhën nga grupet kriminale serbe.

Opinionisti Dedë Preqi ka mbetur i befasuar me presionin që po i bëhet kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dialogun me Serbinë dhe tendencën për ta shfaqur atë si fajtorin kryesore.

Sipas tij, të gjitha problemet dhe tensionet e fundi nuk do të ndodnin nëse serbët e veriut të Kosovës nuk do ta kundërshtonin pavarësinë e vendit tonë.

“Bashkësia ndërkombëtare sikur e ka marrë me ngulm çështjen e marrëveshjes në mes palës së Kosovës dhe Serbisë, por është diçka e veçantë që aq shumë e kanë vënë përpara kyeministrin Albin Kurti, me presione të ndryshme nga gjitha anët, ku lë përshtypjen se ky është fajtori i gjithë kësaj rrëmuje të deritanishme, i cili në realitet do të ishte më së paku fajtor, vullneti dhe puna e të cilit shprehet vetëm përmes ligjeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo problematikë nuk do të ndodhte në veri të Kosovës, po të ishte në nivel kultura njerëzore e kësaj popullate, përgjegjësia dhe vigjilenca e ndërgjegjës, që po të mos ishte e humbur vlera e tyre prej një kohe të gjatë, në veçanti pasluftës, kur Kosova, po sa hyri në trollin e lirisë dhe pavarësisë së vet, shumica e serbëve në këtë pjesë të vendit e kundërshtuan dhe e nënçmuan lirinë dhe pavarësinë e këtij shteti, në të cilin punojnë dhe jetojnë”, deklaroi ai.

Preqi tha se të gjitha grupet kriminale në veri të vendit udhëhiqen nga Beogradit, e që fatkeqësisht për këtë ka informacione bashkësia ndërkombëtare.

“Ndër të tjera, përveçse nuk u pajtuan me ligjet dhe Kushtetutën e këtij vendi, dhe duke mos e pranuar Kosovën si shtet të tyre, serbët e kësaj pjese veriore të Kosovës, formuan struktura paralele dhe ilegale, që derigjohen nga Beogradi, në mesin e të cilëve kishte edhe kriminel lufte dhe njerëz me biografi të dyshimta, duke i udhëhequr këto Institucione të jashtligjshme brenda shtetit të Kosovës.

Për të gjitha këto struktura ilegale dhe të jashtligjshme në veri të vendit, ishte i njoftuar Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare dhe prej negociatave të para në mes palës së Kosovës dhe Serbisë, ndër të tjera i është tëhequr vërejtja Beogradit, si sponzor i gjitha këtyre strukturave, ndikimi i të cilit do të ishte i madh, duke ua plotësuar kushtet për të krijuar një paralelizëm dhe rivalitet të tillë ndaj Institucioneve të Kosovës, duke vepruar sipas ligjeve të Serbisë”, theksoi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Po ashtu, ai u shpreh se e gjithë situate në pjesën veriore të Kosovës u bë edhe më e rrezikshme me ardhjen e Vuçiqit në pushtet, ku në vazhdimësi me ndihmën e Listës Serbe organizon grupe kriminale për të tensionuar dhe bllokuar veriun e vendit.

“Mohimi i shtetit të Kosovës, do të zgjerohej edhe më shumë, sidomos me ardhjen Aleksandër Vuçiqit, në krye të shtetit serb, i cili ishte një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryekriminelit Millosheviq, duke i angazhuar dhe nxitur edhe më shumë serbët e veriut të Kosovës, për të penguar proceset dhe shtrirjen e sovranitetit në këtë pjesë të vendit, dhe prej këtej vjen një rezistencë në formën e grupeve dhe bandave kriminale, të cilët në fillim barikadojnë urën mbi lumin Iber, duke bërë një ndarje formale dhe simbolike në mes pjesës veriore me shumicë serbe dhe asaj jugore me shumicë shqiptare dhe përzierje të etnive tjera.

Disa herë në shenjë proteste dhe kundërshtim ndaj rendit dhe ligjeve të Kosovës, serbët e veriut të udhëhequr nga Beogradi dhe dikur më vonë edhe nga Lista serbe, të cilën e udhëheq Vuçiqi, i bllokojnë dhe paralizojnë rrugët që qojnë drejtë kufinjëve të vedit me Serbinë, poashtu edhe duke i djegur disa pika të vendkalimeve kufitare, si në Jarinë dhe Bërnjakë, duke i bërë të pa kalueshme lëvizjet e lira të qytetarëve në pikat kufitare, dhe në të shumtën e rasteve këto grupe në formën e bandave kriminale i kundërpërgjigjen me armë policisë së rendit dhe shtetit, duke ua rrezikuar edhe jetën, sikur ishte rasti vrasjes së policit Enver Zymberi, dhe plagosja e shumë të tjerëve”, nënvizoi Preqi.

Në vazhdim, opinionisti përmendi edhe refuzimin e marrëveshjeve të arritura ndër vite mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e Vuçiqit, ku ndërkombëtarët më pas e fajësojnë Kurtin për dështimin e tyre.

Ai tha se qëllim kryesor i presidentit serb është themelimi i Asociacionit, praktikisht ndarja e Kosovës.

“Që nga fillimi i negociatave dhe deri më tani, pothuaj se asnjë marrëveshje nuk është implementuar me kohë dhe në mënyrë formale nga pala serbe, të veçojmë dhe atë të fundit në Ohër të Maqedonisë veriore, me 18 mars të këtij viti, për zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve, edhe kjo marrëveshje u anashkalua nga presidenti i Serbisë, Vuçiq, duke e mos nënshkruar një marrëveshje të tillë, edhe pse SHBA-të, dhe BE-ja, dhanë sinjale pozitive.

Dhe pas çdo takimi dhe samiti në vendet e ndryshme ndërkombëtare Vuçiqi, deklaron se, askush nuk mund ta obligojë Serbinë, ta njoh shtetin e Kosovës, dhe nuk do ta nënshkruaj atë që BE-ja, e quajti marrëveshje dhe as Aneksin në Ohër, me ç’rast vërejtjet për këtë mosnënshkrimin ia plasojnë kryeministrit Kurti, dhe jo Vuçiqit, nga bashkësia ndërkombëtare, të cilit nuk i intereson asgjë tjetër vetëm të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sepse aty është qëllimi dhe plani i tij, përmes të cilit do ta gjente çelësin e ndarjes së Kosovës, me themelimin e një «mini republike serbe» brenda Kosovës”, shpejgoi ai.

Gjithashtu, Preqi komentoi edhe reagimet e ndërkombëtarëve ndaj zhvillimeve të fundit, ku tha se Hovenier ishte shume i ashpër se të gjithë, me paralajmërimet e tij për sanksione.

"Gjendje e tensionuar në veriun e Kosovës, gjendet edhe në këto momente, që zgjojnë kërshërinë dhe vëmendje e tërë bashkësisë ndërkombëtare, të cilët reagojnë në forma të ndryshme dhe reagimi më i ashpër ishte përveç nga BE-ja, ishte edhe ai nga SHBA-të, dhe ambasadori i saj në Kosovë, z.Hovenier, i cili e paralajmëroi qeverinë Kurti, për masa ndëshkuese si edhe sanksione tjera, nëse nuk i tërheq kryetarët shqiptarë nga komunat serbe, si edhe policinë speciale të Kosovës, duke filluar sa më parë formimin e Asociacionit të komunave serbe në veri të këtij vendi, pa ndonjë vërejtje të cilësuar dhe të nevojshme në drejtim të Beogradit.

Dhe më i ashpër ishte këto ditë mesazhet e Escobarit dhe Lajçakut, ishin më se të ashpra me rastin e një vizite të furishme në Kosovë, duke i dhënë ultimatum kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Kosovës, që të zbatojë pikat e parapara nga BE-ja, dhe SHBA-të, dhe mos pranimi dhe zbatimi i këtyre urdhërave do të pasojnë ndëshkime për qeverinë e këtij vendi, me ç’rast këtyre palëve i bashkohet edhe opozita e vendit, duke e sulmuar dhe shantazhuar udhëheqjen e Kurtit, në përkrahje të krimineleve të Vuçiqit”, potencoi opinionisti.

Në fund, ai tha se Kurti pavarësisht presioneve dhe ultimatumeve ai nuk do dorëzohet dhe nuk do ua shesë “shtetin e vet kriminelëve serbë”.

Kryeministri Kosovës, z.Albin Kurti, nuk është kundër BE-së, dhe aq më tepër kundër SHBA-së, të cilët i çmon shumë për kontributin që ia kanë dhënë Kosovës, deri në këto momente për të përballuar situatat e rrezikshme dhe kritike ndaj këtij populli, për të cilat i tërë populli u jemi të gjithë mirënjohës, dhe kryeministri Kurti, nuk është duke e cenuar asnjë rend shoqëror dhe njerëzor pa dallim etnie, por vetëm duke i zbatuar ligjet e këtij shteti, që ia ka lejuar Kushtetuta e vendit.

Kryeminsitri Kurti, nga presionet dhe ultimatumet e ndryshme, sikur është i mbështetur për muri, por i vendosur dhe i fortë sikur guri, i cili nuk e shet shtetin e vet krimineleve dhe bandave terroriste, që popullin e Kosovës, e robëruan dhe e masakruan me shekuj, dhe as sot nuk ua dorëzon Republikën e Kosovës, këtyre maskarenjëve, me çfarëdo çmimi, sepse nuk e meriton ky vend dhe ky popull një nënçmim të tillë çnjerëzor”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat