“Kosova duhet të jetë e kujdesshme”, vjen paralajmërimi i fortë – çka kanë në “plan” Serbia e Rusia?

Politika

“Kosova duhet të jetë e kujdesshme”, vjen paralajmërimi i fortë – çka kanë në “plan” Serbia e Rusia?

Nga: A.M. Më: 25 prill 2025 Në ora: 22:16
Harta e Kosovës

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, menjëherë pas vizitës në Pejë, shkoi në Rusi, ku edhe u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Përveç kësaj, Porfirije lëshoi edhe deklarata provokuese dhe përmendi edhe Kosovën në takimin e tij me Putinin.

Kjo u cilësua si shqetësuese dhe e rrezikshme.

E në lidhje me këtë vizitë të patriarkut serb dhe deklaratat e tij, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Si fillim, ai u shpreh se Kosova shprehu vullnet të mirë me lejimin e vizitës së një prijësi fetar, por që fatkeqësisht kjo gjë u keqpërdor nga Patriarku serb.

Pas kësaj, Softa kërkoi kushte të reja në të ardhmen dhe mbikqyrje më të madhe institucionale.

“Vizita e kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, është lejuar në kuadrin e ushtrimit të lirë të fesë, vendimi mund të shihet si një akt i vullnetit të mirë, por i keqpërdorur nga pala tjetër për qëllime jo fetare.

Image
Fatjon Softa.

Ne te ardhmen duhet vendosen kushte më të qarta për vizitat e tilla, ku të ketë mbikëqyrje institucionale. Të shikohen me kujdes sinjalet politike që vijnë para dhe pas këtyre lëvizjeve”.

Krahas kësaj, eksperti tha se vizitë e Profirijes në Rusi është sinajl i qartë që Putin po synon të shtrijë edhe më shumë ndikimin e tij në shtetet ballkanike.

“Vizita e tij ne Moskë dhe takimi me Putinin, është qëllim i qartë tregues për rritjen e ndikimit rus në Ballkan. Ku, përmes Serbisë dhe Kishës Ortodokse, Rusia po tregon synimin e ndikimit në rajon, sidomos aty ku ka tensione ndëretnike apo konflikte të pazgjidhura si në, Kosovë, Bosnje dhe Mal të Zi.

Kjo vizitë tregon qartazi një përdorim të fesë për interesa gjeopolitike, dhe kërkon të vendos Kishën Ortodokse Serbe në një funksion aktiv të politikës së jashtme ruse, në përputhje me synimet destabilizuese të Putinit në Ballkan”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, Softa paralajmëroi Kosovën dhe kërkoi më shumë kujdes, pasi ka tendenca të qarta antishqiptare.

“Kosova, pavarësisht politikës toleruese ndaj besimeve fetare, duhet të jetë e kujdesshme tash e tutje, duke u motivuar nga kjo shfaqje që ka tendenca të qarta antishqiptare dhe bashkepunimi i tyre nuk është më thjesht me kishën ruse, por me krahun politik”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat