“Rusia mund të shkatërrohet, Serbia të ndërrojë qëndrim dhe ta njohë Kosovën”, ky është parashikimi i ekspertit!

Politika

“Rusia mund të shkatërrohet, Serbia të ndërrojë qëndrim dhe ta njohë Kosovën”, ky është parashikimi i ekspertit!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:45
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Ish – zëvendësministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava thotë se, situata politike acaruese në veri të Kosovës, në veçanti në katër komunat me shumicë serbe, ku deri tash nuk ka pas shtrirje të sovranitetit, por me ardhjen e Qeverisë Kurti në pushtet, tentoi disa herë që ta bëj një gjë të tillë.

Tërnava thotë se kryeminsitri Albin Kurti është kryeministri i vetëm që po tenton të shtrijë sovranitetin e Kosovës në pjesën e veriut.

Eksperti tutje shprehet se, ish-kryeministrat e kaluar as që kanë tentuar të bëjnë një veprim të tillë dhe as që i kanë vizituar zyrtarisht ato pjesë.

“Me tërheqjen e policisë dhe zyrtarëve tjerë serbë që i urdhëroi Vuçiqi nga ato vende të punës që i mbulonin deri atëherë, në ato pjesë është dashur që të dërgohen policë shqiptarë dhe ndërkoh të shpallen zgjedhjet e lira, në të cilat zgjedhje nuk morën pjesë serbët, prandaj është dasuhr që të shtyhen disa muaj ato zgjedhje, por në afatin e zgjedhjeve tjera, në ato katër komuna e që ato zgjedhje i përkrahu Amerika dhe shtetet e BE, edhe që pati numër të vogël të zgjedhësve në ato katër komuna, fituan përfaqësuesit e partive shqiptare dhe filluan t’i kryejn detyrat e tyre nëpër komuna, gja që kjo situatë tani e pengonte popullatën serbe, dhe me këtë veprim u dëshmue se politika serbe e kishte qëllimin që në Kosovë ta mbaj një gjendje të tillë tendencioze-konfliktuoze me mbikqyrje nga Serbia”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se në vend të policisë serbe, tani janë vendosur policët shqiptar dhe zyrtarë të tjerë shqiptar nëpër institucionet që dikur ishin në shumicën absolute serbë.

Image
Hajrullah Tërnava

Sipas tij, kjo gjendje po e pengon Vuçiqin për t’i arritur qëllimet e tij politike, duke shtuar se, disa herë Vuçiq ka shkaktuar konflikte me paramilitarët e tij.

“Ndërkoh nga ana e policisë së Kosovës ndodhën disa burgosje të përsonaliteteve serbe që e sulmuan KFOR-in dhe policinë e Kosovës, dhe që për policinë e Kosoves ata ishin të njohur edhe më parë. Serbia në shenjë hakmarrje i kidnapoi tre polic në teritorin e Kosovës, duke e planifikua një kidnapim të tillë tinzar më parë, dhe të burgosurit policë i dërgoi si të burgosur në qytetin e Kraleves në teritorin e Serbisë”, thotë ai, teksa shton se, presioni ndërkombëtar i pandërprerë e arriti qëllimin dhe pas disa ditëve policët e burgosur u liruan nga gjykata e këtij qyteti, dhe të tre policët u kthyen në Kosovë në familjet e tyre.

“Tani situata politike sikur po fillon të zbutet. Të gjitha këto situata konfliktuoze e kanë lidhëshmërinë e tyre me ndodhitë dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, që tani ajo luftë po zgjat rreth një vit e gjysëm, dhe Serbia si përkrahëse e vetme e Rusisë, tani është në një situatë të vështirë politike që s’po mundet në tërsi me u shkëputë nga përkrahja e Rusisë, e kur dihet që Serbia është në situatë të vështirë të saj, se ndërmjetësuesit ndërkombëtar që po mundohen t’i pajtojnë Serbinë dhe Kosovën, dhe me një pajtim të tillë të vie deri te njohjet reciproke, sepse para disa jave u arrit marrëveshja e Ohrit, nga Serbia dhe Kosova, që e kishte qëllimin e mos pengimit të asnjërit shtet drejt rrugëtimit të tyre për anëtarësimin në shtetet e BE dhe institucione tjera ndërkombëtare”, potencon ai.

Eksperti shton se, situata e krijuar në Rusi, ku formacionet e Wagnerit po e kundërshtojnë ushtrin Ruse, sa që pati incidente luftarake në brendësin e Rusisë, tani situata konfliktuoze në brendësi të Rusisë, mund të shndërrohet në një luftë qytetare apo në një grushtshtet përbrenda udhëheqësisë të Rusisë, dhe mund të vie deri te ndërrimi i dhunshëm i Putinit.

E kjo sips tij, mund të ndodh pasi në Rusi po mbretëron një situatë e rënduar nga lufta e filluar me Ukrainën, ku llogaritet që Rusisë i janë vra 250 000 ushtarë, dhe Wagnerit 22 000 ushtar, prandaj ai shton se, kjo situatë po krijon pakënaqësit e tyre në Rusi, dhe shumë nga banorët rusë tani po bëjnë pytje: çka na u desht kjo luftë me Ukrainën?

“Mos të harrohet se ata ushtarë që llogariten si të vrarë, familjarët e tyre tani janë në situata të vështira emocionuese, prandaj e kundërshtojnë një vendim të tillë të luftës, sepse bijtë e tyre tani ma nuk janë të gjallë, dhe familjarët e atyre të vrarve janë në numër jo të vogël, sepse çdo i vrarë i ka më shumë se dy anëtarë të familjes dhe farefisin tjetër që në tërsi tani ata e bëjnë një shumicë milionëshe të njerëzve të pakënaqur, që tani për këtë qëllim në Rusi mbretëron një situatë e tendosur, e mos të harrojmë se tani këtyre milionë njerëzve të paknaqur i bashkëngjiten edhe miliona të tjerë që janë të pakënaqur, sepse situatat e tilla kanë krijua varfëri të skejshme në Rusi, nga sanksione të ndryshme që iu kanë vu shtete të tëra te botës, dhe inflacioni i tanishëm është marramendës dhe në rritje të skajshme që po ua vështirëson jetën qytetarëve atje, dhe reagimet e qytetarëve tani janë të ashpra, dhe Rusinë në të ardhmen nuk janë duke e pritur ditët e mira dhe mund të ketë probleme të paparashikueshme, prandaj nëse ndodh ndonjë grushtshtet apo diç e ngjajshme, Rusia ma nuk do të është si fuqi botërore, dhe shtetet për rreth saj që ishin në bashkësi, tani në një të ardhme të afërt do shpartallohen, dhe ato shtete do të tentojnë të bashkëngjiten në shtetet e BE-së dhe në NATO”, thotë Tërnava.

Eksperti tutje thotë se, Serbia është e rezervuar, dhe po e përcjell situatën dhe rrjedhat e saja, sepse dihet qe Serbia është produkt i Rusisë.

“Serbia nëse e sheh situatën e shkatërrimit të Rusisë shpejt mundet me e ndërrue qëndrimin e saj dhe me i pranue kushtet e pajtimit dhe njohjes reciproke me Kosovën, edhe që Serbia është e njohur si në të kaluarën që serbët nga nacionalizmi që e posedojnë, dhe nga pakënaqësit e tyre me prijësit e tyre që i kanë përjetue, në fund i kanë ekzekutua udhëheqësit, kryetarët e tyre, dhe me grushtshtete të ndryshme i kanë rrëzua nga pushteti, dhe kanë qeverisur shtetin e tyre ata që me grushtshtet kanë ardhur në pushtet”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat