Misioni paqeruajtës i NATO-s është i vendosur në Kosovë që prej vitit 1999, kur përfundoi lufta. Janë 4.600 trupa që ndodhen në Kosovë aktualisht në kuadër të KFOR-it, nga 29 shtete.
Megjithatë, Policia e Kosovës është reaguesi i parë, me EULEX-in, misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit. KFOR-i, është reaguesi i tretë.
Kosova ka edhe Forcën e Sigurisë, e cila është në proces të transformimit në ushtri. Por, në vitin 2013, institucionet e Kosovës ishin zotuar se FSK-ja nuk do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.
E në lidhje me fuqinë që KFOR-i ka në Kosovë ka folur ish-oficeri britanik, Ade Clewlow.
Ai përjashton mundësinë për një konflikt të drejtpërdrejtë në vend përderisa trupat e këtij misioni qëndrojnë në Kosovë.
“KFOR-i është padyshim shumë më i vogël tani sesa kur isha këtu për herë të parë [më 2008], por ai luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për të parandaluar çdo agresor të jashtëm që mund të ketë synime për të ndryshuar peizazhin politik të Kosovës. Edhe pse misioni i KFOR-it mbetet i njëjtë – garantimi i lëvizjes së lirë dhe një mjedis të sigurt – prania e tij është thelbësore. Në realitet, KFOR-i ka fuqinë ushtarake dhe politike për të penguar çdo agresion ndaj Kosovës”, thotë ai.
Kujtojmë që Clewlow shërbeu 25 vjet në ushtrinë britanike, vlerëson se Ballkani Perëndimor nuk është rajon i qëndrueshëm.
Për këtë pasiguri, një kontribut të madh sipas tij, e kanë shtetet e Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Berisha: situata e sigurisë në vend nuk ka ndryshuar në aspektin pozitiv
Në lidhje me këtë temë ka folur eksperti i sigurisë, Fidair Berisha në një prononcim për “Bota sot”.
Ai fillon bisedën me një kronologji të situatës dhe historik të KFOR-it.
“Tanimё dihet se për më shumë se dy dekada e gjysёm nё Kosovё i kemi paqeruajtësit e KFOR-it, tё cilёt bazohen në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të vitit 1999. Pёr KFOR-in, paqja dhe stabiliteti në Kosovë kanë qenë dhe mbeten prioritet gjatё misionit tyre . KFOR-i nё vazhdimёsi po monitoron nga afër situatën e sigurisё dhe natyrisht se misioni i tij ёshtё të sigurojë një mjedis të sigurt duke pёrfshi edhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit pa dallim nacionaliteti që jetojnë në Kosovë”, u shpreh ai.
Më tej, Berisha vlerëson deklaratën e Clewlov duke i dhënë të drejt faktit që mund të pengohet nga KFOR-i çdo agresion ndaj Kosovës.
“Sipas ish oficerit britanik Ade Clewlow, KFOR e ka fuqinё ushtarake dhe politike pёr tё penguar ҫdo agresion ndaj Kosovёs?Foto galeri
Fillimisht shtrohet pyetja pse duhet tё jenë edhe mё tutje trupat e KFOR-it nё Kosovё,nese e analizojmё gjendjen faktike ,atёherë duhet pranuar faktin se po sikur tё mos jenë prezent trupat paqёruajtёse,pashmangshёm do tё kishte agresion nga shteti fqinj i cili vazhdon ta konsiderojë Kosovën si pjesë të veten. Pёr fat tё keq,tani mё gati 26 vjet pas përfundimit të luftës dhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova jo vetёm se nuk njihet nga Serbia ,por edhe mё tej vazhdon qё marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara.Sa i pёket fuqisё ushtarake e politike tё KFOR-it pёr tё penguar ҫdo agresion ,pa dyshim se kanё fuqi pёr tu pёrballur dhe pёr tё penguar ҫdo formё tё agresionit nga shteti i serbisё”, shpjegon eksperti i sigurisë.
Në bisedë e sipër eksperti thotë që fakti se KFOR është ende në Kosovë na lë të kuptojmë që situata nuk ka ndryshuar në aspektin pozitiv dhe se ballafaqimi me KFOR për këdo rezulton me humbje të mëdha.
“Ade Clewlov, pёrjashton mundёsinё pёr njё konflikt tё drejtpёrdrejtё nё vend pёrderisa trupat e KFOR-it qёndrojnё nё Kosovё.
Kur flasim pёr KFOR-in në Kosovë, duhet ta kemi tё qartё se vet qёndrimi i tij na jep tё kuptojmё se situata e sigurisë në vend nuk ka ndryshuar në aspektin pozitiv që nga ndërhyrja e aleancës ushtarake në vitin 1999,madje kemi pas situata kur si KFOR-i ,ashtu edhe policia e Kosovёs kanё qen tё sulmuara nga grupet tё ndryshme kriminale e terroriste nё pjesёn veriore tё Mitovicёs. Aleanca e “NATO-s,nё vitin 1999 ka ardhur në Kosovë për shkak të gjenocidit nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve nё shtetin e vet . Ёshtё mjaft brengosёse se qasja e Serbisё ndaj Kosovёs nuk ka ndryshuar ende nё kuptim poyitiv. Serbia vazhdon rolin e saj destruktiv ,madje nё ҫdo iniciativё pёr ҫfardo marrveshje me shtetin e Kosovës.
Natyrisht se ish oficeri britanik e njeh situatёn e sigurisё pёr sё afёrmi,po ashtu edhe kapacitetin luftarak qё e ka KFOR-i ,andaj nuk vihet nё mёdyshje ky konstatim i tij sepse nё ҫdo rrethanё kushdo qё do tё tentonte tё futej nё konflikt tё drejtpёrdrejt me KFOR-in ,padyshim se nuk mund tё pritet asgjё tjetёr, pёrveç se do tё ballafaqohen me humbje tё mёdha”, foli eksperti Berisha për “Bota sot”.
Softa: Situata ballkanike është e ngarkuar
Ndërsa, eksperti tjeter i sigurisë, Fatjon Softa në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që situata në Ballkan është e ngarkuar mirëpo që prania e KFOR-it në Kosovë nuk mund të sjellë konflikt të drejtpërdrejt.
“Situata ballkanike është e ngarkuar, me tensione të fshehura dhe të bartura që mund të shpërthejnë në çdo moment. Nuk mund të ketë një konflikt të drejtpërdrejtë derisa KFOR-i të jetë i pranishëm në Kosovë, shprehet një ish-zyrtar britanik. Ky është gjithashtu qëndrimi i ish-ushtarakeve të SHBA. Amerikanët po planifikojnë të ndryshojnë dhe të tërheqin një pjesë të forcave të tyre nga kontinenti evropian, por nuk priten ndryshime në kontingjentin ushtarak të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë, shqetësimet rriten kur analizohen tensionet e vazhdueshme në Ballkan dhe ndryshimet në politikat globale. Sipas një ish-funksionari të lartë të Ushtrisë amerikane, Kosova duhet të përgatitet për çdo situatë të mundshme”, thotë ai.
Ndër të tjera, eksperti përmend protestat në Serbi duke shtuar që ka një situatë të tensionuar dhe përmendur disa nga mënyrat që Vuçiq mund të përdor për të mbetur në pushtet.
“Ndryshime të ngjashme po bëhen edhe nga Gjermania, e cila po merr vendime historike duke rritur buxhetin për armatimin deri në 1 trilion USD për ushtrinë e saj.
Situata në Serbi është gjithashtu e tensionuar. Protestat dhe aktivizimi i serbëve të Kosovës nga Vuçiç, që planifikon mbrojtje fizike me çadra rreth Presidencës, synojnë të krijojnë tensione dhe mundësinë për të çuar Serbinë në një luftë civile ose për të hapur një front të ri të konfliktit ushtarak.
Përdorimi i kontingjenteve serbe në Kosovë ose grupeve radikale për të mbrojtur pozicionin e tij si President është një mundësi për të ruajtur dominimin e pushtetit të tij të korruptuar”, përfundoi Softa për “Bota sot”.