Sot janë shpallur rezultatet finale të zgjedhjeve të 9 shkurtit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Nga këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, e cila arriti të ketë 42 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Përkundër se doli fituese, me këtë numër deputetësh, dëshmohet se VV-ja nuk e ka shumicën në Kuvend, gjë që e vështirëson krijimin e Qeverisë së Kosovës.
Opinioni Dedë Preqi, në një prononcim për "Bota sot", ka kritikuar deklaratat e opozitës ndaj fituesit të zgjedhjeve.
“Mesazhet që i përqon populli tek njëri-tjetri për zgjedhjet e fundit, e pohojnë se ishin zgjedhje normale, që i plotësojnë kushtet e një vendi me standarte evropiane, mirëpo kritikat e ashpëra që vijnë nga opozita që i bëjnë me qëllime të caktuara, duke e quajtur fitoren e fituesit të zgjedhjeve si « disfatë » do të ishte një turp i madh, dhe jep shembullin e mbrapambetjes.
Poashtu edhe BE-ja, reagoi në favor të zgjedhjeve normale dhe me standarte të kohës, që do të ishte një shembëll i mirë për shoqërinë tonë, ku ndërgjegjësimi për këtë gjë bënë një hap përpara, por një përparim të tillë nuk duhet ta quajmë të mjaftueshëm”, ka thënë ai.
Tutja, Preqi ka treguar se çfarë pretendime kanë opozita në Kosovë.
“Ndonse kemi të arritura në administrimin e shtetit tonë, që kërkojnë edhe më shumë përmbushje, por nuk mund të ua ngarkojmë individëve të degjeneruar, apo grupeve të një kategorie të tillë, siq po tregohet sot opozita, që vjellin helm nga çrregullimet e tyre egoiste, të cilët po pretendojnë ta marrin pushtetin pa merita, apo pa vullnetin e popullit.
Tregimi i kësaj opozite përqëndrohet mbi fjalët e pa vërteta që përmbajnë lajme të pa përtypura dhe të pa kripura, aty ku pretendimet janë vetëm thash e thënme dhe nuk na mësojnë asgjë për të kuptuar të vërtetën e tyre, por vetëm shprehje për të tërhequr vëmendjen e publikut, por për fat të mirë publiku po e kupton deri dikund, duke ua lexuar përrallat në ballë”, ka deklaruar ai.
Ndërkaq, Preqi në këtë mënyrë e shpjegon fitoren e Kurtit dhe sfidat me të cilat do të përballet.
“Fitorja e LVV, nuk nënkupton se është fitore vetëm mbi vetëvetën, po aq i qartë duhet të bëhët trajtimi i këtij pushteti të ardhshëm mbi një varg çështjesh dhe rrjedhash, që nuk është lehtë dhe thjeshtë t`i përgjigjesh, në veçanti mjegullirës që ekziston në veriun e Mitrovicës.
Mbyllja e syve para këtyre çështjeve është e pa mundur për sëcilin pushtet që e ka radhën, sepse krijimi i marrëdhënieve normale në mes këtyre dy popujve kërkon angazhim dhe jo dilema, kur edhe mbas 25 viteve të pasluftës akoma jetohet sikur mbi “therra”, kur nuk ekziston një garanci e një harmonie dhe mirëbesimi në mes dy popujve.
Kosova, ka besim në SHBA-të dhe BE, për zgjedhjen e kësaj situate, edhe pse një çështje e tillë është duke u zvarritur, nëse mirren në konsideratë planet e hartuara nga Serbija, që i bënë për qejfin e saj pa i përpunuar këto plane me Kosovën, dhe këto plane mëshihen dhe janë sekrete me strategjitë e tyre rrezikshme, të cilat e kanë u del tymi më vonë.
Shqiptarët sot, nuk duhet të binden lehtë dhe pse gjithëherë donin të tjerët të na bindin për çështjet tona dhe për ato që ndikuan në historinë tonë, sepse nuk ishim të fuqishëm të përballonim, por sot i kemi miqtë e Kosovës, që nuk na lënë në rrugë, sikur që janë SHBA-të, dhe aleatët nga BE-ja.
Mirëpo, Kosova, me një përvojë 17 vjeçare të shtetësisë, duhet ti referohet disa kritereve brenda vetëvetës si shtet i pavarur, e cila mundet edhe vet ti kryej detyrat që i takojnë dhe jo çdo gjë që ka nevojë shtetndërtimi i këtij vendi, të angazhojë të tjerët, duke u treguar të pa aftë për të vetëqeverisur, sikur pretendon opozita e sotme, që ta angazhoj QUINT-in, për të formuar qeverinë”, ka potencuar ai.
Tutje, opinionisti ka folur edhe për formimin e Qeverisë, duke theksuar se partitë opozitare mund ta thërrasin Listën Serbe për një koalicion.
“Në fakt opozita e sotme PDK, LDK, AAK, kanë mbetur të hutuara dhe vetëm për ta larguar pushtetin e Kurtit, nuk e përjashtojnë të thërrasin edhe Listën serbe, për faktin se nuk kanë kurrëfarë tradite, madje duhet ti kundërvihen traditave negative, vetëm për të arritë në parajsen e ëndërrave të tyre, që për fat të keq e kishin kullotë më herët”, ka theksuar ai.
Sipas tij, LVV ka nevojë për një shumicë për të fuqizuar Kuvendin dhe pushtetin.
“Për formimin e qeverisë së ardhshme, LVV, ka nevojë për një shumicë për të fuqizuar Kuvendin dhe pushtetin, por mbetët e vlershme edhe ekzistenca e këtij formati me numrat e vet, bashkë me Listën “Guxo”, Alternativa, dhe minoritetet pa Listën serbe, mund ta krijojnë modulin e një qeverie të ardhshme”, është shprehur Preqi.