Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen e tij se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të përfundojë në burg për korrupsion.
Sipas tij, janë nënshkruar qindra tenderë njëburimor në vazhdimësi dhe për një gjë të tillë thotë se Kurti do të përfundojë në burg.
“Po ky ka me përfundu në burg për korrupsion. Jam i bindur që Albin Kurti ka me përfundu në burg për korrupsion sepse në vazhdimësi, s’është vetëm një tender një burimor, por janë qindra tender burimor. Albini po i mbron edhe të korruptuarit. Ka me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj.
Pas kësaj deklarate të Haradinajt, ka reaguar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.
Ai thotë se, Haradinaj nuk po ndalet me sulmet ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, sulmet ndaj kryeministrit Kurti kanë filluar qysh në javën e parë, pas fitorës së tij me votat e popullit dhe jo sikurse Ramushi duke bë pazare politike.
“Haradinaj ka bë pazare politike me kushtëzime të ndryshme, ai u bë kryueministër vetëm atëherë pasi që e dha nënshkrimin për demarkacionin me Malin e Zi së bashku me Hashim Thaçin e Isa Mustafën, me këtë rast e humbëm Çakorrin me 8200 hektar toke të Kosovës duke e cenuar sovranitetin dhe integritetin e vendit”, thotë Maxharraj.
Profesori thotë se Haradinaj gjithëçka i tha Kurtit për këto vite, duke shtuar se e quajtie dhe bashkëpunëtor të Serbisë, ani pse Kurti kurrë nuk është takuar me Radoiçiqin.
“Ramushi e lëshoi edhe një kritikë mobuloze, të çuditeshme por jo te papritshme sepse kur janë në pyetje kritikat e Ramushit ndaj Kurtit çdo gjë është sipas tij është e mundshme. Ramushi kryeministrit të Kosovës ia përmendi edhe burgun, që do te thotë se hapatas tregoi se atë e dëshiron në burg për çështjën e korrupcionit. Kjo i bie t’i them sa nuk me ka thënë siç thotë populli. Po cili është më i korruptuar ai që është bërë gati milioner nga korrupsioni, ai që i ka bërë gati falas me qindra hektar tokë Kosove. Janë një kast e udhëheqjes para Albin Kurtit të cilët e kanë vjedhë dhe plaçkitë këtë popull deri sa janë bërë milioner, nuk janë pak, janë shumë”, thekson ai.
Profesori shton se Kurti është i pakorruptuar dhe do duhej të ishte i fundit në burg, pasi shton se ka mjaftë të korruptuar të tjerë që do duhej të ishin aty.
“Ramush Harajdinaj nuk ka kaqik të fus Kurtin në burg pa u sos të gjithë të korruptuarit para tij. Pra është faji i Kurtit se pse nuk e ka zbatuar premtimin e elektoratit se do t’i hetoi dhe ndejekë të gjithë ata që janë të korruptuar dhe pa meritë janë bërë milionera”, përfundon ai.