Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Gjatë vizitës në Kosovë tha se për NATO-n, roli i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetëm rol humanitar.
“Kështu është saktësisht mandati i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi natyrore ose njerëzore”, tha Rutte.
E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, thotë se qëndrimi i Rutte është qëndrim unik i të gjitha shteteve që janë anëtarë të NATO-s, në të cilën bëjnë pjesë edhe shtete tjera që nuk e kanë njohur Kosovën.
“Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, lidhur me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), pasqyrojnë një qëndrim të vazhdueshëm të Aleancës për rolin dhe mandatin e kësaj force sipas pikëpamjeve bazuar në mandatin që ka KFOR në Kosovë. Këtë deklaratë sekretari i NATO-se nënvizonë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe NATO-s për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në rajon”, shprehet Shala.
“Përkufizimi i FSK-së si një forcë "humanitare" reflekton nga qëndrimi neutral qe ka NATO për Kosovën aktual dhe e cila është në përpjekjet për të zhvilluar kapacitete në përputhje me standardet ndërkombëtare. Kjo qasje synon të sigurojë që FSK-ja të veprojë në mënyrë profesionale dhe gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqen dhe sigurinë e Kosovës”, shton eksperti Shala.
Sipas Shalës, vetëm nga viti 2028 mund të ndryshojë roli i FSK-së, ashtu siç parashihet edhe me planin e saj të tranzicionit.
“FSK-ja ka një plan të saj që në përfundim të tij, në vitin 2028 , do të jetë një situatë ndryshe edhe politike por edhe ushtarake, e cila me pastaj do të trajtohet në formatin e ri qe është forcë mbrojtje të territorit të Kosovës”, thekson Shala.
Por cili ishte mesazhi i vizitës së sekretarit Rutte sipas ekspertit Shala?
“Mbështetje për KFOR-in- Ardhja e Rutte-it sjellë një vlerësim për rolin kyç që KFOR ka luajtur në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë pas luftës së vitit 1999. Përforcimi i marrëdhënieve me Kosovën - Vizita do të forcojë lidhjet e Kosovës me NATO-n dhe do të rikonfirmojë mbështetjen për zhvillimin e forcave të sigurisë të Kosovës dhe institucioneve të saj, duke theksuar angazhimin për të vazhduar mbështetje në këtë drejtim. Dialogu me Serbinë - Sekretari i NATO-s do të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Serbisë, në përpjekje për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të çështjeve të ndjeshme për të dyja shtetet dhe rajonin. Siguria Rajonale- Vizita do të mundësojë diskutime mbi çështjet e sigurisë në rajon dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit dhe NATO-s, për të parandaluar kërcënimet e mundshme”, përfundon për “Bota sot”, ekspertit i sigurisë, Drizan Shala.