Analisti paralajmëron rrezikun: Nëse kjo lejohet, do të ishte vdekja e pavarësisë së Kosovës

Politika

Analisti paralajmëron rrezikun: Nëse kjo lejohet, do të ishte vdekja e pavarësisë së Kosovës

Nga: H.O. Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 20:30
Dialogu në Bruksel/ Arkiv

Ndonëse ende nuk dihet se ҫfarë përmban draft-statuti i marrëveshjes për Asociacionin, njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi ka bërë thirrje që Kosova të bëjë kujdes me të. Ai parasheh edhe rreziqet që priten nga Serbia me këtë Asociacion.

Megjithatë, ai thotë se ka nga elita politike që tentojnë të ruajnë Republikën e Kosovës.

“A kemi elitë politike që mbron sovranitetin dhe integritetin e Kosovës?Çka po mendon elita politike?, natyrishtë së këtu bëj përjashtime, se ka njerëz të cilët po e mbrojnë Republikën. Askush nuk guxon ta merrë të drejtën që t’i falë toka sërish Serbisë. Nuk “guxon” askush sot në Kosovën e larë më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorëve të kombit, ta mbytë në një draft te Asociacionit i cili ende nga BE po mbahet larg publikut”, vlerëson Mulliqi.

Ai thotë më tutje se, nuk guxojmë asgjë të pranojmë diqka që thuhet se është draft i reformuar, por që mund të bjen ndesh kushtetutes dhe ligjeve të Kosovës.

“Si nuk po kuptojnë shumë nga elitat politike, se ruajtja e sovranitetit dhe integritetit në veri, nuk është çështje partiake, por është çështje jetike e interesit shteteror e kombëtar. Nëse e fituam luftën me Serbinë, nuk guxojmë të jemi humbës në kohë të paqes. Kosova i takon taborrit të vendeve perëndimore! Nuk guxojmë të përqahemi në këto momente shumë të rëndësishme për Kosovën, ku po na rrezikohet të formohet një tjetër “Republika Serpska”. Janë më shumë shqiptarë në Ballkan se sa serbë, dhe nuk duhet ligështuar ndaj presionit, që po na bëhet për të pranuar Asociacionin të minoritetit serb me shumë kompetenca se sa ka  p,sh. Asociacioni për minoritetin serbë në Kroaci”, vlerëson analisti.

Ai thotë më tutje për ‘Bota sot’ se, nëse një draft i tillë shkon në kushtetuese, ishte dashur që më parë, të elaborohet mirë nga kryeministri, presidentja , por edhe nga krerët e partive kryesore politike.

“Asgjë mos të pranohet ku preket shtetësia dhe integriteti territorial i Kosovës. Bëhuni bashkë o burra, e mos të përrallisim më ka krejt! Uniteti është i vetmi shpëtim për secilin komb. Duket së në horizont është duke na u përgatitur edhe një padrejtësi tjetër e madhe historike. Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme, të përkrahet një Serbi e cila ka mbetur më idetë e Millosheviqit. Është e pa kuptueshme të përkrahet Serbia e cila shkaktoj gjenocid mbi popujtë joserbë me rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Është e pa kuptueshme që mos të ndëshkohet Serbia e Vuqiqit, e cila me akte terroriste po tenton të përmbys rendin kushtetues të vendit tonë”, thekson ai.

Sipas Mulliqit, akti terrorist në Banjskë , duket se veq u harrua nga BE.

“Kosovës ende nuk po i hiqen masat ndëshkuese ekonomike shumë të padrejta, për gjendjen eskaluese në veri, të shkaktuara nga terrorizmi serbomadh i Vuҫiqit dhe Putinit.  Është jo e drejtë të kërkohen lëshime nga shqiptarët, e mos të kërkohet kjo nga Serbia, e cila nuk ka hequr dorë nga ideja “të gjithë serbët në një shtet”. Ju një pjesë jo shumë e vogël, të elitës në opozitë, mos kërkoni sovranitet dhe privilegje për ju personalisht, por mbrojeni Kosovën! Veriu i Mitrovicës është vija e kuqe për Serbinë, që nuk duhet të lejohet të kalohet. Nëse kjo lejohet, do të ishte vdekja e pavarësisë së Kosovës”, vlerëson analisti Skender Mulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat