Të mërkurën u mbajt vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Edhe kjo seancë dështoi për të pestën herë radhazi në tentativën për të konstituar Kuvendin.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka të drejtën ekskluzive për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.
Partia ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu, por ajo nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme, pasi opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë propozim të VV-së.
Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për gazetën "Bota sot", ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë.
“Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind ka dale e para.
E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qin
Nga 9 shkurti nuk ka kaluar më se tre muaj shumë kohë kur u mbajtën zgjedhjet për hërë te parë te rregullta parlamentare.Zgjedhjet ishin ferë dhe në nivel të demokracive të avancura ashtu siç ishin edhe herave tjera kur Kosova printe në rajonë për mbajtjën me demokratike të zgjedhjeve pa ndonjë eksese e dhunë, por fer demokratike dhe të pranueshme nga palet por edhe pa ndonjë vrejtje të theksuar nga monitiruesit dhe vëzhguesit nga të cilët edhe kësaj herë Kosova u lavdërua anipse pati ndonjë sharje midis partive politike gjatë përiudhes parazgjedhore çfarë mund të jetë edhe e zkonshme për rrethanat e Ballkanit Përendimor”, ka shpjeguar ai.

Maxharraj kërkon nga partitë politike që të respektojnë vullnetin e shprehur të qytetarëve përmes votës dhe, në frymën e bashkëpunimit, të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë.
“Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse përfshihen votat e 9 shkurtit, të diasporës, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara, del se LVV ka marrë gjithsejtë 396 mijë e 22 vota, PDK gjithsejtë 196 mijë e 353 vota, LDK mori 171 mijë e 249 vota dhe koalicioni AAK dhe të tjetër kanë marrë 66 mijë e 226 vota.
Sipas këtyre rezultateve del se asnjëra parti nuk mund e vetme të formojë qeverinë, siç ndodhi në zgjedhjet paraprake me LVV-në, e cila për herë të parë edhe e çoi mandatin e saj katërvjeçar.
Pra, për të shkuar përpara, partitë politike duhet të kenë mençurinë, forcën që sipas rezultateve të tyre zgjedhore të bëjnë edhe qeverinë. Kjo është në nderin e tyre duke i pasur secila pozicionet e tyre që ua dha verdikti i popullit në zgjedhje.
Pra, këto rezultate janë këto që janë – verdikt i popullit, fjala dhe besa e popullit të pacenueshme, për të cilën nuk mund të diskutohet por vetëm të veprohet drejt formimit të qeverisë së ardhshme.
Por si do të dukej qeveria e re sipas këtyre zgjedhjeve, natyrisht sipas forcës së tyre zgjedhore, por edhe sipas matematikave apo koalicioneve që do të formojnë duke i lënë anash kryeneçësitë dhe inatet e tyre. Kjo nuk duhet të kishte vend, sepse secilës parti populli ua caktoi vendin dhe forcën që ato kanë në formimin e qeverisë Kurti 3.
Pas çertifikimit të mandateve nga ana e Presidentes, sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi të Kosovës, duhet të formohet Parlamenti i Kosovës, i cili duhet të ndodhë 30 ditë pas çertifikimit të mandateve të deputetëve. Për konstituimin e Parlamentit nuk ka vështirësi e as pengesa. Për këtë ka folur populli – ai ua ka caktuar secilës parti numrin e deputetëve sipas meritave të tyre, që i bie se LVV e ka marrë numrin më të madh të votave”, ka cilsuar profesori.
Tutje, profesori ka hedhur kritika ndaj opozitës dhe ka dhënë dy opsione për formimin e Qeverisë
“Por, është shumë interesant të thuhet se, në vend që të vazhdohet të diskutohet për formimin e Qeverisë Kurti 3, opozita ka “dalë fare”, siç thuhet në popull, dhe nuk po dëshiron me kryeneçësinë e saj që të formojë qeverinë me LVV-në dhe Kurtin. Rreth dhe përreth kësaj situate, si PDK, AAK, por edhe deri diku LDK, po janë kokëforta dhe nuk duan bashkëqeverisje me Kurtin, bile disa zëra shkojnë edhe më larg, ku thuhet se opozita do të bënte më lehtë koalicion me “Listën Serbe” sesa me LVV-në.
Por LVV mund të krijojë, në fund të fundit, një qeveri të brishtë edhe pa LDK-në dhe PDK-në, me minoritetet dhe një deputet të Rashiqit, por kjo do të ishte një qeveri “në këmbë qelqi”, e cila edhe mund të rrëzohej shumë shpejt. Një qeveri e tillë nuk do ta dëshironte as vetë Albin Kurti.
Së dyti, nëse ky opsion dështon dhe pozita nuk mund të krijojë Qeverinë Kurti 3, mundësia e dytë për formimin e qeverisë – por më pak e besueshme – do të ishte një koalicion midis opozitës: LDK, PDK dhe AAK. Por i duhet këtu edhe Lista Serbe, e cila nga spektri politik nuk është e dëshiruar, edhe pse mund të sigurojë minimumin e nevojshëm për formimin e qeverisë së re. Por as kjo qeveri nuk do të ishte fort e qëndrueshme, dhe LVV do ta rrëzonte pa u bërë një vit”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe pas tre muajsh, ende nuk është formuar Parlamenti, pasi LVV-ja, që doli e para, nuk ka mjaftueshëm vota për të formuar qeverinë vetëm
“Por edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, ende nuk kemi Parlamentin e formuar. Partia që doli e para, LVV, nuk mund të formojë qeverinë e vetme sepse nuk i ka mbi 50% si herën e fundit, por i ka vetëm 42.85% dhe i duhet një partner koalicioni. Do të ishte më e nevojshme që LVV të bëjë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose me PDK-në, për të qenë një koalicion i qëndrueshëm, pasi që, siç parashihet në periudhën e ardhshme, për shkak të ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike, Kosovës i duhet një unitet në qeverisje.
Sipas diskutimeve të deritanishme rreth formimit të koalicionit, çdo gjë po shkon keq dhe mbrapsht për shkak të sjelljeve arrogante të partive opozitare LDK dhe PDK, të cilat e kanë lidhur “qykën” që të mos bëjnë koalicion me LVV-në e Albin Kurtit. LDK dhe PDK ende nuk po e ndjejnë veten rehat që janë në opozitë, sepse të dyja këto parti kishin ëndërruar që në zgjedhjet e fundit do të dilnin të parat, por verdikti, votat e popullit, nuk ua plotësuan dëshirën, duke e nxjerrë LVV-në të parën me mbi 42.85% të votave. PDK doli me 22.5% dhe LDK me 20% të votave”, ka vlerësuar ai.
Po ashtu, profesori ka folur për dështimin e seancave të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka potencuar se LVV-ja po kërkon partnerë për formimin e Parlamentit dhe qeverisë, por PDK dhe LDK kanë refuzuar të bëjnë koalicion me të, për shkak të inateve të thella mes tyre
“Ka kohë që LVV ka dalë në “gjueti” për gjetjen e partnerit për formimin e Parlamentit dhe të qeverisë. Kanë kaluar pesë seanca të partive politike për të gjetur një zgjidhje. Por diçka nuk po ecën siç duhet, sepse si LDK ashtu edhe PDK kanë lidhur “qykën” që të mos bëjnë koalicion me LVV-në, si faktor kryesor i cili i nxori këto dy parti në opozitë, dhe nuk po mund ta gjejnë veten në këtë terren të papërshtatshëm për to
Meqë si LDK, ashtu edhe PDK, kanë lidhur inate me LVV-në, nuk po pajtohen kurrsesi për një koalicion të mundshëm për qeverisjen e vendit. Këto parti kanë vendosur se, me asnjë kusht, nuk do të bëjnë koalicion me LVV-në. Kështu, në plan të parë po dalin inatet mes tyre dhe jo interesi i shtetit. Madje, këto inate janë aq të mëdha sa që liderët e këtyre tri partive – LDK, LVV dhe PDK – as që po e kanë guximin të takohen mes veti për të gjetur ndonjë zgjidhje të mundshme për formimin e Parlamentit dhe të qeverisë”, ka thënë ai.
Profesori shprehet se LVV propozoi Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por opozita, e irrituar nga përplasjet e saj të kaluara me ta, refuzon ta pranojë.
Sipas Maxharrajt, kriza është thelluar edhe për shkak të udhëheqjes së dobët në PDK e LDK, ku drejtimin e kanë marrë figura pa përvojë si Krasniqi dhe Abdixhiku, të cilët për interesa partiake po e bllokojnë formimin e institucioneve dhe po injorojnë vullnetin e qytetarëve.
“Në pesë seancat e fundit të Parlamentit të Kosovës, gjithçka ka dështuar njëra pas tjetrës pa asnjë rezultat. Së pari, nyja është lidhur rreth zgjedhjes së kryeparlamentarit. Siç dihet, kjo pozitë i takon partisë së parë në zgjedhje, pra LVV-së. Kjo parti doli me kandidatin e saj, znj. Albulena Haxhiu, por çuditërisht ky emër duket se i ka “tërbuar” edhe më tepër partitë opozitare, sepse pikërisht Albulena Haxhiu ishte ajo që gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes së LVV-së është përplasur vazhdimisht me partitë opozitare – dhe tani ato nuk po duan as t’ia shohin fytyrën në pozitën e kryeparlamentares.
Puna ka shkuar deri aty sa që në vend është bllokuar jeta politike. Ka ardhur deri te një lloj ngërçi politik, një "nyje" politike që nuk po e zgjidhin ata që realisht duhet ta zgjidhin. Nuk po duan – sepse kohët e fundit, në disa parti politike si PDK dhe LDK, drejtimi është marrë nga “adoleshentë politikë” si Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, pa kurrfarë bagazhi politik. Dhe këta, në përpjekje për të fituar ndonjë pikë politike, po i hyjnë një rruge pa krye, duke e bllokuar formimin e institucioneve të Kosovës dhe duke e anashkaluar vullnetin e popullit – vetëm për interesa të tyre dhe të partive që drejtojnë”, ka deklaruar Maxharraj.
Në fund, profesori ka thënë se jellja e papërgjegjshme e liderëve të PDK-së dhe LDK-së po dëmton jo vetëm partitë e tyre, por edhe shtetin, duke e lënë pa institucione.
“Sjellja e këtill iditeske ke këtyre liderqiqave politik te PDK dhe LDK jo vetem qe po I bejnë demë partive te tyre qe neser do tu hakmerret por me shumë po e demtojnë shtetin duke e lënë pa institucione.Ngërqi politik ka arrijtur deri ne atë nivel dhe është lëidhur nyje sa qe ka shumë dilemma se sit e veprohet me tutje sespe një situate e tillë është e papranueshme.Qe te mos zgjdhën institucianet e shtetit nga Parlamenti është një non sens sui generis,I pa pranueshm por qe edh e ulë edhe imahzhin e vendit në botë.Në pamundesi qe ky nyje te zgjidht ne Parlament I cili krejtesisht është bllokuar dalja nga kjo krizë duhet te kërkohet ne zgjedhjet e reja.Me shku ne zgjedhjet e reja qe siç po shihet po janë te domosdoshme nuk krisë kiameti nese shkohet në përseritjën e zgjedhjeve me shpresn se votuesit veç tani me a kanë kuptuar se”ky flënë lepuri”do ti zgjedhin deputet te përgjgjshëm,te dinjitetshëm,dhe se me ne fund partit politike te heqin dorë nga inatet midis tyre duke u bërë me dije se në politikë nuk ka inate,nuk ka dashuri por politika ne rend te parë e ka interesin.
Pra se fundit mendoj se zgjidhja me e mire,po e përseris,do të ishin zgjedhjet e reja për te dale nga berllogu politik duke I penguar qellimshëm formimin e institucioneve te shtetit”, ka përfunduar Maxhhara për “Bota sot”.