Rreziku nga spiunazhi, vjen paralajmërimi i radhës për Kosovën

Politika

Rreziku nga spiunazhi, vjen paralajmërimi i radhës për Kosovën

Nga: A.M. Më: 14 mars 2025 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Pak kohë pasi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit u ngrit aktakuzë për spiunazh, në ‘radarët’ e Prokurorisë Speciale, doli të jetë edhe Jelena Gjukanoviq.

Si punonjëse e OSBE-së, po dyshohet se shërbeu si informatore e BIA-s serbe.

Për këto dyshime ndaj saj u kryen hetime disa mujore, derisa u arrestua e u la në paraburgim për një muaj.

Rastet e tilla të dyshimeve të spiunazhit, po vlerësohen si sinjale serioze për institucionet e Kosovës.

E në një prononcim për këtë temë për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Fillimisht, ai u shpreh se vendi ynë është i ekspozuar ndaj shërbimeve sekretet të Serbisë, derisa tha se aktakuzat e fundit të ngritura për spiunazh janë alarm për rrezik të sigurisë kombëtare.

“Kosova është sot më tepër se kurrë e ekspozuar ndaj Serbisë dhe shërbimeve të saj BIA. Vuçiq, Kryetarja e Kuvendit, kane dalë hapur kundër Kosovës duke e fajësuar e faturuar Kurtit dhe Qeverisë së Kosovës, situatën e saj të brendshme. Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, akuzohen bashkë me serben Jelena Gjukanoviq, për spiunazh në shërbim të BIA-s, gjykimi ndaj tyre i bazuar në prova dhe dyshime të arsyeshme, janë tregues për rrezikun e lartë të sigurisë kombëtare”.

Image
Fatjon Softa.

Krahas kësaj, Softa potencoi se sitauta po rëndohet dita ditës, marrë parasysh edhe veprimët e serbëve në Bosnjë, ku tha se mund të intensifikohen përpjekjet e Serbisë përmes agjentëve për të shkaktuar konflikte të reja në Kosovë.

“Gjendja po rëndohet me veprimet në Parlamentin e Rep Srpska pas arrestimit të Dodik, dhe projektligjit për ta shpallur shtetin e tyre, që nënkupton shkëputjen nga Bosnje Hercegovina. Këto situata të turbullta, mund të intensifikojnë veprimet e tyre me agjentët dhe kontigjentet e mundshme, për të krijuar situata që mund t’i favorizojnë. Qëllimi i tyre është të minojnë stabilitetin, të organizojnë grupe që të krijojnë konflikte etnike dhe të fajësojnë politikat e Kosovës, për të dezinformuar qytetarët e Serbisë, por dhe faktorin ndërkombëtar me informacione të rreme”, nënvizoi ai.

Gjithashtu, eksperti e theksoi si të nevojshme nevojën për të bashkëpunuar me akterët ndërkombëtare dhe për t’i paralizuar shërbimet e Serbisë brenda Kosovës.

“Kujtojmë të akuzuarin Bedri Shabani, lidhja me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë me informacione, materiale e dokumente të ndryshme që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, si edhe objekte të caktuara “të tilla si Spitali Ushtarak i UҪK-së dhe njërën prej masakrave në atë mënyrë që të dhënat dhe informacionet ja kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, dhe nje koloneli ish-komandant i Policisë së Serbisë gjatë kohës së Luftës në Kosovë”.

Shërbimet e inteligjencës së Kosovës, duhet të bashkëpunojnë shumë me partnerët ndërkombëtar, me KFOR, shërbimet e inteligjencës për të zbuluar e paralizuar shërbimet e Serbisë brenda territorit të saj”, shpjegoi Softa.

Ndër të tjera, ai përmendi faktin se shteti serb i ka të avancuara shërbimet, por që edhe Kosova nuk e ka të dobët shërbimin e inteligjencës.

“Unë e konsideroj të rrezikshme këtë situatë, dhe e lidh edhe me vizitën e personaliteteve të larta të NATO-s dhe Sekretarin amerikan të Shtetit edhe në Bosnjë. Gjendja atje dhe në Mal të Zi është shumë e vështirë.

Serbia i ka shumë të avancuara shërbimet, shumë të financuara, kanë arritur të komprementojnë punonjës apo eurodeputetë për të mbajtur qëndrime pro Serbisë.

Kosova e ka të dobët diplomacinë, por jo shërbimin e inteligjencës”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat