Arifi për vizitën e Lajçakut në Kosovë: Vizitë koti - Ai është fajtori kryesor për degradimin e procesit të dialogut

Politika

Arifi për vizitën e Lajçakut në Kosovë: Vizitë koti - Ai është fajtori kryesor për degradimin e procesit të dialogut

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2024 Në ora: 15:50
Mirosllav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të premten, më 6 shtator pritet të vizitojë Kosovën, mëson REL nga burimet e saj në Bruksel.

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim për “Bota sot”, Avni Arifi, njohës i çështjeve politike, thotë se kjo është një vizitë me qëllim koti.

Sipas tij, për degradimin e procesit të dialogut fajtori kryesor është vet Lajçaku.

“Një vizitë koti me qëllim koti nga dikush që ka udhëhequr proces koti. Lajçak është fajtori kryesor për degradimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe në muajt e fundit të mandatit të tij është iluzore me pritë çfarëdo lëvizje.

Kryeministri i Kosovës është në fushatë zgjedhore dhe çdo ide apo propozim të tij ai do ta mat nga prizmi i votës elektorale e jo nga interesi i vendit. Shpresoj që vizita e Lajçak të kaloj pa dëme për Kosovën”, përfundon ai.

Image
Avni Arifi

Kujtojmë, se procesi i dialogut ka ngecur, sepse Serbia është jo e cila nuk po zbaton marrëveshjet e arrituar mes dy palëve, madje ajo po deklaron hapur se nuk do t’i zbatojë.

Derisa edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se “Kosova nuk ka trajtim të barabartë në dialogun me Serbinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat