Seanca konstituive e Kuvendit, kritikohen ashpër partitë politike: Ky është mallkim i pafalshëm!

Politika

Seanca konstituive e Kuvendit, kritikohen ashpër partitë politike: Ky është mallkim i pafalshëm!

Nga: A.M. Më: 19 prill 2025 Në ora: 11:51
Kuvendi i Kosovës

Për të tretë herë me radhë, deputetët vazhdojnë seancën konstituive për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Partitë kanë akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e formimit të institucioneve të reja, pasi ende nuk kanë arritur të kalojnë raportin për verifikimin e mandateve.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli publicisti Skënder Zogaj.

Si fillim, ai u shpreh se është e trishtë se si po sillet klasa politike me kaq indiferencë, që sipas tij për interesa partiake, po shkelin interesat shtetërore.

“Është vërtetë tepër e dhimbshme, madje e trishtueshme që klasa politike shqiptare, pas realizimit të ëndrrës së mposhtjes së robërisë shekullre, të mos jetë e zonja ta ndërtoj lirinë e vendit të vet dhe të realizojë ëndrrën e jetës së lirë të popullit të vet! Ky është mallkim i pafalshëm, është qëndrim i kobshëm i një klase politike të mjerë, e cila për pushtet po e sakrifikon interesin historik të shtetit të vet! Ky është më shumë se një mallëkim që po e shohim të gjithë, dhe për qudi po bëjmë sehir, me një indiferencë tronditëse, sepse po e qelbim gjakun e derdhur të martirëve dhe mishin e mbetur nëpër prangat e kazamateve të mija e mira të burgosurve shqiptar!”.

Image
Skënder Zogaj.

Krahas kësaj, Zogaj tha se po kalohen kufijtë dhe kjo po dëshmohet edhe me reagimet e ndërkombëtarëve.

“Kjo po kalon çdo kufi prandaj, miqët tanë strategjithë po na shohin me habi dhe, duke ditur posojat që mund të na vijnë po na lusin të kthjellemi dhe të bëjmë shtetin! Thirrjet e ambasadorëve të Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe miqve të tjerë, janë zëra që duhet dëgjuar sepse, nuk janë thirrje koti!

Zhagimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës është shantazhim i historisë kombëtare, dhe tallje me verdiktin e popullit që, ka besuar por po shihet se, me besimin e tij kalkulojnë matrapazët e specieve të pandërgjegjshme që sikur po na lodhin shpirtin me kokorije përbuzëse”, shpejgoi ai.

Në fund, shtoi se kjo zvarritje e konstituimit të Kuvendit do ketë pasoja për Kosovënn.

“Mos përfillja e Kushtetutës për zhagitjen dhe konstituimit të Kuvendit, është dëshmi se, Kosovën e pret një stinë a acartë e me pasoja të rënda e afatgjata për Kosovën. Faji nuk është jetim! Pasojat janë të merituara!” – përmbylli Skënder Zogaj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat