Profesori befason me deklaratën për Haradinajn – ky është ‘kurthi’ që po përgatit për Kurtin!

Politika

Profesori befason me deklaratën për Haradinajn – ky është ‘kurthi’ që po përgatit për Kurtin!

Nga: M.Haziri Më: 14 mars 2025 Në ora: 14:04
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar mundësinë e një koalicioni të Nismës Socialdemokrate me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai komentoi deklaratat e kreut të Nismës, Fatmir Limaj, ku ky i fundit nuk e përjashtonte një koalicion të mundshëm me LVV-në duke thënë se mund të jenë strategji negociuese.

Haradinaj përsëriti qëndrimin e tij se Kurti është i rrezikshëm për vendin, prandaj tha se kushdo që mundëson vazhdimin e qeverisjes së tij “është armik i shtetit të Kosovës”.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Eshref Ymeri.

Ai përmend pasuritë që Haradinaj i posedon në saje të qenurit pjesë e PAN-it.

Image
Eshref Ymeri

Sipas profesorit, janë pikërisht partitë e PAN-it ato që kanë bërë kauzë me njeriun e pamoralshëm të diplomacisë amerikane, Riçard Grenellin, mercenarin njëqindmijëdollarësh serbë në muaj, për rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit Albin Kurti.

“Para se Ramush Haradinaj të dalë me kësisoj deklaratash publike, do të duhej të deklaronte pasuritë e tij në vila, xhirollogari, sipërfaqe toke etj. dhe t’i flasë publikut se në ç ‘mënyrë i ka vënë ato pasuri. Organet gjyqësore në Prishtinë a kanë ndër mend ta thërrasin?

Ramush Haradinaj është pjesë e PAN-it, e partive opozitare, të cilat janë trashëgimtare të tradhtisë së Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. Janë pikërisht partitë opozitare ato, të cilat, për turpin e tyre, kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian mosanulimin e sanksioneve kundër Republikës së Dardanisë, përderisa Kryeministër është Albin Kurti. A ka tradhti më të poshtër se kjo? Janë pikërisht partitë e PAN-it ato që kanë bërë kauzë me njeriun e pamoralshëm të diplomacisë amerikane, Riçard Grenellin, mercenarin njëqindmijëdollarësh serbë në muaj, për rrëzimin nga pushteti të Kryeministrit Albin Kurti”, u shpreh ai.

Më tej, profesori përmend planin që Limaj ka përmes koalicionit të mundshëm mes tij dhe Kurtit.

Ndërsa për ‘sulmet’ mes Haradinajt dhe Limajt ai thotë që janë maskë e djallëzuar.

“Nisma e Fatmir Limajt për “aleancë” me Vetëvendosjen është thjeshtë një grackë që ai kërkon t’i ngrejë Kryeministrit Albin Kurti, me qëllim që nesër-pasnesër të arrijë pikësynimin e Beogradit dhe të diplomatëve dhe misionarëve mercenarë ndërkombëtarë për largimin nga pushteti të Vetëvendosjes.

“Sulmi” i Ramush Haradinajt kundër Fatmir Limajt, i cili kërkon “aleancë bashkëqeverisjeje” me Vetëvendosjen, është thjesht një maskë e djallëzuar që ai i ka vënë vetes, me qëllim që ta joshë Kryeministrin Albin Kurti të hyjë në aleancë me Nismën.

Këto komplote të pista që ndërmerr opozita tradhtare kundër qeverisjes së Kryeministrit Albin Kurti, janë thurur fillimisht në Beograd, si kryeqendra e Serbisë fashiste, e cila vazhdon ende bashkëpunimin me Thaçin edhe në qelitë e Gjykatës së Hagës”, përfundoi profesori Eshref Ymeri për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat